Politikë

“Bashkia e Tiranës, dy vite pa kokë”, Rama: Taksë për apartamentet bosh, synojmë blerësi e huaj

Rama argumentoi se taksimi për apartamente bosh, nuk është qasje agresive ndaj pronës, por do të bëhet për të ndihmuar që tregu i qerave të ketë ofertë më të gjerë.

F.I
“Bashkia e Tiranës, dy vite pa kokë”, Rama: Taksë
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend foli për synimet për rritjen e ekonomisë në vend, ku u ndal edhe tek paketa e re për strehimin. Rama theksoi se me planin për strehimin, do të transformohet tërësisht qasja e Qeverisë ndaj strehimit, jo vetëm për qytetarët në pamundësi ekonomike, por edhe për të rinjtë. Nga programi do të përfitojnë 10 mijë familje.Lidhur me procesin e rindërtimit, kreu i qeverisë nënvizoi se ka pasur probleme në Tiranë, pasi kryetari i bashkisë ndodhet në burg prej 2 vitesh.

Edhe një herë Rama preku ndryshimet në paketën fiskale, ku u ndal teks taksa për apartamentet bosh. Rama argumentoi se taksimi për apartamente bosh, nuk është qasje agresive ndaj pronës, por do të bëhet për të ndihmuar që tregu i qerave të ketë ofertë më të gjerë.

Edi Rama: Janë 1 mijë familje që përfshihen në skemat e kredimit të lehtësuar. Në total 10 mijë familje do të përfitojnë nga kjo qasje e re për strehimin. Nëse ka një proces rindërtimi për të qenë krenar, është ai i rindërtimit në Shqipëri. Kemi problem me rindërtimin në Bashkisë së Tiranës, sepse ka dy vjet pa kokë. Një shumë e madhe nuk është vënë në lëvizje. Nga ana tjetër, ne do të përfshijmë në këtë politikë, edhe zgjerimin e stokut të banesave që ndërtohet nga fondi i strehimit. Për të rritur taksën për apartamentet bosh, duke pasur parasysh ata që janë blerës të huaj. Regjimi i ri i taksimit për apartamente bosh, nuk është qasje agresive ndaj pronës, por për të ndikur përdorim dhe për të ndihmuar që tregu i qerave të ketë ofertë më të gjerë. Apartamentet e dyta janë një gjë, vilat në bregdet janë një gjë tjetër.

MOS HUMB