TIRANË- Këtë të mërkurë do të zhvillohet protesta e radhës kombëtare. Në orën 14:00, qytetarët do të mblidhen në vijim të aksionit kundër qeverisë. Sipas kalendarit të përcaktuar disa ditë më parë, protestat do të zhvillohen çdo të mërkurë dhe të shtunë, në të njëjtën orë.
Ndërkohë, tubimi i sotëm vjen pas protestës së zhvilluar një ditë më parë, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë gjatë orëve të mbrëmjes.
Situata u tensionua pasi protestuesit kërkuan të zhvendosnin tubimin drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Policia ndërhyri duke bllokuar lëvizjen e tyre, me qëllim ndalimin e marshimit dhe vijimit të protestës në këtë aks./ZËRI