LIVE UPDATES

‘Plumbi i artë’/ Dumani: U kënaqa kur u vra komisari Lamaj! Diva irritohet: Gjyqtarë e deputetë takonin Nuredinin, kam incizime

➤ Vijon dëshmia e Nuredin Dumanit në gjyq për dosjen "Plumbi i artë". ➤ Sot foli sërish duke dhënë detaje për ngjarje për të cilat është paguar. ➤Teksa Nuredin Dumani rrëfeu njohjen me killerin Henrik Hoxhaj nëpërmjet Festim Qolit, tregoi edhe sesi e kishte marrë vesh lajmin për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj. Madje shtoi se ishte gëzuar për humbjen e jetës së zyrtarit të lartë të Policisë. ➤ Madje për të ndjerin dëshmoi se e kishte goditur disa herë fizikisht pasi u arrestua për vjedhje mjetesh. ➤ Më tej, ka rrëfyer njohjen me killerin tjetër Henrik Hoxhaj dhe takimet me të, premtimin për 95 mijë euro për të vrarë Dorian Shkozën, që njëkohësisht e kishte edhe shokun e tij. ➤ Për këtë kohë, tregon se nuk ishte bërë akoma "boss". ➤ Por përballja e sotme në gjyq shkaktoi irritimin e Enver Divës, që tha se e ka inçizuar Nuredinin ku premtonte hakmarje ndaj shokëve të Talo Çelës dhe takohej me gjyqtarë e deputetë.

3 artikuj për këtë temë.
2 MUAJ ME PARE

‘Isha ‘Jo boss’, doja të bëhesha ‘boss’!'/ Dumani rrëfen tentativën e vrasjes

‘Plumbi i artë’/ Dumani: U kënaqa kur u vra komisari
Nuredin Dumani

TIRANË- I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani kishte një qëllim; të bëhej "boss". Në seancën e sotme për gjyqin e dosjes "Plumbi i artë", Nuredin Dumani ka folur edhe për tentativën e vrasjes së kunatit të motrës së Besmir Haxhisë për 100 mijë euro. Madje Dumani shpjegoi se ishin ofruar rreth 100 mijë euro pagesë, ku 60 mijë paund do i merrnin i vëllai i tij, Dashnori Dumani dhe Altin Ndoci.

“Dashnor Dumani dhe Altin Ndoci do merrnin 60 mijë paund. Unë vetëm do i prisja, nuk e di sa lekë do më jepnin. 10, 15, 20 mijë… Altini do ishte ekzekutor, Dashnori shofer, Besmiri informator, unë do isha pritësi. Unë do e jepja informacionin te Ura e Draxhit. Do merrja këta me makinë. Nga gjendja ekomonike në këtë periudhë isha “Jo Bos”. Bosi fillon nga 5 milionë në 100 milionë, pastaj nis Big Bosi. Altini e kishte zanat ekzekutimin. “Baca” ja dha porosinë Dashnorit. Altinin e propozoi Dashi të ishte pjesëmarrës. Me makinën që u përdor për vrasjen e Andi Zylyfit u tentua dy herë vrasja e personit në fjalë. Ky personi punonte me kamera, montonte kamerat. Kur jam takuar me Bacën ka qenë verë, përpara tentativës,”-tha Dumani.

Nuredin Dumani, vrasësi me pagesë që është kthyer në të penduar të drejtësisë vijon dëshmitë për dosjen “Plumbi i Artë”. Dumani ka zbërthyer ngjarje kriminale që nga viti 2011 deri në 2022-shin duke i thënë SPAK kodet e PIN-eve që kishte në aplikacionin "SkyECC": 'Totorina", "Covid 19" dhe "Alcatraz". Po ashtu, paralajmëroi edhe krime të tjera që do të zbardhen me "Matrix", aplikacionin më të ri që është dekriptuar nga Europol. Gjatë 3 viteve që ka statusin e të penduarit të drejtësisë, Dumani ka folur edhe për ngjarje e vrasje të bëra jashtë territorit të Shqipërisë, në Belgjikë, Holandë dhe në Itali. Në dosjen 'Plumbi i Artë' përmenden të paktën 32 persona të dyshuar dhe akuzuar, nga 4 organizata të ndryshme kriminale. Dëshmitë dhe emrat e bashkëpunëtorëve që Nuredin Dumani u dha prokurorëve të SPAK, kanë zbardhur plot 27 krime e ngjarje të ndryshme të ndodhura gjatë një dekade mes Tiranës, Elbasanit e Durrësit./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

Ekzekutimi i Dorjan Shkozës/ Dumani rrëfen atentatin: Makinën ia mora Florenc Çapjas, Asllan Plaku më lajmëroi…

‘Plumbi i artë’/ Dumani: U kënaqa kur u vra komisari
Nuredin Dumani

TIRANË- I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani vijon rrëfimin e tij në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Dumani ka rrëfyer si realizoi atentatin ndaj Dorian Shkozës në vitin 2020 në Durrës. I penduari i drejtësisë tha se makina që përdori për ekzekutimin e Shkozës ia mori hua Florenc Çapjes dhe më pas e dogji. Ndërsa, Çapja e mësoi ngjarjen përmes lajmeve, kur pa makinën e djegur.

