Ç'dimë nga tragjedia e Koçanit? Dera e emergjencës ishte bllokuar, 23 të arrestuar, mes tyre edhe zyrtarë

KOÇAN- Një ditë pas tragjedisë në Koçan që tronditi Maqedoninë e Veriut janë lëshuar disa urdhër-arreste dhe po vijnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësja ngjarje. Autoritetet maqedonase kanë arrestuar 23 persona si të dyshuar për përfshirjen në tragjedinë e 16 marsit, mes tyre zyrtarë dhe pronari i klubit të natës. Në mesin e të arrestuarve është ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ish-drejtori për Menaxhim me kriza, Bekim Maksuti dhe ish-sekretarja shtetërore Razmena Çekiç Duroviç. 11 persona ndodhen në paraburgim mbi dyshimet për vepra të rënda penale kundër sigurisë së përgjithshme dhe nxitje e rrezikut të përgjithshëm.
“Është arrestuar pronari jo formal i klubit, shitësi i biletave, katër persona si truproje, drejtuesi i agjencisë për sigurim, pronari i objektit ku ka funksionuar klubi, tre persona nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, një nga Inspektorati i Punës dhe një person tjetër që ndërlidhet me rastin”, tha ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski.
Toshkovski tha se gjatë hetimit është konstatuar se klubi ka funksionuar me dy aparate kundër zjarrit, nuk ka pas derë evakuimi, mjetet piroteknike janë përdorur në kundërshtim me ligjin, koncerti është mbajtur në kundërshtim me ligjin pa marrëveshje mes palëve. Toshkovski deklaroi se policia nuk ka detyrim ligjor për t’i siguruar objektet e tilla. Lidhur me rolin e policisë brenda objektit, ai tha se në hetim janë përfshirë edhe zyrtarë të MPB-së.
Sipas hetimeve të policisë, zjarri ka ardhur si pasojë e fishekzjarrëve, që janë sjellë nga grupi muzikor. Personi që ishte i dyshuar për këtë vepër ka ndërruar jetë.
“Secili që ka faj të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë lidhur me këtë rast do të mbahet përgjegjës. Secili, e përsëris secili sipas ligjit. A vlen kjo për kryetarin e komunës? Kjo vlen për secilin”, theksoi Toshkovski.
Sipas “Alsat”, nga hetimet është konstatuar se objekti nuk ka pasur asnjë rrjet hidratimi dhe as mjete funksionale hidratimi. Nuk ka pasur aparate kundër zjarrit në raport me hapësirën brenda të cilës ka funksionuar. Nuk ka pasur dy dyer për evakuim ashtu siç parashikohet në ligj por ka pasur një derë të improvizuar metali në pjesën e pasme por ishte e mbyllur dhe e izoluar me mjete për të ndaluar përhapjen e zhurmës.
Gjithashtu, nuk kishte vend për qasje në të dyja anët për makinat e zjarrfikësve sipas rregullave dhe protokolleve. Objekti brenda ka qenë i ndërtuar me gips dhe nuk ka pasur shtresë mbrojtëse nga zjarri. Nuk ka pasur as sistem për njoftimin e njerëzve në rast alarmi.
Të gjitha këto i ka vërtetuar edhe hetimi i Prokurorisë Publike nga ku kanë dhënë urdhrin për arrestimin e gjithsecilit që është i përfshirë dhe mbajtjen në paraburgim afatshkurtër.
Maqedonia e Veriut dhe Koçani janë të tronditura një ditë pas tragjedisë së disko, e cila la pas të paktën 59 të vdekur dhe më shumë se 155 persona të plagosur. Në qytetin e Koçanit mbizotëron heshtja, ndërsa banorët kanë ndezur qirinj në parkun e qytetit deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme për të vrarët nga zjarri në diskotekën “Puls”. Viktima më e re ishte vetëm 14 vjeç. Deri më tani janë ndaluar 19 persona, mes të cilëve edhe zyrtarë shtetërorë, ndërsa mbrëmë janë caktuar masa e paraburgimit për dhjetë persona. Disa nga të dyshuarit janë lënduar nga zjarri dhe ndodhen në spital./ZËRI
Turma nuk ndalet! Shkatërrohet kafeneja e pronarit të disko "Pulse", Policia s'ndërhyn

KOÇAN- Qytetarët e zemëruar kanë shkatërruar kafenenë “Klasik” në Koçan të Maqedonisë, e cila është në pronësi të të njëjtit person që kishte diskotekën “Pulse”, ku u humbën jetën 59 persona. Pas tragjedisë që "goditi" vendin, qytetarët janë mbledhur sot në qendër të Koçanit për të nderuar viktimat, por edhe për të kërkuar drejtësi.

