Aktualitet

Vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij në Sarandë, arrestohet në Greqi Lulzim Tabaku dhe bashkëpunëtori i tij

Në pranga kanë rënë Lulzim Tabaku, 37 vjeç, i dyshuar si autor i vrasjes së 66-vjeçarit, dhe Idriz Çelo, 40 vjeç, i dyshuar për përfshirje në konfliktin që parapriu krimin.

zh.ll
Vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij në Sarandë, arrestohet
rexhep ismaili

TIRANË- Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismailit më 7 maj 2026, në fshatin Gjashtë të Sarandës janë arrestuar në Greqi. 

Në pranga kanë rënë Lulzim Tabaku, 37 vjeç, i dyshuar si autor i vrasjes së 66-vjeçarit, dhe Idriz Çelo, 40 vjeç, i dyshuar për përfshirje në konfliktin që parapriu krimin.

Sipas njoftimit të Policisë, për Lulzim Tabakun, Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg", për veprat penale "Vrasja me dashje", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Kanosja", kryer në bashkëpunim. Ndërsa për 40-vjeçarin, është caktuar masa “Arrest në burg", për veprat penale "Moskallëzimi i krimit", "Kanosja" dhe "Shkatërrimi i pronës".

Nga hetimet paraprake dyshohet se më 7 maj 2026, 37-vjeçari ka vrarë me armë zjarri, pistoletë, 66-vjeçarin Rexhep Ismailin, në ambientet e lokalit në pronësi të këtij të fundit, në fshatin Gjashtë të Sarandës.

Policia bën me dije se vijojnë procedurat për esktradimin e dy shtetasve të arrestuar, ndërsa po punohet edhe për' okalizimin dhe kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit/Finalizohet si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me homologët grekë, një tjetër fazë e operacionit të koduar “The ëanted”.

Kapet në Greqi autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit R. I., kryer më datë 07.05.2026, në ambientet e lokalit të viktimës, në fshatin Gjashtë, Sarandë.

Kapet në Greqi edhe një shtetas i përfshirë në konfliktin me sende të forta që parapriu vrasjen e 66-vjeçarit. I ndaluari përdorte identitet të rremë, për qendrim në ishullin e Korfuzit.

Si rezultat i koordinimit informativ dhe operacional, ndërmjet homologëve të Drejtorisë së Interpolit dhe Interpol Athinës, gjatë kësaj faze të operacionit të koduar “The ëanted”, u arrestuan provizorisht, në Greqi, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasit në kërkim:

-L. T., 37 vjeç, për të cilin Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg", për veprat penale "Vrasja me dashje", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Kanosja", kryer në bashkëpunim;

-I. Ç., 40 vjeç, për të cilin Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg", për veprat penale "Moskallëzimi i krimit", "Kanosja" dhe "Shkatërrimi i pronës".

Nga hetimet dyshohet se më datë 07.05.2026, 37-vjeçari ka vrarë me armë zjarri (pistoletë), shtetasin R. I., 66 vjeç, në ambientet e lokalit të këtij të fundit, pas një konflikti me sende të forta, ndërmjet disa shtetasve, ndër ta, 40-vjeçari i kapur në Korfuz.

Punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në lidhje me këtë rast.

Ndërkaq, në bashkëpunim me homologët grekë, Interpol Tirana po punon për finalizimin e procedurave për ekstradimin në Shqipëri, të 2 të ndaluarve.

Dinamika:

Mbrëmjen e 7 majit, sipas deklaratës zyrtare nga polica, Lulzim Tabaku, Idriz Çela, Eljo Muço, Kostandin Vogli, Marjo Agalliu dhe Ermal Shkalla, kanë shkuar në lokalin e viktimës, Rexhep Ismailit dhe janë drejtuar te tavolina ku ndodheshin shtetasi Tori Ruçi i shoqëruar nga viktima dhe persona të tjerë të pranishëm duke filluar menjëherë konfliktin me sende të forta me këta shtetas.

Konflikti ka përshkallëzuar ku viktima Rexhep Ismaili ka marrë automatikun, duke hapur zjarr disa herë ndaj grupit të të rinjve. Më pas, Lulzim Tabaku, e ka qëlluar me pistoletë me plumb në kokë Ismailin. Gjatë shkëmbimit me armë i plagosur mbeti edhe Kostandin Vogli./ZËRI

MOS HUMB