Politikë

"Ia mbathi, hera e fundit që ai paraqet buxhet këtu", Berisha-socialistëve: Ndërtuat gjëmën e këtij vendi

Gjatë fjalës së tij, Berisha vijoi me akuzat kundrejt socialistëve të cilët sipas tij, në Shqipëri kanë ndërtuar narkoshtetin dhe kanë tradhtuar interesat e shqiptarëve.

zh.ll
"Ia mbathi, hera e fundit që ai paraqet buxhet këtu",
sali berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u rikthye në Kuvend, pasi u larguar bashkë me deputetët e tjerë menjëherë sapo kryeministri Rama mori fjalën në foltore. Megjithatë, e njëjta situata duket se u përsërit, pasi në momentin që Berisha u rikthye në sallë dhe mori fjalën, Rama u largua. 

Ky momet nuk kaloi pa u komentuar nga Berisha, i cili u shpreh se Rama 'u largua me bishtin ndër shalë' dhe se është hera e fundit që ai prezanton buxhet në buxhet në këtë sallë.

“Ia mbathi. Siç e patë vetë, padrino ia mbathi, me bisht ndër shalë, ia mbathi sepse e di që kjo është e fundit herë që ai paraqet buxhet në këtë sallë. Ia mbathi si hajduti më i madh i kombit shqiptar në histori. Ia mbathi s një kufomë e pakallur e cila është e pushtuar nga frika deri në palcë, ia mbathi se e kanë mbërthyer për fyti krimet që ka kryer. Ia mbathi, nuk rri dot. Para jush u paraqit njeriu që do mbyllë qeverisjen e tij me aktet më madhore të turpit, me krimet më të rënda ndaj shqiptarëve. Edi Rama ndërtoi në këtë vend të bekuar, narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë. Ndërtoi republikën e narkoeurove dhe narkobetonit”, tha Berisha.

Gjatë fjalës së tij, Berisha vijoi me akuzat kundrejt socialistëve të cilët sipas tij, në Shqipëri kanë ndërtuar narkoshtetin dhe kanë tradhtuar interesat e shqiptarëve.

“Ndërtuat gjëmën e madhe të këtij vendi. Ndërtuat narkoshtetin. Tradhtuat çdo interes të qytetarëve shqiptarë. Kohërat tuaja kanë përfunduar me kohë dhe meqenëse keni zgjedhur vetë një fund të tmerrshëm, ju garantoj se shqiptarët nuk do t’ua kursejnë”, tha Berisha./ZËRI

MOS HUMB