Politikë

"200 mln € buxhet për pensionistët", Rama: Honxhoponxhot këtu mendojnë se mund t’i tollovisin, por...

Kryeministri Edi Rama tha në Kuvend se projektbuxheti i vitit 2027 parashikon rreth 200 milionë euro, për dyfishimin e rritjes së pensioneve nga janari, krahasuar me vitin e mëparshëm.

zh.ll
"200 mln € buxhet për pensionistët", Rama:
edi rama

TIRANË- Mbështetja për pensionistët ishte në fokus të prezantimit të buxhetit 2027 të prezantuar sot nga kryeministri Edi Rama në Kuvend. Kreu i qeverisë deklaroi se 200 milionë euro nga buxheti do të jenë të dedikuara për pensionistët. Ndërkohë, 40 milionë euro do të përdoren për indeksimin e pensioneve që pritet të vijojë në muajin prill. 

 

"Më lejoni të vij te pensionistët. Nëse ka një kategori të shoqërisë sonë që meriton të ndjejë më shumë nga rritja e ekonomisë, është kategoria e pensionistëve. Në mënyrë të vazhdueshme ndeshemi me këtë nevojë të brendshme.

Sa më shumë kalon koha, pensionistët mbeten një kategori më vete, sa i takon hapësirës. Edhe këta honxhobonxhot këtu mund t’i rrotullojnë pensionistët me kokë poshtë sipas llogarive të tyre, por pensionistët e dinë më mirë. Ka shumë pensionistë që jetojnë me pak, ndërkohë që ka shumë pensionistë që kanë kontribuar për vendin shumë më shumë nga këta që ikën, ne nuk mundet dot që të mbetemi te entuziasmi i trefishimit të ekonomisë së Shqipërisë, nëse nuk i qëndrojmë një për një detyrimit tonë për pensionistët.

Falë rritjes së ekonomisë, ne jemi në gjendje që të vazhdojmë që kemi nisur nga 1 janari dyfishojmë rritjen nga viti që lamë pas, duke vazhduar kështu me radhë. Janë 200 milionë euro në këtë buxhet që janë vetëm për pensionistët. Indeksimi vazhdon në prill dhe në të janë 40 milionë euro. Është e domosdoshme që deri në fund ne të mbetemi besnikë të kësaj kategorie, që çfarëdo që të japë ekonomia ne ta shpërndajmë te ata”, tha kryeministri Edi Rama./ZËRI

MOS HUMB