Pas një proteste paqësore, ata janë drejtuar drejt godinës së Bashkisë, të cilën e kanë qëlluar me vezë.
Më pas një grup njerëzish shkuan në rrugën Dimitra Vlahovića dhe shkatërruan një ndërtesë në pronësi të një DJ, i njëjti njeri që ka në pronësi edhe "diskon e vdekjes", ku humbën jetë 59 persona. Qytetarët fillimisht kanë gjuajtur me gurë kafenenë, e më pas kanë goditur me shqelma gjithçka që u doli para. Edhe pse Policia ishte aty, askush nuk ndërhyri.
Maqedonia e Veriut dhe Koçani janë të tronditura një ditë pas tragjedisë së disko, e cila la pas të paktën 59 të vdekur dhe më shumë se 155 persona të plagosur. Në qytetin e Koçanit mbizotëron heshtja, ndërsa banorët kanë ndezur qirinj në parkun e qytetit deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme për të vrarët nga zjarri në diskotekën “Puls”. Viktima më e re ishte vetëm 14 vjeç. Deri më tani janë ndaluar 19 persona, mes të cilëve edhe zyrtarë shtetërorë, ndërsa mbrëmë janë caktuar masa e paraburgimit për dhjetë persona. Disa nga të dyshuarit janë lënduar nga zjarri dhe ndodhen në spital./ZËRI
Tragjedia në Koçan, shtyhet samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor

SHKUP- Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë anuluar takimin që do të mbahej me liderët e Ballkanit Perëndimor në Shkup për shkak të tragjedisë në Koçan. Takimi mes liderëve do të mbahej këtë javë në datat 19 dhe 20 mars në Maqedoninë e Veriut për të diskutuar për paketën financiare që do të jepet nga BE si pjesë e planit të rritjes.
Në orën 3 të mëngjesit të 16 marsit një klub nate në Maqedoninë e Veriut u përfshi nga flakët. Si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën 59 persona dhe 155 të tjerë janë plagosur. Në ambientet e lokalit ishin mbi 1500 persona, të cilët po ndiqnin një koncert muzikor.
Dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike. Deri më tani janë ndaluar 19 persona, mes të cilëve edhe zyrtarë shtetërorë, ndërsa mbrëmë janë caktuar masa e paraburgimit për dhjetë persona. Disa nga të dyshuarit janë lënduar nga zjarri dhe ndodhen në spital./ZËRI
“Pronari ishte në dijeni”/ Ish-përgjegjësi i sigurisë në lokalin e Koçanit: Donin të fitonin para, i lajmërova për hyrjen e të miturve