“I kam treguar Erjon Alibej që Eljo Bitri do ishte gjuajtësi i Dorjan Shkozës. Eljo Bitri nuk e ka pas takuar Alibejn më përpara. Florenc Çapja më dha makinën që përdora në vrasjen e Dorian Shkozës. Te ‘Bishti Zhurit’ ma dha. Ia kërkova hua. Ishte një “Benz blu” i errët ose i zi. Ishte pa xhama të zinj. I thashë Florenc Çapjas që më duhej makina për atentat, po jo për kë. Ai e pa në televizor ngjarjen kur u gjet makina e djegur. Më shkruajti në aplikacionin Sky Eç. Me Çapjan kam folur disa herë në Sky. Për herë të fundit kam folur kur u plagos Ardjan Çapja. Pas kësaj ngjarjeje”, tha Dumani.

Më tej, ai tregoi edhe sesi veproi para atentatit. Dumani rrëfeu se për vrasjen komunikoi me Asllan Plakun, i cili i tregoi detaje rreth veprimeve të Shkozës. Ai tha se ishte Plaku, që e lajmëroi se u largua nga servisi.

“Gjysmë ore para ngjarjes u ula te një kafe “Kafe Mevlani” rreth 100 metra nga vendi ku u bë vrasja. Ishte dhe Anxhelo Avdia aty, por pastaj iku. Nga kafja, kur del te rruga, duket servisi i Dorian Shkozës. Servisi nga vendndgjarja është rreth 100-200 metra larg. Në krahun e majtë është servisi dhe kafja. Shtëpia ime është afër me servisin e Shkozës. Më tha Asllan Plaku që Dorian Shkoza u shkëput për një moment nga servisi. Me Plakun komunikonim me telefon të thjeshtë. Te vendi i quajtur “Valuta” blemë 3 telefona, Klevisi ose Asllani i bleu, nuk më kujtohet saktë. 200-300 euro i dhashë. Telefonat u blenë në mënyrë që të komunikonim për Dorian Shkozën. Me Henrikun për këte ngjarje flisja në Sky, dhe me Eljon. Eljo dhe Henriku ishin të dy bashkë”, dëshmoi ai./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

"Plumbi i artë", Enver Diva i irrituar: Gjyqtarë e deputetë kanë takuar Dumanin! "Pentito": U gëzova kur u vra Dritan Lamaj!

‘Plumbi i artë’/ Dumani: U kënaqa kur u vra komisari
Enver Diva dhe Nuredin Dumani

TIRANË- Nuredin Dumani ka dalë sërish sot në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku sot ka pasur përplasje me Enver Divën. Në seancën e sotme për dosjen “Plumbi i Artë”, Dumani tha ka dhënë detaje mbi vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë. Teksa fliste edhe për Festim Qolin, zbuloi se këtij të fundit i kishte shprehur "gëzimin" që kishte përjetuar kur kishte marrë vesh lajmin e vrasjes së komisarit Dritan Lamaj.

“Henrik Hoxhaj e kam takuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019.  Në atë kohë, Festim Qoli ishte në kërkim për vrasjen e Elvis Dedës. Në takimin mes meje dhe Henrik Hoxhës në Tiranë, te hoteli ‘Diplomat’, kemi bërë muhabet për atentatin që do të ndodhte. Të tre jemi takuar edhe në ditëlindjen e Festim Qolit, por unë nuk kam bërë asnjë bisedë me Henrikun atë natë sepse ai ishte tapë. Në takimin e dytë, unë dhe Festimi erdhëm në Tiranë, në Bllok, aty ku jetonte Henriku. Shkuam te hoteli ‘Diplomat’ dhe qëndruam aty rreth një orë e 30-40 minuta. Pas kësaj, shkuam te një dyqan pas ‘Tajvanit’, ku shiteshin telefona të inkriptuar. I dhashë 5 mijë euro Henrikut për një telefon të tillë. Unë kisha një telefon të inkriptuar me kodin ‘Covid19’. Më pas, më tha: ‘Do vish, do të jap 95 mijë euro për vrasjen e Dorjan Shkozës në Durrës.’ Personi tjetër që do të përfshihej ishte Eljo Bitri. E kisha vënë në dijeni Henrikun për këtë. Elios i premtova 35 mijë euro për pjesëmarrjen në vrasje. Festim Qoli më kishte folur për të kur dola nga burgu për herë të parë, ose herën e dytë, nuk e mbaj mend saktësisht. Unë isha arrestuar për vjedhjen e dy makinave në Tiranë. Kur dola nga burgu, i thashë Festimit për një shef policie të komisariatit numër 6, i cili më kishte goditur disa herë kur isha arrestuar. Më pas, mora vesh që ai ishte vrarë. I thashë Festimit: ‘Mirë që u vra Dritan Lamaj, se më hyri në hak kot,”- tha Dumani.

Gjatë seancës, një moment tensioni u shkaktua nga Enver Diva, i cili u ngrit i irrituar dhe deklaroi se disponon prova që Dumani ka bashkëpunuar me drejtësinë për të futur në burg miqtë e Talo Çelës.

"Kam 120 minuta regjistrim për Nuredin Dumanin. E kam të regjistruar që Nuredin Dumani do fuste në burg gjithë shokët e Talo Çelës. E kam me prova që gjyqtarë dhe deputetë kanë ardhur dhe takuar Nuredin Dumanin,"-tha Diva./ZËRI

Poll

MOS HUMB