Politikë

Sot Kuvend! Në rend dite, Buxheti 2027 dhe Paketa Fiskale, PD vjen me 13 "mungesa"

Seanca e sotme planre pritet të shoqërohet me përplasje politike dhe debate, teksa një ditë më parë kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se opozita do të votojë kundër projektbuxhetit 2027.

zh.ll
Sot Kuvend! Në rend dite, Buxheti 2027 dhe Paketa Fiskale, PD vjen me 13
kuvendi

TIRANË- Kuvendi do të mblidhet sot në seancë plenare, në orën 10:00. Në fokus të seancës do të jenë diskutimet dhe shqyrtimi në parim i projektbuxhetit për vitin 2027 dhe i Paketës Fiskale.

Të dyja nismat kanë kaluar më herët në komisionet parlamentare. Megjithatë, projektbuxheti do t’i rikthehet komisioneve parlamentare për shqyrtimin e detajuar të çdo neni, përpara se të mbërrijë sërish në sallën e Kuvendit për votimin përfundimtar. 

Seanca e sotme planre pritet të shoqërohet me përplasje politike dhe debate, teksa një ditë më parë kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se opozita do të votojë kundër projektbuxhetit 2027.

Ndërkohë, Partia Demokratike do të përfaqësohet me një numër më të reduktuar deputetësh, për shkak të masave disiplinore të vendosura ndaj 13 përfaqësuesve të saj, mes tyre kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, dhe Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka.

Rendi i ditës së seancës plenare:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 29.10.2026.
2. Njoftime.
3. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 29/2023, ‘Për tatimin mbi të ardhurat’, të ndryshuar”.
4. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 92/2014, ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.
5. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, ‘Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.
6. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, ‘Për taksat kombëtare’, të ndryshuar”.
7. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 61/2012, ‘Për akcizat në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.
8. Projektligji “Për buxhetin e vitit 2027”.
9. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 22/2018, ‘Për strehimin social’, të ndryshuar”.
10. Projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 169/2026 të Kuvendit ‘Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë’”.
11. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

MOS HUMB