Politikë

"Jemi krenarë!" Rama merr fjalën në Kuvend, PD e bojkoton, socialistët e duartrokasin (VIDEO)

Sapo kryeministri doli në foltore, deputetët e PD-së, së bashku me Sali Berishën, braktisën punimet e seancës plenare.

zh.ll
"Jemi krenarë!" Rama merr fjalën në Kuvend, PD e
kuvend

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën në Kuvend. Sapo kryeministri doli në foltore, deputetët e PD-së, së bashku me Sali Berishën, braktisën punimet e seancës plenare.

Largimi i tyre nga salla është në shenjë revolte dhe kundërshtie. Partia Demokratike e ka cilësuar projektbuxhetin e vitit 2027 si një buxhet që është hartuar në fshehtësi dhe që i shërben korrupsionit dhe jo interesave të qytetarëve.

Ndërkohë, në nisje të fjalës së tij, Rama deklaroi se në vitin 2027, do të nisë përgatitja e traktatit për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Sipas kryeministrit, ky rekomandim i Këshillit Europian nuk mund të bëhej, nëse vendi do të ishte ajo që përpiqet opozita të paraqesë.

“Dua ta nis me një fakt të cilin, është mirë ta dëgjojnë të gjithë, sidomos, në sfondin e gjithë kësaj zhurme që edhe progres raportin e Bashkimit Europian, e ripërtyp në publik, si të ishte në fakt kundër kësaj qeverie. Në raportin e Bashkimit Europian, ka një togfjalësh, që i thotë të tëra arsyet, pse ne jemi krenarë dhe do e vazhdojmë punën tonë. Komisioni Europian i rekomandon Këshillit Europian, që në vitin 2027, të nisë përgatitjet për traktatin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Nuk ka asnjë mundësi dhe asnjë lloj shansi, që ky rekomandim t’i bëhet Këshillit Europian, nëse vendi do ishte ai që përpiqen me këmbë e duar, me britma, ata që në këtë sallë, kërkojnë të diskutojnë për protestën. Të jesh në qeveri dhe të protestosh kundër qeverisë, është gjëja më e natyrshme, por të jesh në opozitë dhe mos të të pranojnë t’i afrohesh protestës, është gjëja më e dhimbshme. Vlen për të kuptuar çfarë janë këta, që nuk janë as fizikisht dhe as relevant në këtë vend”, theksoi Rama./ZËRI

MOS HUMB