TIRANË-Kryedemokarti Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit ka kometuar deklaratat e ish-kryeministrit Pandeli Majko gjatë Asamblesë së PS, ku sipas raportimeve foli për ekzistencën në duart e SPAK-ut të 1000 orë filmimeve, të cilat mund të jenë kompromentuese për persona të caktuar brenda partisë socialiste.
“Po denoncimi i Majkos?”, pyeti Berisha nga foltorja e Kuvendit kërkoi llogari nga mazhoranca, ndërsa paralajmëroi se do të dalin në dritë edhe çështje të tjera.
“Po denoncimi Majko?! Ta garantoj unë ty, kaq naiv Gjinua nuk është aq naiv që të ngatërrojë skenat erotikë me skenat e tjera. I keni edhe ato ju dhe do të dalin. Prandaj më mirë largohuni, se do të dalin. Çpo ndodh tani? Po ndodh ajo që ciliviu viu viu kush ja bën ja bën vetiu, thotë mençuria e popullit”, tha Berisha.
Majko gjatë fjalës së tij në Asamblenë e mbajtur më 14 nëntor kërkoi një kandidaturë serioze për Bashkinë e Tiranës dhe pastrimin e PS-së nga ata persona me lidhje të papërshtatshme me botën e krimit të organizuar. Vetë ish-kryeministri, Majko me anë të një reagimi sqaroi se në fjalën e tij nuk ka folur për video erotike apo seksuale, por për kontaktet e papërshtatshme dhe komprometuese të politikanëve me krimin e organizuar. Sipas tij, personat që kanë lidhje të tilla duhet të largohen nga politika.
