Aktualitet

Dhunuan Vladimir Bruçin për një vend parkimi/ Prokuroria kërkoi 24 vite burg, Apeli aplikon amnistinë për 3 të pandehurit

Trupa gjykuese ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkodrës, e cila i kishte shpallur të pafajshëm tre personat për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

zh.ll
Dhunuan Vladimir Bruçin për një vend parkimi/ Prokuroria
Izmir Sakica dhe Samuel Troshani

TIRANË- Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi pafajësinë e Izmir Sakicës, Samuel Troshanit dhe Alind Kajoshit për akuzën e "armëmbajtjes pa leje", të akuzuar për ngjarjen e vitit 2024. Trupa gjykuese ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkodrës, e cila i kishte shpallur të pafajshëm tre personat për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

Gjykata e Shkodrës i kishte shpallur fajtorë vetëm për veprën penale "prishje të qetësisë publike". Por, për këtë vepër penale dhe dy vepra të tjera, Apeli ka vendosur aplikimin e amnistrisë penale.

Ndërkohë, më herët, Prokuroria e Shkodrës kishte kërkuar dënimin e tre të pandehurve me një total prej 24 vitesh burg për ngjarjen e vitit 2024, kur ata dhunuan 64-vjeçarin Vladimir Bruçi pas një konflikti verbal për një vend parkimi.

Dhuna ndaj Vladimir Bruçit

Ngjarja u shënua mesditën e 3 qershorit 2024 në rrugën “Pogej”, në lagjen Rus, ku Vladimir Bruçi u dhunua nga pesë persona me sende të forta. Konkretisht në konflikt u përfshinë Edmond Sakica, 47 vjeç, Izmir Sakica, 23 vjeç, Samet Halluni, 27 vjeç, Arlind Kajoshi, 31 vjeç, Samuel Troshani, 24 vjeç dhe Alban Bruçi 27 vjeç (djali i Vladimir Bruçit). Shkak për dhunimin e Bruçit u bë një sherr që ai ka pasur për autorët për një vendparkimi. 62-vjeçari asakohe u dërgua në spital me dëmtime të shumta në kokë, të shkaktuara më sende të forta./ZËRI

MOS HUMB