Rivalin e ka në pranga, Erdogan për protestat: Po bëjnë gjithçka që munden për të prishur paqen

TURQI- Rexhep Tajip Erdogan nisi një sulm ndaj opozitës turke. Presidenti turk akuzoi opozitën se ka bërë gjithçka që mundet për katër ditë për të prishur paqen e kombit dhe për të polarizuar njerëzit pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu. Ai akuzoi gjithashtu opozitën se ka ushtruar dhunë ndaj policëve, ndaj njerëzve që kanë dalë për t'i mbështetur, dhe ndaj gjyqtarëve që thjesht po bëjnë punën e tyre.
“Sido që të bëjë opozita, ne nuk do ta braktisim kurrë mendjen, durimin dhe gjakftohtësinë. Komunat tona nuk do të favorizojnë korrupsionin, komunat tona nuk do të favorizojnë padrejtësinë. Komunat tona do t'i shërbejnë popullit të tyre duke ditur se çfarë është e drejtë, çfarë është e vërtetë. Ka katër ditë që po bëjnë gjithçka në emër të prishjes së qetësisë së kombit dhe polarizimit të popullit tonë. Sot kanë zbuluar se në çfarë gjendjeje mendore janë duke kërcënuar publikisht mediat. Ata kërcënuan mediat, duke dhënë edhe emra televizionesh. Ata po përpiqen në çdo mënyrë të krijojnë një atmosferë tensioni dhe kaosi në qytetet tona, veçanërisht në Stamboll.Nëse keni guxim, le të funksionojë demokracia, le të funksionojë ligji. Nëse keni guxim, lini gjykatat të marrin vendimin e tyre në emër të kombit turk pa asnjë presion. Të pafajshmit dhe fajtorët le të zbulohen me ligj. E pranoni apo jo, askush në Turqi nuk është jashtë fushëveprimit të ligjit. Nuk ka dhe nuk do të ketë një pakicë të privilegjuar me lirinë për të kryer krime në Turqi. Nuk do të lejojmë që mbështetësit e CHP-së të prishin rendin publik dhe të prishin qetësinë e kombit tonë me provokime,"-tha Erdogan, duke komentuar për herë të parë protestat dhe zhvillimet në vendin e tij.
Imamoglut, 54 vjeç, u arrestua derisa CHP-ja po përgatitej për ta shpallur atë kandidat presidencial të dielën. Partia u ka kërkuar njerëzve jashtë partisë të votojnë për të në kutitë e votimit të vendosura në të gjithë vendin, si shenjë e rezistencës publike. Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Turqi duhet të mbahen më 2028, por Erdogan, 71 vjeç, mund të shpallë zgjedhje të parakohshme për ta shmangur kufizimin prej dy mandatesh, nëse vendos të garojë përsëri./ZËRI
Incidente jashtë gjykatës pak para vendimit për Imamoglun, kryebashiaku: E ndjej fuqinë tuaj!

TURQI- Shtohen tensionet jashtë gjykatës së Stambollit ku qindra mbështetës të Ekrem Imamoglu janë mbledhur dhe po brohorasin në favor të kryebashkiakut të Stambollit, ndërkohë që përplasen me forcat e Policisë. Pavarësisht se me ligj u janë ndaluar tubimet deri më 27 mars, mbështetësit e Imamoglu qëndrojnë jashtë gjykatës, ndërsa arrestimet vazhdojnë.
View this post on Instagram
Po ashtu, për të ndarë turmat, Policia ka marrë 5000 kolegë edhe nga krahinat e tjera, për të menaxhuar turmat. Kundër tyre, Policia po përdor ujin dhe ka ngritur në ajër dhjetra dronë. Kryetari i Bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoglu, i cili u arrestua të mërkurën me akuzat për "korrupsion" dhe "terrorizëm", ka bërë edhe një reagim për turmën.
“Akuzat joetike dhe të pabaza kundër meje, nga raportet e fabrikuara deri tek koha e hetimeve, kanë për qëllim minimin e reputacionit dhe besueshmërisë sime. Ata që qëndrojnë pas kësaj strategjie do të duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre para gjykatave. Unë do të ngre një padi kundër individëve dhe institucioneve të përfshira në këtë aksion kundër meje. Ky proces jo vetëm që dëmton reputacionin ndërkombëtar të Turqisë, por edhe shkatërron gjithashtu besimin te drejtësia dhe ekonomia. Unë e ndjej fuqinë e miliona njerëzve që më mbështesin. Sido që të ndodhë, do të luftoj për drejtësinë dhe të vërtetën me mjete ligjore deri në fund të jetës sime,”- deklaroi ai.
Arrestimi i tij këtë javë ka rritur tensionin politik dhe ka shkaktuar protesta të gjera në të gjithë Turqinë. Demonstratat janë paralajmëruar se do të zhvillohen në shumë qytete të tjera të vendit, si dhe në Izmir (perëndim) dhe kryeqytetin Ankara. Në total, tubime janë zhvilluar në të paktën 55 nga 81 provincat e Turqisë që nga e mërkura, më shumë se dy të tretat e vendit. Ndërkohë aktualisht, kryebashkiaku i Stambollit po merret në pyetje për herë të dytë nën akuzat për korrupsion dhe mbështetje për terrorizëm. Bashkë me të, 90 persona të tjerë janë arrestuar./ZËRI
"Digjet" Turqia! Imamoglu merret në pyetje për 5 orë, priten sërish protesta sonte

