LIVE UPDATES

Breshëri plumbash drejt 'CFO Pharmës', mesazh paralajmërues ndaj Nadir Çaushollit?

➤Kompania farmaceutike 'CFO Pharma' në pronësi të biznesmenit Nadir Çausholli, është sulmuar me armë zjarri. ➤Sulmi me armë zjarri ka ndodhur në 02:00 të natës, ndërsa policia është njoftuar rreth orës 08:10. ➤Dy dyshohet se kanë qenë autorët e sulmit, të cilët janë parë nga roja i kompanisë dhe kapur nga kamerat e sigurisë. ➤Drejt fasadës së godinës është qëlluar të paktën 30 herë me kallashnikov nga një makinë, e cila fillimisht ka ndaluar, ka qëlluar dhe më pas është nisur në drejtim të Kasharit.

6 artikuj për këtë temë.
2 DITE ME PARE

Kush e sulmoi? PROFIL- DRITË-HIJET E NADIR ÇAUSHOLLIT, biznesmeni “non grata” i APP

Breshëri plumbash drejt 'CFO Pharmës', mesazh
Nadir Çausholli

TIRANË- Nadir Çausholli është një nga biznesmenët më të mëdhenj në Shqipëri, por në orët e para të mëngjesit të sotëm, dikush i dërgoi një mesazh! Një person i maskuar, i paguar nga dikush, shkrepi një karikator plumbash mbi kompaninë e tij, në periferi të Tiranës duke e përfshirë biznesmenin pak edhe në kronikë. Vetë Çausholli pretendon se nuk ka asnjë konflikt, por duket se diçka nuk po tregon. Për më tepër, që kjo nuk është hera e parë që ka probleme me ligjin. Për herë të parë, ai u arrestua në tetor të vitit 2015, pasi akuzohej nga Prokuroria e Tiranës për mashtrim me rimbursimin e TVSH-së për medikamentet, me një dëm ndaj shtetit në vlerë që përllogaritej në rreth 2 milionë euro.

Prokuroria e Tiranës kishte dalë në përfundimin se nëpërmjet kompanisë së tij “OmegaPharma” ai ka falsifikuar dokumente dhe ka përfituar rreth 2.2 milionë euro nga fondi i ilaçeve të rimbursueshme. Pas një beteje jo shumë të gjatë ligjore, ndryshe nga sa ndodh rëndom në Shqipëri, ai ia doli të shpallej i pafajshëm, me një vendim të Apelit të Tiranës.

Pas kësaj pafajësie, Çausholli iu rikthye biznesit të ilaçeve, duke ndryshuar emrin e kompanisë së mëparshme ne “CFOPharma”. Kompania që edhe u sulmua sot. Mirëpo pas kohës së paraburgimit, nuk u ndal vetëm tek farmaceutika. Nga qelia doli me ide të reja biznesi dhe arriti që të siguronte licensën për të marrë të paktën dy linja autobusësh urbanë në kryeqytet. Në fund të vitit 2021, kompania “CFO Pharma” blen për 100 mijë euro aksionet e shoqërisë “Gerard-A”, e cila zotëronte licensën e linjës së autobusëve urbanë të Kasharit.

Kompania u "vesh" bukur me një mendësi të re, atë të të menduarit "jeshil", duke prezantuar autobusët "Green Line (ish 'CITY TRANS - A'')". Pronarët e vjetër kishin rreth 2 milionë euro borxhe në momentin kur e shitën kompaninë, por duket se Çausholli "pa" diçka dhe investoi. Vetëm se pikërisht kjo linjë autobusësh rrezikoi jetën e dhjetra pasagjerëve gjatë një aksidenti që ndodhi në zonën e Lanës. Në 22 prill 2022, një autobus i shoqërisë “Green Line” doli nga rruga dhe përfundoi në skarpatet e lumit Lanë, së bashku me pasagjerët, në zonën e quajtur “Pallatet Agimi”, shumë pranë ish-Bllokut. Fatmirësisht, askush nuk u lëndua dhe e gjithë ngjarja sado e rëndë, u shit si "PR".

Breshëri plumbash drejt 'CFO Pharmës', mesazh
Aksidenti në Lanë

Madje u propozua që autobusi të lihej në Lanë si një relike. Por marrëzia mori fund shpejt, pasi ekspertët këshilluan për të kundërtën. Autobusi ishte kthyer në një atraksion për qytetarët dhe vendi ku kishte ngecur, mes dy brigjeve të lumit, rrezikonte që të fundosej dhe të cënonte jetën e ndonjë të pafati. Lidhur me ngjarjen, Prokuroria e Tiranës zhvilloi hetime për aksidentin dhe ngriti akuzë penale ndaj drejtuesit të autobusit për “plagosje të lehtë me dashje” në dëm të disa personave. Madje çështja shkoi në gjykatën e Tiranës, por në nisje të procesit, palët u tërhoqën nga ankimimi.

