Politikë

Çfarë pritet nga 1 Janari? Qeveria mblidhet sot për miratimin e Paketës Fiskale dhe Buxhetit 2027!

Sipas deklarimeve të kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Grupit të PS, Taulant Balla, Buxheti 2027 parashikohet të arrijë në rreth 10 miliardë euro, duke shënuar nivelin më të lartë ndoënjherë në Shqipëri.

zh.ll
Çfarë pritet nga 1 Janari? Qeveria mblidhet sot për miratimin e
foto ilustrim: edi rama

TIRANË- Këshilli i Ministrave pritet të mblidhet sot për të miratuar Paketën Fiskale dhe Buxhetin për vitin 2027, ndërsa pas votimit nga Qeveria do të kalojnë përmes procedurave parlamentare dhe të votohen në Kuvend. 

Sipas deklarimeve të kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Grupit të PS, Taulant Balla, Buxheti 2027 parashikohet të arrijë në rreth 10 miliardë euro, duke shënuar nivelin më të lartë ndoënjherë në Shqipëri.

Paketa Fiskale 2027 parashikon një sërë ndryshimesh tatimore që do të prekin drejtpërdrejt qytetarët dhe bizneset.

Një nga masat e propozuara është ulja e TVSH-së për produktet e shportës ushqimore nga 20% në 6%, me synimin për të lehtësuar kostot e familjeve.  Ndërkohë që nga 1 janari 2027, cigaret dhe produktet e tjera që përmbajnë duhan apo nikotinë pritet të përballen me rritje të akcizës.

Në të njëjtën kohë, sipas projektligjit të propozuar, parashikohet rritja e normës së përgjithshme të TVSH-së nga 20% në 21%, që pritet të shtrenjtojë produktet dhe shërbimet. 

Bizneset do të përballen me rritjen e tatimfitimit në 17% nga 15% që është aktualisht. Rritje do të ketë edhe tatimi mbi dividendët që për momentin është 8% duke shkuar në 15% nga viti i ardhshëm. Gjithashtu, duke nisur nga 1 janari, qeveria ka propozuar se pragu për TVSH-në të ulet nga 10 milionë lekë të reja që është aktualisht, në 5 milionë lekë të reja.

Ndryshime parashikohen edhe në tatimin mbi të ardhurat nga pagat. Pragu për aplikimin e normës 23% propozohet të rritet nga 200 mijë në 300 mijë lekë. Ndërsa për pagat mbi 700 mijë lekë në muaj, parashikohet një normë e re tatimi prej 32%. 

Ndërkohë, Paketa Fiskale 2027 ka sjellë reagime dhe kundërshtime nga organizata të bisnesit, të cilat paralajmërojnë se rritja e taksave do të ketë pasoja, pasi sipas tyre, do të shtojë presionin mbi çmimet dhe do të ndikojë te investimet dhe punësimi./ZËRI 

MOS HUMB