KOÇAN- Ish-përgjegjësi për sigurinë, Blagojço Georgiev, që punonte në lokalin e natës ku ndodhi tragjedia me 59 viktima në Koçan ka dhënë një intervistë, ku ka fajësuar pronarët. Ai ka treguar se gjatë kontrollit në ambiente ka vënë re shumë parregullsi dhe ka vënë në dijeni pronarët, por ato i kanë anashkaluar. Georgiev tha se janë përdor materiale të lira për të izoluar klubin dhe leja e funksionimit ka qenë e dyshimtë.
“Më dhemb shpirti, unë së bashku me punonjësit e mi e sigurojmë diskotekën prej 2 vitesh. Shefi është i pangopur, i do shumë paratë. Jam në dijeni që e gjithë pjesa e brendshme është e veshur me izolimin më të lirë, sfungjer! Unë kam qenë prezent teksa po e bënin! Dhe tani njerëzit do të nisin të më akuzojnë dhe të më pyesin pse po e them këtë? Më akuzojnë 60 familje, 30 persona në spital! Ndjehem i dëshpëruar për këtë që ka ndodhur”, ka thënë mes lotësh Georgiev.
Georgiev tha se e ka paralajmëruar pronarin për praninë e të miturve në diskotekë. Ai shton se pronari nuk e mori seriozisht këtë problem.
“I thashë po vijnë fëmijë 15 vjeç, dhe ai më thoshte le t’i lënë të hyjnë mendoni për lekët që do fitojmë. Kush e ka dhënë lejen për atë lokal, kush i ka bërë kontrollet? Unë personalisht kam raportuar se ka pasur të mitur brenda dhe në fund më rezulton se unë jam problemi. Unë flas për sistemin, jo për individët”, tha ai.
Në orën 3 të mëngjesit të 16 marsit një klub nate në Maqedoninë e Veriut u përfshi nga flakët. Si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën 59 persona dhe 155 të tjerë janë plagosur. Në ambientet e lokalit ishin mbi 1500 persona, të cilët po ndiqnin një koncert muzikor. Dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike. Deri më tani janë ndaluar 19 persona, mes të cilëve edhe zyrtarë shtetërorë, ndërsa mbrëmë janë caktuar masa e paraburgimit për dhjetë persona. Disa nga të dyshuarit janë lënduar nga zjarri dhe ndodhen në spital./ZËRI
VD-59 viktima! Banorët e Koçanit në protestë: Vrasje e rinisë...vdesim nga korrupsioni

MAQEDONIA E VERIUT-Banorët e Koçanit kanë dalë në protestë pas vdekjes tragjike të 59 të rinjve. Me pankarta në duar ku shkruhet “Dhimbje e pashëruar”, “Nuk vdesim nga fatkeqësitë vdesim nga korrupsioni” dhe “Vrasja e rinisë është vrasja e ardhmërisë”, qytetarët kërkojnë drejtësi për viktimat e tragjedisë.
Qytetarët kanë protestuar para Komunës së Koçanit dhe kanë gjuajtur me gurë drejt xhamave dhe dyerve të ndërtesës. Ata shprehen se kërkojnë drejtësi nga organet ligjore. Ata kanë kërkuar që kryetari i komunës, Ljupço Papazov, i cili dha dorëheqjen, të mbahet përgjegjës për tragjedinë e ndodhur.
Në orën 3 të mëngjesit të 16 marsit një klub nate në Maqedoninë e Veriut u përfshi nga flakët. Si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën 59 persona dhe 155 të tjerë janë plagosur. Në ambientet e lokalit ishin mbi 1500 persona, të cilët po ndiqnin një koncert muzikor. Dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike. Deri më tani janë ndaluar 15 persona, mes të cilëve edhe zyrtarë shtetërorë, ndërsa mbrëmë janë caktuar masa e paraburgimit për dhjetë persona. Disa nga të dyshuarit janë lënduar nga zjarri dhe ndodhen në spital./ZËRI
“Jemi heronj, shpëtuam 200 veta”, çfarë thonë të arrestuarit për tragjedinë e Koçanit

SHKUP- Të dyshuarit për zjarrin në diskotekën “Pulse” në Koçan kanë dalë sot në gjyq. Teksa futeshin në godinë, janë ekspozuar para gazetarëve, ku disa kanë thënë edhe fjalët e para pas tragjedisë. Pasi një gazetar e pyeti nëse ndihen fajtorë, njëri nga të dyshuarit tha se në fakt ata janë heronj, pasi kishin shpëtuar jetën e më shumë se 200 personave që ndodheshin brenda godinës.
“Ne nuk ndihemi fajtorë, ne jemi heronj, kemi shpëtuar më shumë se 200 njerëz, po të mos i kishim shpëtuar do të kishim më shumë viktima. Qëndrova në zjarr deri në momentin e fundit për t'i nxjerrë të gjithë fëmijët jashtë, për t'i shpëtuar sikur të ishin të mitë. Edhe unë kam dy fëmijë të mitur,”-tha njëri prej të arrestuarve.
Maqedonia e Veriut dhe Koçani janë të tronditura një ditë pas tragjedisë së disko, e cila la pas të paktën 59 të vdekur dhe më shumë se 155 persona të plagosur. Në qytetin e Koçanit mbizotëron heshtja, ndërsa banorët kanë ndezur qirinj në parkun e qytetit deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme për të vrarët nga zjarri në diskotekën “Puls”. Viktima më e re ishte vetëm 14 vjeç. Deri më tani janë ndaluar 15 persona, mes të cilëve edhe zyrtarë shtetërorë, ndërsa mbrëmë janë caktuar masa e paraburgimit për dhjetë persona. Disa nga të dyshuarit janë lënduar nga zjarri dhe ndodhen në spital./ZËRI
Tragjedia në Koçanë/ Mickoski i prerë: Ka ndodhur vrasje masive, përgjegjësit do t'i tërheqim për veshi

