Aktualitet

Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit në Fier

Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë një shpjegim zyrtar lidhur me arsyet që çuan në këtë lëvizje.

F.I

Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit në Fier

Erion Veliaj

FIER-Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vendosur transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës në IEVP Fier. Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë një shpjegim zyrtar lidhur me arsyet që çuan në këtë lëvizje. Veliaj qëndronte në paraburgimin e Durrësit që prej shkurtit të vitit 2025, kur u arrestua në kuadër të hetimeve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Veliaj ndodhet në qeli që prej 10 shkurtit 2025. Ai së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, akuzohen për korrupsion në 9 raste. Mbi Veliajn rëndon gjithashtu akuza për 'shpërdorim detyre', 'pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale', 'futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim' dhe refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim./ZËRI

MOS HUMB