Politikë

Rama: Buxhet historik për Shqipërinë, prek tavanin 10 miliardë eurove (VIDEO)

Sipas kryeministrit, buxheti synon uljen e kostos së jetesës për familjet shqiptare dhe rritjen e mbështetjes për pensionistët dhe shtresat në nevojë. 

zh.ll
Rama: Buxhet historik për Shqipërinë, prek tavanin 10
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama mori fjalën në Kuvend për të folur për buxhetin 2027. Rama e cilësoi një buxhet historik për Shqipërinë, i cili prek 10 miliardë euro. Sipas kryeministrit, buxheti synon uljen e kostos së jetesës për familjet shqiptare dhe rritjen e mbështetjes për pensionistët dhe shtresat në nevojë. 

"Unë s’ kam ardhur këtu për kartonin por për fjalën hyrëse mbi një buxhet historik që për herë të parë prek tavanin e 10 miliardë eurove Ky fakt është domethënës, por ky buxhet është i rëndësishëm edhe për një fakt tjetër, PS falë krijimit të mundësive të reja me këtë buxhet ul atë që është edhe fjala kyce e ditëve të sotme, koston e jetesës për familjet shqiptare, rrit mbështetjen për pensionistët dhe ata më në nevojë.

I kemi dëgjuar shpesh këto masa si të ishin cështje dëshirash i kemi dëgjuar të na kundërvihen thua se nuk e kishim dëshirën, por arsyeja pse shumica na ka votuar e do vijojnë të na votojnë është e vërteta që ndan njerëzit e zakonshëm të këtij vendi me këta që janë në këtë sallë dhe nuk kanë asnjë lidhje me njerëzit e këtij vendi. Mos i bëni shqiptarët për budallenj se të japin ujë në bisht të lugës, dhe ujë në bishtin e lugës do të marrin edhe me 9 maj”, u shpreh Rama.

MOS HUMB