Politikë

Hoxha takon komisioneren Marta Kos në Bruksel: Shqipëria duhet ta kthejë progresin në rezultate konkrete

Gjatë bisedës palët diskutuan mbi ecurinë e vendit pas publikimit të Raportit të Progresit 2026 zbatimin e udhërrëfyesit të negociatave dhe Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

M.K.
Hoxha takon komisioneren Marta Kos në Bruksel: Shqipëria duhet ta
Ferid Hoxha dhe Marta Kos

 

BRUKSEL- Përparimi i Shqipërisë në procesin e integrimit evropian dhe hapat e mbetur drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian ishin në qendër të takimit mes ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha dhe Komisioneres Evropiane për Zgjerimin Marta Kos në Bruksel.

Gjatë bisedës palët diskutuan mbi ecurinë e vendit pas publikimit të Raportit të Progresit 2026 zbatimin e udhërrëfyesit të negociatave dhe Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Ministri Hoxha vlerësoi se Shqipëria ka krijuar një momentum në rrugën drejt BE-së, por theksoi se ky progres duhet të shoqërohet me rezultate konkrete përmes reformave dhe mbylljes së kapitujve të negociatave.

“Tani është koha që këtë momentum ta përkthejmë në rezultate të matshme, të vijojmë me mbylljen e kapitujve dhe t’i shndërrojmë angazhimet në reforma, e reformat në anëtarësim” tha ministri Hoxha.

Ai gjithashtu nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit me Komisionin Evropian dhe vendet anëtare për përshpejtimin e reformave, përmbushjen e angazhimeve dhe ruajtjen e ritmit të negociatave në këtë fazë të procesit.

Në përfundim të takimit Hoxha falënderoi Komisioneren Marta Kos për mbështetjen ndaj Shqipërisë dhe angazhimin për një proces zgjerimi të besueshëm dhe të bazuar në meritë duke e cilësuar zgjerimin si një investim strategjik për të ardhmen e përbashkët evropiane./ZËRI

MOS HUMB