SHKUP- Hristijan Mickoski e ka quajtur “vrasje masive” tragjedinë në Koçan. Pas një vizite në spital, kryeministri Hristijan Mickoski ka theksuar sot se kryetari i Komunës së Koçanit, Ljupço Papazov, edhe pse pa asnjë përgjegjësi për ngjarjen, ka treguar virtyt dhe ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Në fjalën e tij, numri një i qeverisë tha se përgjegjësit po përpiqeshin që të shmangeshin nga faji duke përdorur kartën etnike. Por theksoi se nuk do të funksionojë kësaj here.
“Ne kemi ardhur në përfundim se në vitin 2024 janë dhënë gjithsej 12 licenca kabareje. Pra, tani mund të merrni me mend se sa klube funksionojnë në vend dhe ne nuk e dimë se cilat janë të vlefshme, sepse supozojmë se afati i tyre ka kaluar. Është e qartë se askush nuk e ka bërë punën e vet. Dhe tani dikush po përpiqet të fshehë punën kriminale që ka bërë vitet e fundit. Nuk do të ketë mëshirë, kush të duan të jenë, nga cila etni të duan të jenë dhe nga cila parti politike të duan të jenë. Kjo është, do të thoja, një vrasje masive që dikush e lejoi të ndodhë për para, për ryshfet, për korrupsion. Ky klub është licencuar vetëm dy herë. Pyetja është se si e nënshkruan në 2021 dhe 2023. Këtu nuk ka politikë, të gjithë do të jeni përgjegjës. Nëse ata mendojnë se do të përpiqen të luajnë kartën etnike, nuk do të funksionojë. Duhet t'i nxjerrim nga shtëpia. Do t'i tërheqim për veshi dhe do të mbajnë përgjegjësi!,”- tha Mickoski.
Maqedonia e Veriut dhe Koçani janë të tronditura një ditë pas tragjedisë së disko, e cila la pas të paktën 59 të vdekur dhe më shumë se 155 persona të plagosur. Në qytetin e Koçanit mbizotëron heshtja, ndërsa banorët kanë ndezur qirinj në parkun e qytetit deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme për të vrarët nga zjarri në diskotekën “Puls”. Viktima më e re ishte vetëm 14 vjeç. Deri më tani janë ndaluar 15 persona, mes të cilëve edhe zyrtarë shtetërorë, ndërsa mbrëmë janë caktuar masa e paraburgimit për dhjetë persona. Disa nga të dyshuarit janë lënduar nga zjarri dhe ndodhen në spital./ZËRI
A mund të parandalohej tragjedia e Koçanës? Policia "kontrolloi" klubin 15 minuta para zjarrit

