mberrtija e kryeministrit rama ne kuvend
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kuvend pak minuta para nisjes së seancës plenare, ku në rendin e ditës janë diskutimi dhe shqyrtimi në parim i projektbuxhetit për vitin 2027 dhe i Paketës Fiskale.
Seanca pritet të shoqërohet me debate, për shkak të kundërshtive të opozitës ndaj këtyre dy nismave. Ndërkohë, PD do të jetë e përfaqësuar me një numër më të reduktuar deputetësh, pasi 12 ligjvënës të saj janë përjashtuar nga punimet parlamentare. Mes tyre janë edhe kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, dhe Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka./ZËRI