RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin u ka bërë thirrje qytetarëve ukrainas që të afrohen me Rusinë duke e cilësuar këtë si rrugën e duhur për të ardhmen e dy popujve. Deklarata u bë gjatë një interviste me regjisorin serb Emir Kusturica në kuadër të një dokumentari për televizionit rus Channel One. “Ejani në anën tonë, sepse kjo është ana jonë e përbashkët. Ejani në anën e duhur të historisë”, deklaroi Putin. Ai sqaroi se kjo thirrje nuk nënkupton domosdoshmërisht krijimin e një shteti të vetëm, por një afrim mes dy vendeve. Putin akuzoi gjithashtu Perëndimin se po mbështet Ukrainën me synimin për të dobësuar Rusinë.Deklaratat e tij vijnë ne një kohë kur mes dy vendeve vijon lufta që prej 24 shkurtit 2022 kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës./ZËRI