SHKUP- Tragjedia në Koçanë mund të ishte shmangur! Policia maqedonase bastisi diskotekën “Puls” vetëm 15 minuta para se të shpërthente zjarri në të cilin humbën jetën të paktën 59 persona dhe mbi 150 të tjerë u plagosën rëndë. Ivica Vuçkov, djali i mitur i të cilit ndodhej në diskotekën e vdekjes, i ka treguar se Policia kishte hyrë në klub vetëm 15 minuta para se të shpërthente zjarri.
"Djali im ishte me shokë. Ai ka qenë pranë derës dhe ka parë kur Policia ka hyrë brenda dhe ka kontrolluar për të mitur dhe drogë. Ndaj edhe doli. Ka dalë rreth orës 2:30. Ai ishte me një grup njerëzish dhe donte të kthehej sepse një vajzë nga ai grup kishte mbetur brenda, por nuk mundi sepse kishte turmë te dera. Pas pesë a dhjetë minutash, u krijua kaos nga zjarri,"-tregon babai i të miturit. Dhe në fakt dëshmia e tij përputhet me faktin se viktimë ka mbetur edhe një efektiv i anti-drogës, që ndodhet në klubin e natës për të kryer detyrën.
Maqedonia e Veriut dhe Koçani janë të tronditura një ditë pas tragjedisë së disko, e cila la pas të paktën 59 të vdekur dhe më shumë se 155 persona të plagosur. Në qytetin e Koçanit mbizotëron heshtja, ndërsa banorët kanë ndezur qirinj në parkun e qytetit deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme për të vrarët nga zjarri në diskotekën “Puls”. Viktima më e re ishte vetëm 14 vjeç. Deri më tani janë ndaluar 15 persona, mes të cilëve edhe zyrtarë shtetërorë, ndërsa mbrëmë janë caktuar masa e paraburgimit për dhjetë persona. Disa nga të dyshuarit janë lënduar nga zjarri dhe ndodhen në spital./ZËRI
Tragjedia në Koçan/ Arrestohet drejtori i kompanisë që menaxhonte diskotekën 'Puls'
MAQEDONIA E VERIUT-Hetimet vijojnë në lidhje me tragjedinë me 59 viktima në Koçan, ku në pranga është vendosur edhe Aleksandar Karadakoski, pronari i kompanisë “MMMM Cafe Doel Koçani”, e cila menaxhonte diskotekën “Puls”. Kompania kishte një llogari bankare të bllokuar dhe u themelua më 29 maj 2020. Karadakoski është edhe drejtor i kompanisë. Sipas të dhënave të fundit, kompania ishte në të kuqe me rreth 3000 euro në vitin 2023.
Mbi 15 persona janë arrestuar e disa të tjerë janë shoqëruar në lidhje me zjarrin që shpërtheu në diskotekën në Koçan. Katër të dyshuar janë në spital. Mes tyre janë djali i pronarit të diskotekës dhe drejtuesi i personit juridik që administron klubin e natës. Në mesin e të arrestuarve është edhe përfaqësues institucionesh si ish-sekretarja e Ministrisë së Ekonomisë, Razmina Çekiç.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur shtatë ditë zie në nderim të viktimave që humbën jetën. Ndërsa kryeministri maqedonas Hristjan Mickoski ka paralajmëruar përgjegjësi penale për të gjithë të përfshirët në këtë ngjarje.
Në orën 3 të mëngjesit të 16 marsit një klub nate në Maqedoninë e Veriut u përfshi nga flakët. Si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën 59 persona dhe 155 të tjerë janë plagosur. Në ambientet e lokalit ishin mbi 1500 persona, të cilët po ndiqnin një koncert muzikor. Dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike./ZËRI
Jep dorëheqjen kryetari i Komunës së Koçanit: I kam njohur ata fëmijë, ato familje...

