Bota

Kapet në Francë kamioni me 114.6 kg kokainë, arrestohet shoferi shqiptar

Automjeti u ndalua pak pas mesnatës për kontroll, ku doganierët zbuluan kokainën e fshehur në mbajtësen e bobinave një pjesë që shërben për stabilizimin e ngarkesës.

M.K.
Kapet në Francë kamioni me 114.6 kg kokainë, arrestohet shoferi
FOTO ILUSTRUESE

FRANC- Një 50 vjeçar shqiptar është arrestuar në Francë pasi në kamionin që drejtonte u zbuluan 114.6 kilogramë kokainë. Sasia e drogës u sekuestrua nga shërbimet doganore gjatë një kontrolli në pikën e pagesës së autostradës në Arles, natën mes 18 dhe 19 nëntorit.

Sipas mediave franceze, kamioni me targa italiane transportonte mallra, kryesisht produkte ushqimore për llogari të një rrjeti të madh tregtar. Automjeti u ndalua pak pas mesnatës për kontroll, ku doganierët zbuluan kokainën e fshehur në mbajtësen e bobinave një pjesë që shërben për stabilizimin e ngarkesës.

Pas zbulimit të drogës drejtuesi i kamionit u arrestua dhe iu dorëzua Zyrës Kundër Trafikut të Narkotikëve (OFAST) në Marsejë. Ai është lënë në paraburgim në pritje të procedurave gjyqësore.

Gjatë marrjes në pyetje 50-vjeçari ka mohuar përfshirjen në trafik, duke pretenduar se nuk kishte dijeni për kokainën e fshehur në automjet dhe se droga ishte vendosur aty pa miratimin e tij.

Sipas raportimeve, shqiptari nuk rezulton të ketë precedentë penalë në Francë. Ai pritet të dalë më 24 nëntor përpara Gjykatës së Tarasconit ku do të përballet me gjykimin e menjëhershëm për akuza që lidhen me mbajtjen, transportin dhe importimin e lëndëve narkotike si dhe shkeljet e legjislacionit doganor.

Ndërkohë hetimet vijojnë për të përcaktuar origjinën e kokainës dhe personat e përfshirë në organizimin e këtij transporti./ZËRI

MOS HUMB