Bota

Vrasja e Arlinda Zekajt-Kunati i saj ende në arrati, Policia i gjen në banesë, armë, thika dhe sëpatën e krimit

Prokuroria Themelore e Pejës ka njoftuar se është paraqitur kërkesa për paraburgim për ish-bashkëshortin e Arlinda Zekajt.

F.I

Vrasja e Arlinda Zekajt-Kunati i saj ende në arrati, Policia i gjen në

Arlinda Zekaj dhe Albert Sylaj

KOSOVË-Dy ditë pas ngjarjes sër rëndë që tronditi Pejën, Albert Sylaj, autori dhe kunati i viktimës nuk është kapur ende nga autoritetet, ndërsa policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë e tij. Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt janë gjetur armë, thika e municione, por asnjë gjurmë nga autori.

“Lidhur me rastin, gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar, është gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie, 153 fishekë, disa karikatorë, disa pajisje të armës, tri thika, një bajonetë, 115 gëzhoja dhe një sëpatë”, thuhet në raportin e Policisë. 

Prokuroria Themelore e Pejës ka njoftuar se është paraqitur kërkesa për paraburgim për ish-bashkëshortin e Arlinda Zekajt.

“I pandehuri dyshohet se ka ushtruar sërish dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, tani të ndjerës A.Z., duke iu drejtuar me fjalë kërcënuese. Gjithashtu, dyshohet se ka marrë rrobat e vendosura nga viktima në rrobalarëse dhe i ka hedhur në oborrin e shtëpisë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Jeton Sylaj dyshohet për mospërfillje të gjykatës, pasi ekzistonte urdhri që të mos ushtronte dhunë fizike apo psikike, të mos e pengonte lëvizjen e viktimës dhe të mos e ofendonte, shqetësonte apo kërcënonte atë.

Arlinda Zekaj, 49 vjeç u vra me sëpatë, mbrëmjen e së dielës, në Vitomiricë të Pejës. Autori i vrasjes dyshohet të jetë kunati i saj, Albert Sylaj. Zekaj u gjet e vrarë vetëm disa orë pasi kishte denoncuar dhunën në familje, ndërsa tri ditë para se të vritej, nëpërmjet një letre drejtuar Prokurorisë në Pejë ajo kishte njoftuar për rrezikun. 

Pavarësisht alarmit të ngritur dhe ankesave të saj ndaj institucioneve, rasti përfundoi në tragjedi me vrasjen e 49-vjeçares.

MOS HUMB