Bota

Hungaria tërhiqet nga vetoja, hapet rruga për negociatat e Ukrainës me BE-në

Prej kohësh Hungaria kishte bllokuar avancimin e negociatave të Ukrainës duke penguar njëkohësisht edhe procesin e Moldavisë, për shkak të lidhjes mes dy proceseve të anëtarësimit.

M.K.
Hungaria tërhiqet nga vetoja, hapet rruga për negociatat e
FOTO

UKRAINË- Hungaria pritet të heqë veton ndaj hapjes së dy grupeve të fundit negociuese për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian duke i dhënë një shtysë të re procesit të integrimit evropian të Kievit.

Vendimi pritet të formalizohet në një takim të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, pas sinjaleve të dhëna nga Budapesti për ndryshimin e qëndrimit. Lajmi u bë i ditur nga András Bíró-Nagy Sekretar i Shtetit për Çështjet e BE- së në Zyrën e Kryeministrit hungarez gjatë një diskutimi për zgjerimin në Bruksel.

Prej kohësh Hungaria kishte bllokuar avancimin e negociatave të Ukrainës duke penguar njëkohësisht edhe procesin e Moldavisë, për shkak të lidhjes mes dy proceseve të anëtarësimit.

Ky zhvillim vjen pas ndryshimit të pushtetit në Hungari, ku Péter Magyar mposhti Viktor Orban duke i dhënë fund 16 viteve të këtij të fundit në krye të qeverisë.

Ndërkohë Ukraina ka shënuar përparim në negociatat me BE-në me katër grupe negociuese të hapura gjatë muajve qershor, korrik dhe tetor./ZËRI

MOS HUMB