Bota

Vrau ish-kunatën Arlinda Zekaj, merr fund arratia e Albert Sylajt, arrestohet në Deçan

Albert Sylaj, kunati i viktimës, u kap mbrëmjen e së martës në Deçan nga Policia e Kosovës, pas dy ditësh në arrati.

zh.ll
Vrau ish-kunatën Arlinda Zekaj, merr fund arratia e Albert Sylajt,
Arlinda Zekaj dhe Albert Sylaj

KOSOVË- Dy ditë pas vrasjes me sëpatë të Arlinda Zekajt, 49-vjeçares nga Vitomirica e Pejës, është arrestuar i dyshuari për krimin. Albert Sylaj, kunati i viktimës, u kap mbrëmjen e së martës në Deçan nga Policia e Kosovës, pas dy ditësh në arrati.

“Arrestimi është realizuar gjatë, rreth orës 23:40, në Deçan, pas akuzave të një personi të lidhur me policore”, njoftoi Policia e Kosovës.

Mediat vendase raportojnë se ai është realizuar pas një takimi me familjarët.

“Vetëm 10 minuta të flas me familjen”, raportohet të ketë thënë ai dhe më pas është takuar me vëllanë e tij.

Ndërkohë, ndaj ish-bashkëshortit të viktimës, Jeton Sylaj, është masa e paraburgimit pasi dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj disa të ndjerë si dhe kishte kanosur disa herë.

Arlinda Zekajt është dhënë lamtumira e fundit ditën e djeshme duke lënë pas djalin e mitur 12 vjeç. Rasti ka tronditur Kosovën, pasi 49-vjeçarja kishte kërkuar më herë të akuzuar dhe kishte denoncuar dhunën.

“A duhet të më vrasë mua që ju, Policia, atëherë ta arrestoni?”, ishte pyetja që raportohet se Arlinda Zekaj kishte bërë policëve në Pejë, të dielën e 25 tetorit, ndërsa vetëm pak orë më vonë u gjet e vrarë në banesë.

Arlinda Zekaj, 49 vjeçe u vra me të patë, mbrëmjen e të dielës, 25 tetor, në Vitomiricë të Pejës. Autori i dyshuar i vrasjes, kunati i saj Albert Sylaj, u arratis menjëherë pas krimit dhe kapja e tij u bë e mundur pas tre ditëve. Zekaj u gjet e vrarë vetëm disa orë pasi kishte denoncuar dhunën në familje, ndërsa tri ditë krimit, përmes një letre të hapur Prokurorisë në Pejë, viktima kishte njoftuar për rrezikun. Pavarësisht alarmit të ngritur dhe ankesave të saj ndaj institucioneve, rasti përfundoi në tragjedi me vrasjen e 49-vjeçares./ZËRI

MOS HUMB