Politikë

Gjykata e Lartë i hap rrugë hetimit të kërkuar nga Veliaj, çështja kalon për shqyrtim në Gjykatën e Tiranës

Në kërkesën e tij Veliaj kërkon gjithashtu regjistrimin e procedimit dhe kryerjen e veprimeve hetimore.

M.K.
Gjykata e Lartë i hap rrugë hetimit të kërkuar nga Veliaj,
erion veliaj

TIRANË- Gjykata e Lartë ka vendosur që ankimi i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj lidhur me kërkesën për nisjen e një hetimi, të shqyrtohet nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Kolegji Penal Gjykatës së Lartë ka zgjidhur mosmarrëveshjen e kompetencës mes GJKKO-së dhe Gjykatës së Tiranës, duke përcaktuar këtë të fundit si gjykatën që duhet të shqyrtojë ankimin e Veliajt.

Kryebashkiaku ka kundërshtuar vendimin e 8 majit 2026 për mosfillimin e procedimit penal, duke kërkuar shfuqizimin e tij. Në kërkesën e tij Veliaj kërkon gjithashtu regjistrimin e procedimit dhe kryerjen e veprimeve hetimore.

Në themel të çështjes është një dokument i përdorur në nisjen e procedimit ndaj kryebashkiakut. Sipas pretendimeve të paraqitura në kallëzim verifikimet zyrtare nuk kanë gjetur të dhëna për ekzistencën në regjistrat e gjendjes civile të personit që rezulton si nënshkrues i dokumentit.

Për Veliajn ky është një element që duhet të verifikohet përmes një hetimi, ndaj ai ka kërkuar që organi i akuzës të vijojë me veprimet hetimore.

Tashmë çështja do të shqyrtohet nga Gjykata e Tiranës, e cila do të duhet të vendosë nëse kërkesa për regjistrimin e procedimit penal dhe vijimin e hetimeve është e bazuar./ZËRI

MOS HUMB