
STAMBOLL- Autoritetet turke kanë arrestuar 9 gazetarë që po raportinin mbrëmjen e djeshme protestat që po mabeshin në disa qytete, kundër paraburgimit të kryetarit të Stambollit Ekrem Imamoglu. Lajmi u bë i ditur Sindikata e Gazetarëve të Turqisë, ndërsa nuk ka informacione se përse ata janë ndaluar nga Policia. Po ashtu, në mesin e të ndaluarve është një fotograf nga Agjencia Franceze për Zhvillim Ndërkombëtar (AFP).
Një gjykatë turke të dielën caktoi masën arrest me burg për kryebashkiakun e Stambollit Imamoglu, rivalin kryesor politik të presidentit Tajip Erdogan. Ai ndodhet në paraburgim, në pritje të gjykimit për akuzat për korrupsion. Pas këtij vendimi, protestat kanë shpërthyer në të gjithë vendin, ato cilësohen si më të mëdhatë në të paktën një dekadë. Pavarësisht ndalimeve për tubime në shumë qytete, protesta kryesisht paqësore antiqeveritare u zhvilluan për natën e pestë të dielën.
Partia më e madhe opozitare, Partia Republikane Popullore (CHP), po bën thirrje për protesta kundër vendimit të gjykatës për Imamoglun, të cilin e përshkruan si politik dhe jodemokratik. Qeveria mohon që ndjekjet penale janë të motivuara politikisht dhe shprehet se sistemi gjyqësor është i pavarur.
Imamoglu i ka mohuar akuzat e ngritura kundër tij dhe i ka quajtur ato shpifje, duke bërë thirrje për demonstrata në të gjithë vendin. Ndërsa partia e tij, CHP ka deklaruar se protestat do të vazhdojnë derisa Imamoğlu të lirohet./ZËRI