Politikë

'Princesha e Kodrës së Kuajve”, Sara Mila debat me Berishën: Ty të thërrasin shpirtrat e 26 të vrarëve

Mila po ashtu i ka bërë thirrje Berishës të informohet pse u paraqit në SPAK përpara se të hedhë akuza.

F.I
'Princesha e Kodrës së Kuajve”, Sara Mila debat me
Sali Berisha dhe Sara Mila

TIRANË-Përplasjet me mazhorancës dhe opozitës kanë vijuar, pasi kryeministri Edi Rama u largua nga salla. Fjalën e mori kryedemokrati Sali Berisha, i cili nuk anashkaloi as deputeten e PS, Sara Mila e cila së fundmi u paraqit në SPAK. Berisha i përmendi emrin, duke i thënë ‘princesha e Kodrës së Kuajve’ dhe duke e këshilluar deputeten socialiste të denoncojë.

Nga ana tjetër, në replikë, Mila u shpreh se Berisha duhet të kishte dorëzuar mandatin që për ngjarjen e Gërdecit dhee 21 Janarin. Mila po ashtu i ka bërë thirrje Berishës të informohet pse u paraqit në SPAK përpara se të hedhë akuza.

Sali Berisha: Ti, princesha e Kodrës së Kuajve, mos bëj asnjë gjest, sepse këto që them unë janë të vërteta dhe të këshilloj t’i denoncosh, se nuk mund ta nisësh kështu karrierën.

Sara Mila: E ka komentuar mandatin tim që pa ardhur unë, vazhdon ta përgojojë mandatin tim dhe në ecejaket e oborrit të SPAK-ut, që ai vetë e shan dhe nuk e konsideron. Më bëri thirrje të dorëzoja mandatin. Mirë do të ishte që këtë standard ta niste nga vetja. ‘Dorëzo mandatin’, më thotë mua, ndërkohë që e thërrasin shpirtrat e 26 të vrarëve në Gërdec, 4 në Bulevard e kush e di sa të tjerë në ’97. Meqë ke qejf ecejaket në korridoret e drejtësisë, merr informacionet e sakta, që unë nuk kam shkuar atje si person në dijeni. Unë nuk i kam dit në politikë sa mëkate ke ti.

MOS HUMB