Kështu me kalimin e kohës ngjarja u harrua si shumë të tjera që ndodhin në vendin tonë.

Por ndodh që biznesi nuk ecën gjithmonë "vaj"!

Në korrik të vitit që lamë pas, Agjencia e Prokurimit Publik (APP) i ndaloi kompanisë farmaceutike “CFO Pharma” që të marrë pjesë në tendera shtetërorë për një periudhë 6-mujore. Shkak për penalizimin është bërë keqinformimi i instituciove kontraktuese në dy procedura tenderimi. Ndërsa në dhjetor, Agjencia e Prokurorimit Publik (APP) ndaloi po për 6 muaj, kompaninë tjetër të Çaushollit, kompaninë “Green Line”, që të merrte pjesë në tendera. E gjitha ndodhi sepse edhe pse Çausholli ishte ndaluar që të merrte pjesë në tendera, garoi për të marrë projektin për transportin e punonjësve të Shoqërisë (QPN Gorisht + V.B. CakranMollaj)” të “Albpetrol”.

Këta të fundit konstatuan se ortaku i shoqërisë pjesëmarrëse në tenderin e saj, “Green Line”, Nadir Çausholli, ishte njëkohësisht edhe ortak i “CFO Pharma”, që tashmë ishte përjashtuar me vendim të Agjencisë së Prokurimit Publik (APP) dhe rrjedhimisht duke ndjekur ligjin bënë edhe ankimimin. Megjithatë jo gjithmonë shkon keq. Nëse për tendera, dyert i kishte të mbyllura tek të dyja kompanitë e tij, fati i ndriçoi në agroturizëm. “CFO Pharma” ka marrë nga Këshilli i Rregullimit të Territorit (KRRT) një leje ndërtimi në fushën e agroturizimit.

Por fati nga njëra dorë të jep, nga tjetra të merr!

Tashmë biznesmeni ka një problem të ri me të cilin duhet të merret. E madje jo vetë, por edhe Prokuroria që duhet të ketë nisur hetimet. Kush e kërcënon Nadir Çaushollin? Dhe përse? Sulmi ndodhi për shkak se ai është një biznesmen i suksesshëm apo ka ndonjë arsye tjetër? Këtë duhet ta zgjidhë drejtësia.../ZËRI

2 DITE ME PARE

Sulmi ndaj “CFO Pharma”/ Artan Hoxha: Dyshohet se pjesë e aksioneve ka qenë dhe Ervis Martinaj

Breshëri plumbash drejt 'CFO Pharmës', mesazh
Nadir Çausholli dhe Ervis Martinaj

TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar sulmin me breshëri kallashnikovi drejt godinës së biznesit “CFO Pharma” në pronësi të Nadir Çaushollit. Në një prononcim të dhënë për "MCN", Artan Hoxha tha se autorët kanë dashur ta çojnë të plotë mesazhin te pronari i kompanisë. Po ashtu, sipas tij, kjo kompani në të shkuarën është hetuar edhe lidhje të mundshme me Ervis Martinajn.

“Është një ngjarje e ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe nga mënyra se si ka ndodhur ngjarja kemi të bëjmë me një histori që ndodh hera parë pas kaq kohësh që nuk ishte prezentë. Një sulm i tillë tipik i fundit ka ndodhur goditja ndaj fasadave me Top Channel kur u vra roja, pro që vazhdon ende të jetë e pazbuluar. Kemi të bëjmë me një sulm tipik që mbesin ngjarje të pazbuluara dhe janë të përqendruara kryesisht në aksin Tiranë-Durrës, Tiranë-Fushë Krujë, pra në zonën industriale. Realizimi i një ngjarje të tillë në këtë formë me breshëri kallashnikovi, të paktën 20 plumba janë gjetur në fasadë kanë dashur ta çojnë të plotë mesazhin te pronari. Kemi të bëjmë me një kompani që dhe në të kaluarën ka pasur probleme me institucionet shtetërore, pra ka pasur konflikte, por kishte vite që kishte rënë në qetësi.

Është një kompani e madhe në tregun farmaceutik, është kompani me histori të gjatë në tregun farmaceutik, është fuqizuar. Në të shkuarën është hetuar dhe dyshuar se pjesë e aksioneve ka qenë dhe Ervis Martinaj. Pra dhe kjo ka qenë në të kaluarën por sot është herët për të gjykuar sepse ngjarja sa po ka ndodhur, por çfarëdo që të jetë motivi ngjarja duhet zbardhur se është një mesazh që i shkon jo vetëm kësaj kompanie por të gjithave,” – tha Artan Hoxha.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, biznesi i tij, “CFO Pharma” ishte në shënjestër të plumbave. Një person ka qëlluar me breshëri drejt godinës, ndërsa në vendin e ngjarjes janë lënë më shumë se 30 gëzhoja. Më pas, qitësi bashkë me shoferin e mjetit janë larguar në drejtim të Kasharit. Për të zbardhur ngjarjen, grupi hetimor ka marrë në pyetje edhe pronarin, Nadir Çausholli, por ky i fundit ka mohuar të këtë probleme apo konflikte dhe nuk ka dhënë asnjë emër tek i cili dyshon./ZËRI

