Aktualitet

Korrupsion e pastrim parash! SPAK nis hetimet për Elisa Spiropalin dhe burrin e saj (KALLËZIMI)

Bazuar në kallëzimin e zbardhur, Elisa Spiropali, ish-ministre e Jashtme, ish-kryetare e Kuvendit dhe ish drejtoreshë e Doganave, dyshohet se ka përdorur funksionet shtetërore dhe influencat e saj për të përfituar në mënyrë të padrejtë para dhe prona publike, përmes familjarëve të saj.

F.I
Korrupsion e pastrim parash! SPAK nis hetimet për Elisa Spiropalin dhe
Elisa Spiropali dhe Salarjon Totaj

TIRANË-Prokuroria e Posaçme SPAK ka regjistruar një procedim penal ndaj deputetes Elisa Spiropali dhe bashkëshortit të saj, Salarjon Totajt, si dhe motrës së tij. Hetimi ka nisur mbi kallëzime të mbërritura në SPAK, ku raportohet se referimi është bërë për një sërë veprash penale që lidhen me deklarimin e rremë, mosdeklarimin dhe fshehjen e pasurisë, pastrimin e produkteve të veprës penale, shpërdorimin e detyrës dhe korrupsionin. Mësohet se procedimi penal është regjistruar pa emër por me veprat penale.

Bazuar në kallëzimin e zbardhur, Elisa Spiropali, ish-ministre e Jashtme, ish-kryetare e Kuvendit dhe ish drejtoreshë e Doganave, dyshohet se ka përdorur funksionet shtetërore dhe influencat e saj për të përfituar në mënyrë të padrejtë para dhe prona publike, përmes familjarëve të saj.

Sipas dokumentit kallëzues pretendohet se Spiropali ka deklaruar kursime vjetore nga pagat në vlera që nuk justifikohen me koston e jetesës, ndërsa bashkëshorti, përpos dhuratave të dyshimta, ka deklaruar dividnet deri në 40 mijë euro në vit nga kompania e tij Salt shpk, në një kohë kur nuk rezulton që kjo kompani të ketë shpërndarë divident, duke ngritur dyshime për mashtrim dhe skemë pastrimi parash. 

Korrupsion e pastrim parash! SPAK nis hetimet për Elisa Spiropalin dhe

 

Korrupsion e pastrim parash! SPAK nis hetimet për Elisa Spiropalin dhe

Një tjetër fakt penal i parashtruar në kallëzimin e zbardhur nga Prapaskena, konsiston në përfitimin e paligjshëm të tenderave publikë nga zonja Spiropali, përmes vëllait të saj Enkli Spiropali nga Ujësjellësi i Fierit me në krye Salarjon Totaj, pra bashkëshortin e saj. Në gusht të vitit 2013, disa muaj pasi Partia Socialiste fitoi zgjedhjet parlamentare, vëllai i Elisa Spiropalit, Enkli Spiropali themeloi në Fier kompaninë Solomon Construction. Në 27 mars 2014, Salarjon Totaj i jep një tender me vlerë 66 mijë euro vëllait të Spiropalit Enkli Spiropali, si drejtor i Ujësjellësit të Fierit.

Korrupsion e pastrim parash! SPAK nis hetimet për Elisa Spiropalin dhe

Kompania Solomon Construction u ble më pas nga kompania Fortes Construction, me pronare të dy kunatave të Elisa Spiropalit, Blerina dhe Luranda Totaj. Përmes kompanisë “Solomon Construction”, Totajt kanë siguruar edhe një kontratë qiraje 90-vjeçare me Ministrinë e Bujqësisë për kultivim ullinjsh në sipërfaqe 19 hektarë në pronësi të shtetit në Patos. Dokumentat e Ministrisë së Bujqësisë thonë se “Solomon Construction” e ka marrë këtë sipërfaqe toke me qira për 90 vjet, me vlerë 465 mijë lekë të reja në vit ose rreth 40 mijë lekë të reja në muaj.

Korrupsion e pastrim parash! SPAK nis hetimet për Elisa Spiropalin dhe

Me anë të kallëzimit i kërkohet SPAK të verifikojë për interesa të mundshme të paligjshme të çiftit Spiropali-Totaj me kompaninë e supervizionit dhe kolaudimit ARKONSTUDIO, me bashkëpronar Erjon Këri dhe Krenar Dila, të cilët kanë përfituar në bashkëpunim me subjekte të tjera rreth 49 milionë euro tendera publikë. Në kallëzim thuhet gjithashtu se bashkëshorti i Spiropalit, në vitin 2017, ka shitur një makinë në vlerën 30 mijë euro. Në kallëzim ngrihen dyshime për pastrim parash pasi nuk rezulton që Totaj të kishte deklaruar më parë një makinë të tillë. Në kallëzim ngrihen dyshime për burimin e të ardhurave për blerjen e një apartamenti 65 m2 me vlerë 55 mijë euro nga Salarjon Totaj.

Korrupsion e pastrim parash! SPAK nis hetimet për Elisa Spiropalin dhe

Zhvillimi vjen në një kohë kur deputetja Spiropali ka denoncuar publikisht atë që e ka cilësuar si presion nga drejtues të Administratës Tatimore ndaj bizneseve të familjes së saj. Spiropali deklaroi se ndihej e kërcënuar dhe ngriti pikëpyetje mbi përdorimin e institucioneve shtetërore për të ushtruar presion ndaj saj dhe familjarëve.

Lidhur me akuzat ka reaguar edhe Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj. Ky i fundit ka sqaruar se kontrollet ndaj subjekteve në sektorin e ndërtimit janë kryer në bazë të analizës së riskut, denoncimeve të qytetarëve dhe planeve të punës së administratës.

Binaj pretendoi se pas rezultateve të kontrolleve, të cilat sipas tij kanë evidentuar dyshime për evazion fiskal në përmasa të mëdha, ndaj inspektorëve tatimorë dhe familjarëve të tyre janë ushtruar kërcënime.

MOS HUMB