MAQEDONIA E VERIUT-Kryetari i komunës së Koçanit Ljupço Papazov ka dhënë dorëheqjen pas tragjedisë që ndodhi në diskotekë mëngjesin e djeshëm (16 mars) ku humbën jetën 59 persona. Në një deklaratë të publikuar në Facebook, Papazov shprehu dhimbjen e tij për humbjen e jetëve dhe theksoi se tragjedia ka lënë në errësirë të gjithë qytetin. Ai kërkon nga institucionet kompetente që të hetojnë përgjegjësinë e të gjithë të përfshirëve, duke shtuar se është plotësisht në dispozicion të institucioneve.
"Në këto momente më të vështira për vendin tonë dhe për mua personalisht, dua të njoftoj se po jap dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetarit të Komunës së Koçanit. Kjo humbje është e madhe! Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë dhimbjen që ndjejmë të gjithë. Ata fëmijë ishin fëmijët tanë. Unë i njihja shumicën prej tyre, i njihja familjet e tyre dhe disa prej tyre ishin miq të familjes. Tronditja dhe thyerja e zemrës që ndjej do të zgjasë gjithë jetën time. Kjo tragjedi i la në errësirë banorët e Koçanëve dhe të Maqedonisë dhe boshllëku që mbeti është i padurueshëm. Kërkoj nga të gjitha institucionet kompetente që të hetojnë përgjegjësinë e të gjithë të përfshirëve! Dështimi për t'u përgjigjur është gjithashtu një përgjegjësi. Duhet të shqyrtohen të gjitha detajet, të gjenden të gjitha lëshimet dhe të gjithë personat që kontribuan në këtë tragjedi duhet të mbajnë përgjegjësi. Unë e vë veten plotësisht në dispozicion të institucioneve. Edhe pse me ligj nuk kam pasur autoritet të drejtpërdrejtë në këtë rast, jam i gatshëm t'u përgjigjem të gjitha pyetjeve për gjithçka, si dhe veprimeve të mia personale. Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë dhimbjen time! Por në këto momente, ne duhet të tregojmë virtyt, të ushtrojmë përgjegjësi të plotë dhe të tregojmë diversitet në mënyrën tonë të të vepruarit. Nëpërmjet sjelljes sonë, ne duhet të japim shembullin e qëndrimit kundër një sistemi që nuk funksionon. Nëse ka ndonjë bazë përgjegjësie nga ana ime, i bëj thirrje prokurorisë që ta hetojë dhe të veprojë në përputhje me ligjin. Për mua, pas kësaj tragjedie, asgjë nuk ka më të njëjtin kuptim! Këta ishin fëmijët tanë! Shumë njerëz, me të drejtë, e vunë re pse dje nuk dola në publik gjithë ditën. Por ata që më njohin e dinë se sa i thyer jam dhe si e përjetoj atë që ndodhi. Është e vështirë dhe do ta kem të vështirë ta mbijetoj,"- shkruan Papazov.
Në lidhje me tragjedinë janë ndaluar 15 persona. Ish-sekretarja e ministrisë së Ekonomisë është një nga personat e ndaluar për tragjedinë në Koçan. Bëhet fjalë për Razmina Çekiç. Kjo e fundit akuzohet nga ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka falsifikuar licencën për klubin e natës ku edhe ndodhi tragjedia.
Në orën 3 të mëngjesit të 16 marsit një klub nate në Maqedoninë e Veriut u përfshi nga flakët. Si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën 59 persona dhe 155 të tjerë janë plagosur. Në ambientet e lokalit ishin mbi 1500 persona, të cilët po ndiqnin një koncert muzikor. Dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike./ZËRI
Transportoi të lënduarit e Koçanës në spital, shoferi i ambulancës vdes nga stresi

SHKUP- Vazhdon të rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një disko në Maqedoninë e Veriut. Drejtuesi i një prej ambulancave, i cili gjatë gjithë natës transportoi të lënduarit e klubit të natës, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Ile Goçevski, shofer i ambulancës, ka ndërruar jetë nga stresi pasi ka transportuar gjithë natës të lënduarit nga 'diskoteka e vdekjes' në Koçan. Mesa duket zemra e tij nuk e përballoi dot stresin që përjetoi për shkak të tragjedisë në Koçan. Sipas raportimeve, Gochevsky dha frymën e fundit në shtëpi, pasi u kthye nga turni i punës.
Miq dhe të njohur po i japin lamtumirën e fundit shoferit të ndjerë në rrjetet sociale.
"Nuk ka fjalë që të përshkruajnë... Ti ishe më shumë se një burrë – ishe një mal, një njeri me zemër dhe shpirt të madh. Dje bëre maksimumin për të shpëtuar shpirtra të rinj, të pafajshëm dhe në fund u largove edhe ti... Pusho në paqe o i madh,"-shkruan një nga miqtë e tij në rrjetet sociale.
Maqedonia e Veriut dhe Koçani janë të tronditura një ditë pas tragjedisë së disko, e cila la pas të paktën 59 të vdekur dhe më shumë se 155 persona të plagosur. Në qytetin e Koçanit mbizotëron heshtja, ndërsa banorët kanë ndezur qirinj në parkun e qytetit deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme për të vrarët nga zjarri në diskotekën “Puls”. Viktima më e re ishte vetëm 14 vjeç. Deri më tani janë ndaluar 15 persona, mes të cilëve edhe zyrtarë shtetërorë, ndërsa mbrëmë janë caktuar masa e paraburgimit për dhjetë persona. Disa nga të dyshuarit janë lënduar nga zjarri dhe ndodhen në spital./ZËRI
Futbollisti 25-vjeçar vdiq duke shpëtuar të tjerët nga zjarri, kush ishte heroi i tragjedisë në Koçan

