Aktualitet

Aldo Gjini transferohet në 41 BIS, lë burgun e Drenovës pas tre muajsh mbikëqyrje

Gjini i cili deri më tani mbahej i izoluar në burgun e Drenovës është një prej personave të akuzuar nga SPAK si pjesë e grupit kriminal të Rrajave të Fushë- Krujës të dyshuar për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

M.K.
Aldo Gjini transferohet në 41 BIS, lë burgun e Drenovës pas tre
Aldo Gjini

Aldo Gjini është transferuar nga burgu i Drenovës drejt regjimit të posaçëm të sigurisë 41 BIS. Vendimi për kalimin e tij në këtë regjim vjen pas një periudhe tre mujore nën mbikëqyrje.

Gjini i cili deri më tani mbahej i izoluar në burgun e Drenovës është një prej personave të akuzuar nga SPAK si pjesë e grupit kriminal të Rrajave të Fushë- Krujës të dyshuar për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Në kuadër të një operacioni të zhvilluar në dhjetor 2025 ndaj tij u caktua masa e sigurisë 'arrest në burg'. Kalimi në regjimin 41 BIS nënkupton zbatimin e masave të rrepta të sigurisë, të cilat përfshijnë kufizime të forta në komunikimin me të burgosurit e tjerë dhe personat jashtë institucionit.

Emri i Aldo Gjinit është përmendur edhe në lidhje me ngjarje të tjera kriminale, mes tyre një plagosje të ndodhur në Tiranë në vitin 2021. Gjithashtu ai raportohet se ka pasur probleme me drejtësinë edhe në Itali dhe Luksemburg./ZËRI

MOS HUMB