Aktualitet

Korrupsion dhe shpërdorim detyre, në pranga punonjësi i policisë në Kavajë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Durrësit për masën e sigurisë 'Arrest në burg' ndaj punonjësit me inicialet A.C. i cili ishte pjesë e rolit bazë në këtë komisariat.

M.K.
Korrupsion dhe shpërdorim detyre, në pranga punonjësi i
FOTO ILUSTRUESE

KAVAJË- Një efektiv i Komisariatit të Policisë Kavajë ka përfunduar në burg pas dyshimeve për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv gjatë ushtrimit të funksionit.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Durrësit për masën e sigurisë 'Arrest në burg' ndaj punonjësit me inicialet A.C. i cili ishte pjesë e rolit bazë në këtë komisariat.

Vendimi është marrë më 16 nëntor 2026 në kuadër të hetimeve të Prokurorisë së Durrësit. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së dyshuar penale.

AMP ekzekuton masën e sigurisë “Arrest në burg” për punonjësin e Policisë në Kavajë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë Durrës për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, datë 16.11.2026, për caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj punonjësit të policisë me inicialet A.C., me detyrë punonjës i rolit bazë në Komisariatin e Policisë Kavajë.

Vendimi është marrë në kuadër të hetimeve për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuara nga nenet 248 dhe 259 të Kodit Penal.

Masa e sigurisë është caktuar mbi bazën e dyshimeve për përfshirjen e punonjësit të policisë në veprimtari të kundërligjshme gjatë ushtrimit të detyrës.

Hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë kompetente, me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë së dyshuar penale./ZËRI

MOS HUMB