STAMBOLL- Kryetari i Bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu, i cili u arrestua me akuzën se ishte i lidhur me një grup të përfshirë në korrupsion, ryshfet dhe ndihmë për aktivitetet terroriste, ka përfunduar dhënien e dëshmisë për më shumë se 5 orë në gjykatë. Kur u pyet për pasurinë e tij të paluajtshme, automjetet dhe asetet e tjera, Imamoglu u përgjigj se i kishte deklaruar të gjitha pasuritë në organet përkatëse dhe se paga e tij mujore ishte rreth 6000 euro.
Po ashtu, kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu mohoi akuzat për mbështetje të një organizate terroriste, akuzë që autoritetet turke i kanë atribuar atij, ndërsa foli për akuza dhe shpifje të pakuptueshme.
“Unë as nuk i di emrat dhe as nuk i ndjek deklaratat e organizatave terroriste të përmendura më lart. As jam i lidhur me to, as nuk kam ndonjë interes ta bëj këtë. Unë shoh sot gjatë marrjes në pyetje se unë dhe kolegët e mi po përballemi me akuza dhe shpifje të paimagjinueshme, Këto shpifje do të bien pasi të godasin muret në zemrën e kombit tonë. Është e domosdoshme që vendi ynë të heqë qafe këtë mentalitet sa më shpejt të jetë e mundur, duke u mbështetur tek një njeri i cili beson se ka të drejtë të bëjë gjithçka për të mbrojtur atdheun (të tij),”- tha Imamoglu, duke bërë vërejtje të mprehta kundër Erdoganit.
Imamoglu pritet të dalë para gjykatës sot, kur edhe do të merret një vendim për lirimin ose burgosjen e tij në pritje të gjykimit. Duke qenë se ka informacione se kryebashkiaku do të merret sërish në pyetje sonte, opozita bëri thirrje për protesta të reja.
Autoritetet turke kanë arrestuar 343 persona në protestat që u zhvilluan gjatë natës në qytete të ndryshme të vendit kundër arrestimit të Imamoglu. Ministria tha se arrestimet u bënë për të parandaluar "çrregullimin e rendit publik" dhe paralajmëroi se autoritetet nuk do të toleronin "kaosin dhe provokimet".
Që nga arrestimi i Imamoglu, mijëra njerëz janë mbledhur në bashkinë e Stambollit për mitingje gjatë natës dhe kanë shpërthyer përleshje mes protestuesve kundër Policisë në Stamboll, Ankara dhe Izmir, atje kur partia e opozitarit ka fituar duke e mundur Erdogan.
Imamoglut, 54 vjeç, u arrestua derisa CHP-ja po përgatitej për ta shpallur atë kandidat presidencial të dielën. Partia u ka kërkuar njerëzve jashtë partisë të votojnë për të në kutitë e votimit të vendosura në të gjithë vendin, si shenjë e rezistencës publike. Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Turqi duhet të mbahen më 2028, por Erdogan, 71 vjeç, mund të shpallë zgjedhje të parakohshme për ta shmangur kufizimin prej dy mandatesh, nëse vendos të garojë përsëri./ZËRI
Protestat për Ekrem Imamoglu, arrestohen 300 persona në Turqi

STAMBOLL- Autoritetet turke kanë arrestuar 343 persona në protestat e mbajtura gjatë natës në disa qytete, demonstrata të organizuara kundër arrestimit të kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglu, tha Ministria e Brendshme më 22 mars. Protestat u mbajtën në dhjetëra qytete, përfshirë në qytetin më të madh të Turqisë, Stamboll, dhe në kryeqytet, Ankara, tha Ministria përmes një njoftimi.
Në njoftim u tha se arrestimet u kryen për të parandaluar “prishjen e rendit publik” dhe u paralajmërua se autoritetet nuk do të tolerojnë “kaos dhe provokim”. Dhjetëra mijëra turq po protestojnë, kryesisht në mënyrë paqësore, që nga e mërkura, kur Imamoglu u arrestua nën akuzat për korrupsion dhe ndihmë ndaj një grupi terrorist. Ai është rivali kryesor politik i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.
Partia e kryetarit të Stambollit, Partia Popullore Republikane (CHP) – subjekti kryesor opozitar – e ka dënuar arrestimin e tij, duke e cilësuar si të motivuar politikisht dhe u ka bërë thirrje mbështetësve që të protestojnë në mënyrë të ligjshme.
Imamoglut, 54 vjeç, u arrestua derisa CHP-ja po përgatitej për ta shpallur atë kandidat presidencial të dielën. Partia u ka kërkuar njerëzve jashtë partisë të votojnë për të në kutitë e votimit të vendosura në të gjithë vendin, si shenjë e rezistencës publike. Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Turqi duhet të mbahen më 2028, por Erdogan, 71 vjeç, mund të shpallë zgjedhje të parakohshme për ta shmangur kufizimin prej dy mandatesh, nëse vendos të garojë përsëri./REL