TIRANË- Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas refuzimit të Partisë Demokratike për të marrë pjesë në konsultimet me Presidentin Bajram Begaj për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore të vitit 2027.
Në reagimin e tij Balla ka kritikuar qëndrimin e opozitës duke kujtuar bojkotet e mëparshme, ndërsa ka konfirmuar se Partia Socialiste do të marrë pjesë në konsultimet me kreun e shtetit. Ai ka përmendur gjithashtu periudhën 15 prill- 15 maj 2027 si afatin kur pritet të zhvillohen zgjedhjet vendore.
Çdo President i Republikës ka bërë të njëjtën procedurë, duke ftuar partitë politike për konsultimin e datës së zgjedhjeve. Por sot “depoja e molotovëve”-SHQUP qenka shprehur kundër kësaj tradite. Uroj që t’i thërrasin arësyes dhe të marrin pjesë në ZGJEDHJET VENDORE diku mes 15 Prill - 15 Majit 2027. Të kundërtën e kanë provuar në forma të ndryshme me bojkot, me vulë, pa vulë etj. Partia Socialiste konfirmon prezencën në konsultime me Presidentin e Republikës zotin Bajram Begaj mbi datën e zgjedhjeve vendore 2027. Faleminderit!, shkruan Taulant Balla

./ZËRI