Aktualitet

'Lëvizja Studentore, vijim i revoltës!' Studentët me deklaratë: Organizim i pavarur, shokët të na bashkohen

Mes kërkesave të tyre janë: më shumë mundësi për të rinjtë shqiptarë, arsim cilësor, punësim dhe jetë me dinjitet.

F.I

 

'Lëvizja Studentore, vijim i revoltës!' Studentët me
studentet

TIRANË-Studentët kanë dalë me një deklaratë për mediat nga Universiteti Politeknik i Tiranës, ku kanë theksuar se protesta ka hyrë në një fazë të re.Të rinjtë kanë njoftuar edhe krijimin e Lëvizjes Studentore Kombëtare, e cila sipas tyre është vijimësi e revoltës qytetare dhe jo zëvendësim i saj. Ata kanë prezantuar qëndrimet dhe synimet e tyre për vijimin e organizimit studentor. 

Mes kërkesave të tyre janë: më shumë mundësi për të rinjtë shqiptarë, arsim cilësor, punësim dhe jetë me dinjitet. Studentët theksuan se synojnë të ndërtojnë një organizim të pavarur dhe demokratik, në bashkëpunim me qytetarët dhe aktorët e tjerë të interesuar, pa përjashtuar askënd

DEKLARATA:

Protesta hyri në një fazë të re më dinamike. Ne kërkojmë hetim të pavarur për dhunën. Lëvizja studentore kombëtarë është vijimësi e revoltës qytetare dhe jo zëvendësim i saj duke i shtuar zërin e shqetësimit protestës. Ky organizim ka lindur nga studentët dhe është totalisht i pavarur.

Mesazhi ynë është i përbashkët me atë të protestës qytetarë. Rinia shqiptare duhet të ketë mundësi për të jetuar me dinjitet. Arsim cilësor punësim varet nga llogaridhënia e institucionale. Ne paraqesim për diskutim publik propozimet tona. Ne synojmë një organizimi studentor të pavarur demokratik në bashkëpunim me qytetarët dhe të gjithë aktorë të interesuar pa cënuar askënd.

Reforma e vërtetë nuk matet vetëm nga ndryshimi i emrave në pushtet, por nga cilësia e rregullave që e kufizojnë atë, mbrojnë votën dhe garantojnë llogaridhënien. Ne synojmë një organizim studentor të pavarur dhe të qëndrueshëm, në bashkëpunim me qytetarët dhe të gjithë aktorët e interesuar, pa cenuar kontributin e askujt.

Pas bisedimeve me studentët, do të ndërmarrim nisma konkrete për realizimin e kërkesave tona, në bashkërendim me aspiratat e protestuesve në të gjithë Shqipërinë. Ne mbrojmë debatin e hapur, pluralizmin, protestën paqësore dhe të drejtën për të protestuar.

Studentë, thirrja është për ju! Ky organizim nuk ka kryetar dhe as ne sot nuk jemi të tillë. Nuk duam të flasim në emrin tuaj, por t’ju ftojmë si shokët tanë të na bashkoheni. Duam të dëgjojmë zërat tuaj, mendimet dhe problematikat që keni, shpresat dhe aspiratat për të ardhmen. Jo vetëm tuajat, por edhe të gjithë Shqipërisë. Duam të kultivojmë kulturën e demokracisë që ka munguar deri më sot.

Lëvizja Studentore Kombëtare po ngrihet sepse ne nuk duam të largohemi nga atdheu ynë. Duam të ndërtojmë të ardhmen dhe të ndërtojmë një Shqipëri më të drejtë. Të fillojmë punën pa humbur kohë, të gjithë së bashku.

MOS HUMB