Aktualitet

I dënuar për drogë në Spanjë e Greqi, Prokuroria e Beratit i sekuestron 12 pasuri Donald Lavdarit

Lavdari ishte një nga personat të cilëve Operacioni Forca e Ligjit (OFL) u kërkoi të justifikonin burimet e pasurisë në shkurt të vitit 2020.

F.I
I dënuar për drogë në Spanjë e Greqi, Prokuroria e
foto ilustruese

TIRANË-Prokuroria e Beratit ka sekuestruar 12 pasuri të paluajtshme dhe dy automjete Mercedes-Benz të shtetasit Donald Lavdari, nën dyshimin se janë përfituar nga të ardhurat e trafikimit të lëndëve narkotike në Spanjë dhe Greqi. Lavdari ishte një nga personat të cilëve Operacioni Forca e Ligjit (OFL) u kërkoi të justifikonin burimet e pasurisë në shkurt të vitit 2020.

Mes pasurive të sekuestruara është një apartament me sipërfaqe 66 metra katrorë në Skrapar, 11 njësi të tjera pasurish të paluajtshme, si dhe dy automjete Mercedes-Benz, njëri prej tyre i modelit E270 CDI. Prokuroria nuk specifikon llojin e të gjitha pronave, ndërsa disa regjistrime mund t’i referohen së njëjtës pasuri.

NJOFTIMI: 

Nuk justifikohen nga të ardhurat, Prokuroria e Beratit sekuestron pronat e shtetasit D.L., dënuar në Spanjë e Greqi për ‘Trafikim të Lëndëve Narkotike’.
                                          
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshm, Berat, u sekuestruan pasuritë e shtetasit D.L., dhe personat e lidhur me të, i dyshuar për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.963, të vitit 2018, dhe referimit pasuror mbi të, rezultoi se shtetasi D.L., është përfshirë në veprimtari kriminale jashtë shtetit e kryesisht në Spanjë dhe Greqi në aktivitetin e shitjes së lëndëve narkotike për të cilën ky shtetas është hetuar (dënuar) nga autoritetet e drejtësisë së këtyre shteteve, për konsumimin e veprës penale të “Trafikimit të Lëndëve Narkotike” parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal. 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat dyshon se me të ardhurat e siguruara nga veprimtaria kriminale, ky shtetas ka investuar në Shqipëri në qytetin e Poliçanit ku jeton, me blerjen e objekteve dyqane, apartamente për vete dhe familjarët si dhe në blerjen e mjeteve të markave të ndryshme. Ai disponon gjithashtu edhe aktivitete private kryesisht në fushën e tregtisë ushqimore, ''Bar-Kafe”, 'Ushqim i shpejtë”, etj.

Shtetasi D.L. ndodhet në Spanjë që nga viti 2017, ku në bazë të informacioneve rezulton i ndaluar nga organet e drejtësisë Spanjolle për veprën penale  Trafikimit të Lëndëve Narkotike.” Nga Analiza Financiare për periudhën 2005 – 2016 rezulton se të ardhurat dhe burimet financiare të dokumentuara të D. L. dhe familjarëve të tij nuk rezulton mjaftueshëm për të mbuluar përdorimet financiare të evidentuara.

Sa më sipër, duke qenë se shtetasit D.L. ka kryer veprimtari kriminale në kundërshtim me ligjin dhe vendosja e sekuestros për pasurive të paluajtshme është e domosdoshme, me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, u sekuestruan pasuritë e mëposhtme të shtetasit D.L. dhe familjarëve të tij:

- ZK 3019, volum 10, nr. Pasurie 3/175-N2, me status regjistrim i përkohshëm, në pronësi të shtetasit D.L.; 
- ZK 3019, volum 7, nr. pasurie 11/75+1-9, në pronësi të shtetasit D.L.; 
- ZK 3019, volum 7, me status regjistrim i përkohshëm në Z.V.R.P.P Berat;
- ZK 3019, volum 7, nr. pasurie 11/75-1-9, me status aktiv në Z.V.R.P.P Berat;
- ZK 3019, vol 17, nr.pasurie 12/201-N8 me status regjistrim i përkohshëm;
- ZK 3019, vol 17, nr. pasurie 12/200-2+9 me status regjistrim i përkohshëm;
- ZK 3019, vol 5, faqe 48, nr. pasurie 12/206-2+9 me status regjistrim i përkohshëm;
-ZK 3019, vol 10, faqe 45, nr. pasurie 12/206 me status regjistrim i përkohshëm;
- ZK 3019, vol 16, nr. pasurie 12/206-N17 me status aktiv;
-ZK 3019, vol 10, faqe 45 me numër pas 12/206 me regjistrim të përkohshëm në Berat; 
- Sipërfaqe 48(dyzet e tete) në Skrapar, në ZK 3019; 
- Apartament me sipërfaqe prej 66 m2, në Skrapar; 
- Automjet i markës Mercedes Benz në pronësi të shtetsit D.L.; dhe 
- Automjet i markës, Mercedes Benz, E270CDI. 

MOS HUMB