BRUKSEL- Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi ka takuar homologun e tij nga Kosova Ejup Maqedonci në selinë e NATO- s në Bruksel përpara zhvillimit të Takimit të 37të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës.
Përmes një mesazhi, Nufi ka ritheksuar mbështetjen e Shqipërisë për anëtarësimin e Kosovës në NATO duke e cilësuar këtë proces si një domosdoshmëri strategjike për sigurinë dhe stabilitetin rajonal.
“Kosova në NATO është nevojë strategjike për forcimin e stabilitetit rajonal, parandalimin e konflikteve dhe shmangien e rrezikut të hapjes së fronteve të reja të pasigurisë në Europë. Këtë aspiratë, Shqipëria do ta mbështesë me vendosmëri, në çdo forum dhe në çdo nivel të bashkëpunimit euroatlantik. Një NATO më e fortë në Ballkan do të thotë edhe një Europë më e sigurt!”, u shpreh ministri Nufi.
Mesazhi i plotë i Nufit:
"Selia e NATO-s, Bruksel --- Me homologun dhe mikun nga Kosova, Ejup Maqedonci, sot para Takimit të 37-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës.
Kosova në NATO është nevojë strategjike për forcimin e stabilitetit rajonal, parandalimin e konflikteve dhe shmangien e rrezikut të hapjes së fronteve të reja të pasigurisë në Europë.
Këtë aspiratë, Shqipëria do ta mbështesë me vendosmëri, në çdo forum dhe në çdo nivel të bashkëpunimit euroatlantik.
Një NATO më e fortë në Ballkan do të thotë edhe një Europë më e sigurt!"./ZËRI