Politikë

"Tirana ndërton shumë, por të rinjtë s'blejnë dot shtëpi”, Rama: Do të dorëzojmë 55 mijë çelësa

Rama u ndal edhe te ndërtimet në Tiranë, duke theksuar se për çdo kullë apo pallat të ri, 3% e kontributit shkon për strehimin social, ndërsa 8% derdhet në buxhetin e bashkisë

F.I
"Tirana ndërton shumë, por të rinjtë s'blejnë
Edi Rama

TIRANË-Deri në 2030 do të dorëzohen 55 mijë çelsa, kështu deklaroi kryeministri Edi Rama nga Asambleja e Tiranës. Rama u ndal edhe te ndërtimet në Tiranë, duke theksuar se për çdo kullë apo pallat të ri, 3% e kontributit shkon për strehimin social, ndërsa 8% derdhet në buxhetin e bashkisë. Sipas tij, sfida nuk është ndërtimi i mëtejshëm, por përfshirja e më shumë qytetarëve në mundësitë që krijon zhvillimi i kryeqytetit.

Edi Rama: Ne kemi ambicien që deri në 2030, e kemi të shkruar në programin e 2025, të dorëzojmë 55 mijë çelësa, ku shteti u gjendet pranë të gjithëve atyre që meritojnë një mbështetje për të pasur çatinë e tyre. Një qytet që ndërton gjithnjë e më shumë si Tirana, por ku gjithnjë e më pak të rinj kanë mundësinë ta shikojnë një shtëpi e më pak ta kenë, ka një problem që nuk zgjidhet duke ndërtuar edhe më shumë, por duke e parë rritjen e Tiranës si një burim mundësish për të përfshirë edhe më shumë njerëz në shpërndarjen e kësaj pasurie të patundshme. Këtu kam një pikë që dua ta ndaj. Ne nuk kemi ndërtuar në Tiranë aq shumë kulla sa të ketë një pasojë, por nga ato pak kulla, të ardhurat në buxhetin e bashkisë, janë domethënëse.Të gjithë kur shohin një kullë apo pallat të ri që ndërtohet, aty janë 3% për strehimin social, kontribut i kujtdo që ndërton një kullë apo pallat, ndërkohë që janë 8% taksë për kryeqytetin.

MOS HUMB