2 DITE ME PARE

Plumba drejt “CFO Pharma”/ Pronari i biznesit: S’kam konflikte me askënd

Breshëri plumbash drejt 'CFO Pharmës', mesazh
Nadir Çausholli

TIRANË- Nadir Çausholli ka mohuar të këtë probleme apo konflike. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, biznesi i tij, “CFO Pharma” ishte në shënjestër të plumbave. Një person ka qëlluar me breshëri drejt godinës, ndërsa në vendin e ngjarjes janë lënë më shumë se 30 gëzhoja.

Më pas, qitësi bashkë me shoferin e mjetit janë larguar në drejtim të Kasharit. Për të zbardhur ngjarjen, grupi hetimor ka marrë në pyetje edhe pronarin, Nadir Çausholli, por ky i fundit ka mohuar të këtë probleme apo konflikte dhe nuk ka dhënë asnjë emër tek i cili dyshon./ZËRI

2 DITE ME PARE

Sulmi me armë ndaj 'CFO Pharmës'! Roli i dy autorëve, qëlluan nga automjeti, u larguan drejt Kasharit

Breshëri plumbash drejt 'CFO Pharmës', mesazh
Nadir Çausholli

TIRANË-Dy dyshohet se kanë qenë autorët e sulmit me armë zjarri ndaj kompanisë farmaceutike 'CFO Pharma', biznesit të Nadir Çaushollit në autostradën Tiranë Durrës. Njëri ka patur rolin e shoferit, ndërsa tjetri ka qenë në rolin e qitësit. Është qëlluar me breshëri plumbash vetëm në pjesën lart të fasadës në katin e fundit.

Burime bënë me dije se drejt fasadës së godinës është qëlluar të paktën 30 herë me kallashnikov nga një makinë, e cila fillimisht ka ndaluar, ka qëlluar dhe më pas është nisur në drejtim të Kasharit. Makina e autorëve po gjurmohet nga policia, por në momentin e të shtënave ka qenë duke rënë shi i lehtë dhe ka zënë pamjen e kamerave.

Në mëngjes shenjat e plumbave i kanë parë punonjësit e administratës, të cilët kanë thirrur menjëherë policinë. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit./ZËRI

2 DITE ME PARE

Ngjarja u tentua të fshihej? Breshëria e blumbave ndaj 'CFO Pharmës', Policia u njoftua 6 orë me vonesë

Breshëri plumbash drejt 'CFO Pharmës', mesazh
PAMJE NGA VENDNGJARJA

TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga su;mi me armë zjarri ndaj biznesit të Nadir Çaushollit. Sulmi me armë ndaj kompanisë 'CEO Pharma' është tentuar të fshihet. Kjo pasi autoritetet janë njoftuar 6 orë me vonëse. Sulmi me armë zjarri ka ndodhur në 02:00 të natës, ndërsa policia është njoftuar rreth orës 08:10.

"Rreth orës 08:10, në sallën operative të DVP Tiranë, ka ardhur njoftimi se në rrugën dytësore të autostradës “Durrës – Tiranë”, gjatë natës, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të fasadës së një ndërtese,"-thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

2 DITE ME PARE

Qëllohet me breshëri automatiku godina e 'CFO Pharma', në pronësi të Nadir Çaushollit

Breshëri plumbash drejt 'CFO Pharmës', mesazh
Nadir Çausholli

TIRANË-Një sulm me armë zjarri automatik është regjistruar në orët e para të mëngjesit në autostradën Tiranë-Durrës, ku objekt i sulmit ishte ndërtesa e 'CFO Pharma'. Kompania i përket biznesmenit Nadir Çaulloshi. Sipas burimeve, drejt fasadës së “CFO Pharma” janë qëlluar rreth 20 plumba.

Mësohet se autorët, të cilët janë parë nga roja e kompanisë kanë qenë në një automjet dhe pasi kanë lëshuar breshëri plumbash në lëvizje drejt godinës, janë larguar në drejtim të paditur. Uniformat blu ndodhen në vendngjarje, ndërsa pritet të merret në pyetje pronari i kompanisë, Nadir Çaulloshi.

Njoftimi ipolicisë:

Rreth orës 08:10, në sallën operative të DVP Tiranë, ka ardhur njoftimi se në rrugën dytësore të autostradës “Durrës – Tiranë”, gjatë natës, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të fasadës së një ndërtese.

Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit./ZËRI

Poll

MOS HUMB