Bota

Burgosja e rivalit të Erdogan 'ndez' Turqinë! Nuk ndalen protestat, mbi 1000 të arrestuar

Protestuesit u mblodhën pranë Bashkisë së Stambollit në natën e pestë të tubimeve

F.I
Burgosja e rivalit të Erdogan 'ndez' Turqinë! Nuk ndalen
Ekrem Imamoglu

TURQI-Mijëra protestues kanë marrë pjesë në demonstratat në të gjithë Turqinë pasi rivali kryesor i presidentit të vendit Rexhep Tajip Erdogan u arrestua zyrtarisht dhe u akuzua për korrupsion. Arrestimi i Ekrem Imamoglu disa ditë më parë shkaktoi demonstratat më të mëdha antiqeveritare në Turqi në më shumë se një dekadë. Gjykata e ka mbajtur në burg Ekrem Imamoglu, në pritje të gjykimit të tij për akuzat për korrupsion.

Protestuesit u mblodhën pranë bashkisë së Stambollit në natën e pestë të tubimeve ndërsa oficerët u përgjigjën duke hedhur ujë ndaj tyre dhe duke përdorur sprej piper, për të shpërndarë turmat. Gruaja e Imamoglu iu drejtua turmave të mëdha jashtë bashkisë, duke u thënë demonstruesve se "padrejtësia" me të cilën është përballur i shoqi "ka goditur akord me çdo ndërgjegje".

Autoritetet turke kanë arrestuar 1,133 persona që nga fillimi i protestave kundër arrestimit të Ekrem Imamoglut në Turqi javën e kaluar. Raportohet se po ashtu janë ndaluar 9 gazetarë, të cilët po i mbulonin protestat. Në një fjalim gjatë demonstratës në Stamboll, para selisë së bashkisë, lideri i CHP-së, Ozgur Ozel, tha të dielën se ata do të vazhdojnë protestat derisa Imamoglu të lirohet.

Imamoglu akuzohet se është lideri i një organizate kriminale; akuzohet për manipulim tenderash dhe ndihmë për organizatë terroriste. Imamoglu, 54 vjeç, u arrestua derisa CHP-ja po përgatitej për ta shpallur atë kandidat presidencial. Partia u ka kërkuar njerëzve të votojnë për të në kutitë e votimit të vendosura në të gjithë vendin, si shenjë e rezistencës publike.  Imamoglu është pezulluar gjithashtu nga posti i tij si kryetar Bashkie. Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Turqi duhet të mbahen më 2028, por Erdogan, 71 vjeç, mund të shpallë zgjedhje të parakohshme për ta shmangur kufizimin prej dy mandatesh, nëse vendos të garojë përsëri./ZËRI

Poll

MOS HUMB