Politikë

"U tregoi bërrylin tifozëve"/ Balla-Berishës: Hyp këtu e shih Durrësin...s'ua mban të nxirrni kandidat për 9 majin

Në përgjigje të Berishës, ai deklaroi se Edi Rama nuk do të japë dorëheqjen dhe do të vijojë drejtimin e vendit deri në përmbushjen e programit “Shqipëria 2030” dhe më tej.

zh.ll
"U tregoi bërrylin tifozëve"/ Balla-Berishës: Hyp
sali berisha-taulant balla

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka replikuar në Kuvend ndaj deklaratave të kryedemokratit Sali Berisha lidhur me gjestin e bërë në stadium gjatë ndeshjes së Kombëtares. Berisha pretendoi se Balla u kishte treguar bërrylin tifozëve që thërrisnin kundër kryeministrit Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij, Balla e cilësoi të papërshtatshëm përdorimin e stadiumeve për protesta politike, duke theksuar sipas tij, se janë dy gjëra të ndryshme. Në përgjigje të Berishës, ai deklaroi se Edi Rama nuk do të japë dorëheqjen dhe do të vijojë drejtimin e vendit deri në përmbushjen e programit “Shqipëria 2030” dhe më tej.

Në fund, Balla sfidoi opozitën të nxjerrë një kandidat për zgjedhjet e 9 majit, duke ironizuar edhe protestat e zhvilluara nga Partia Demokratike.

Balla: Zotëria nga i cili doja që të bëja replikën u largua, por jam i sigurt që anëtarët e grupit të tij parlamentar do t’ua transmetojnë.

Unë e ndaj shumë mirë të jem një tifoz futbolli dhe të marr pjesë në mitingje në mbrojtje të UÇK-së, nuk i ngatërroj kurrë. Janë dy gjëra që unë i dua shumë. Sa i përket bërrylit, kush e ka lexuar ashtu, me përjashtim të tifozëve të kombëtares, ju e lexoni hyp këtu dhe shih Durrësit.

Mos përdorini stadiumin për politikë. Edi Rama nuk jep dorëheqjen, do ta drejtojë Shqipërinë derisa të përmbushë programin politik Shqipëria 2030 e më tej.

Jeni aq të lodhur nga protestat sa PD nuk do të ketë fuqi të nxjerrë kandidat politik në zgjedhjet e 9 majit. Ju ftoj të nxirrni kandidat për zgjedhjet e 9 majit, nuk u mbani dot, o Tritan. Protesta ia ka arritur qëllimit, juve ju përdhunoi!

MOS HUMB