
SERBI-Pas humbjes së zgjedhjeve të ish-presidentit Aleksandër Vuçiç, u ka kërkuar falje publike shikuesve pasi nuk transmetoi një pjesë të konsiderueshme të pamjeve nga festimet e fitores së "Listës Studentore" pas zgjedhjeve parlamentare të së dielës. Kërkimfalja u lexua gjatë edicionit informativ të transmetuar nga Radio-Televizioni i Vojvodinës (RTV), ku moderatori Goran Eror e hapi programin me pamjet e festimeve masive në rrugët e Novi Sadit dhe qyteteve të tjera të vendit, raporojnë mediat vendase.
Eror tha se televizioni u kishte borxh shikuesve disa nga këto pamje, të cilat nuk ishin transmetuar gjatë natës së kaluar. Në deklaratën e lexuar në edicionin informativ thuhej se televizioni serb për vite me radhë kishte heshtur për çështje të caktuara, kishte raportuar në mënyrë të njëanshme dhe jokritike ndaj qeverisë në pushtet, si dhe nuk kishte parashtruar pyetjet e duhura për ngjarjet me interes publik.
"Transmetuesi publik nuk e ka përmbushur funksionin e tij për shumë vite. Janë heshtur çështje, janë mbyllur sytë para problemeve, është raportuar në mënyrë të njëanshme dhe pa kritika. Nuk janë bërë pyetjet e duhura, ose pyetjet nuk janë bërë fare. Për këtë arsye, u kemi borxh shikuesve një kërkimfalje", u shpreh Eror gjatë transmetimit.
Krahas kërkimfaljes, u njoftuan edhe ndryshime në drejtimin e televizionit. Kryeredaktori Nenad Ćaćić dha dorëheqje, ndërsa në vend të tij u emërua Blažo Popović. Ndryshimet pasuan kërkesat e një pjese të sindikatës “Nezavisnost”, e cila kishte ngritur shqetësime për profesionalizmin dhe pavarësinë editoriale të televizionit.