Politikë

Akuzat e Veliajt, Rama: Nuk e gjykoj dot Erionin për çfarë thotë, uroj të kuptojë se është në gabim

Rama zgjodhi të mos gjykojë deklaratat e kryebashkiakut, por u shpreh se Velisj është në gabim ndaj tij dhe Partisë Socialiste.

F.I
Akuzat e Veliajt, Rama: Nuk e gjykoj dot Erionin për çfarë
Edi Rama

TIRANË-Ktyeministri Edi Rama nga Asambleja e PS e Tiranës ka reaguar ndaj akuzave të ngritura nga kryebashkiaku Erion Veliaj pas trensferimit të tij në paraburgimin e Fierit.

Veliaj publikoi një letër ku pretendonte se gjatë takimit me Toni Gogun, ministri i drejtësisë i ka përcjellë 3 kërkesa që, sipas tij, vinin nga kryeministri Edi Rama, mes tyre të pranonte përfshirjen në çështjen e “Flamingove-Studentët”, të hiqte dorë nga Bashkia e Tiranës dhe t'ia delegonte atë Arbër Hajdarit, si dhe të mos këshillohej më me Plarent Ndrecën. Veliaj kërkoi edhe largimin e kreut të qeverisë. 

Rama zgjodhi të mos gjykojë deklaratat e kryebashkiakut, por u shpreh se Veliaj është në gabim ndaj tij dhe Partisë Socialiste. Kreu i qeverisë paralajmëroi se PS do ta gjykojë “me ashpërsinë më të madhe politike” këdo që, sipas tij, vepron kundër punonjësve të Bashkisë së Tiranës. 

Edi Rama: Unë nuk e gjykoj dot Erionin për çfarë ai thotë dhe çfarë bën, por vetëm uroj me gjithë zemër që ai të kuptojë se është në gabim, në raport me mua dhe PS. Por do e gjykojmë me ashpërsi politike këdo në Bashkinë e Tiranës që do e zbatojë këtë kuturisje qorre kundër njerëzve të Bashkisë, qofshin shërbëtore politik si Elona lala apo qytetarë demokratët që punojnë në radhët e mijëra njerëzve në Bashkinë Tiranës. Mungesa e kryebashkiakut është problem shumë planesh.

MOS HUMB