MAQEDONIA E VERIUT-Andrej Lazarov, një futbollist profesionist 25-vjeçar, ishte një ndër viktimat e tragjedisë në Koçan, ku humbën jetën 59 persona dhe u plagosën 155 të tjerë. Futbollisti humbi jetën si hero mëngjesin e 16 marsit, ndërsa përpiqej të shpëtonte të tjerët nga zjarri vdekjeprurës.
Lazarov, një mesfushor qendror, i ishte bashkuar klubit të nivelit të dytë maqedonas FC Shkupi në shtator. I përshkruar nga shokët e tij të skuadrës si i përkushtuar, i përulur dhe plot zemër, ai ishte bërë shpejt një prani e vlefshme në dhomën e zhveshjes. Tifozët dhe miqtë e tij shprehen se 25-vjeçari ishte i apasionuar pas futbollist dhe ishte gjithmonë gati kur ekipi apo komuniteti kishte nevojë për të.
“Si një shpirt heroik, Lazarov humbi jetën duke u përpjekur të ndihmonte të tjerët të shpëtonin nga mjedisi i djegur. Ai u helmua nga tymi gjatë përpjekjeve të tij për të shpëtuar jetë, duke treguar guxim dhe humanizëm deri në fund”, shkruan klubi.
Në orën 3 të mëngjesit të 16 marsit një klub nate në Maqedoninë e Veriut u përfshi nga flakët. Si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën 59 persona dhe 155 të tjerë janë plagosur. Në ambientet e lokalit ishin mbi 1500 persona, të cilët po ndiqnin një koncert muzikor. Dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike./ZËRI
Flamujt në gjysmë shtizë, Maqedonia e Veriut në zi për tragjedinë në Koçan

MAQEDONIA E VERIUT-Flamujt janë ulur në gjysmë shtizë në Maqedoninë e Veriut. Qeveria ka shpallur shtatë ditë zie për 59 personat të cilët humbën jetën në orët e hershme të mëngjesit të djeshme në Koçan, si pasojë e shpërthimit të zjarrit gjatë një koncerti në një klub nate. Ndërkohë 159 persona të lënduar po marrin ndihmën mjekësore.
Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski ka paralajmëruar përgjegjësi penale për të gjithë të përfshirët. Ministri i Brendshëm maqedonas, Pançe Toshkovski ka thënë se sipas informacioneve të marra, zjarri ka shpërthyer si pasojë e mjeteve piroteknike që janë përdorur për efekt ndriçimi në koncertin e bendit ADN. Ministria e Brendshme, në koordinim me Zyrën e Prokurorit Publik ka thënë se janë 20 të dyshuar, 15 prej të cilëve janë ndaluar nga policia.
Në orën 3 të mëngjesit të 16 marsit një klub nate në Maqedoninë e Veriut u përfshi nga flakët. Si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën 59 persona dhe 155 të tjerë janë plagosur. Në ambientet e lokalit ishin mbi 1500 persona, të cilët po ndiqnin një koncert muzikor. Dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike./ZËRI
Tragjedia me 59 viktima në Koçan! Nga zjarri vdekjeprurës në klubin e natës tek hetimi, çfarë dihet deri tani

MAQEDONIA E VERIUT-Sot banorët e Maqedonisë së Veriut nisin mbajtjen e një jave të gjatë të zisë kombëtare. 59 viktima dhe 159 persona të lënduar, është bilanci i tragjedisë të ndodhur mëngjesin e 16 marsit, ku një klub nate në Maqedoninë e Veriut u përfshi nga flakët. Deri më tani janë identifikuar 35 viktima, prej të cilëve 31 nga Koçani dhe 4 nga Shtipi. Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, tha se 20 prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë. Më shumë se 20 prej të lënduarve dhe tre të vdekur janë nën moshën 18-vjeçare, sipas ministrit të Brendshëm, Pance Toskovski.
Familjarët e viktimave, të cilët humbën jetën pas zjarrit në një diskotekë në Maqedoninë e Veriut, kanë refuzuar autopsinë. Të gjithë së bashku, bllokuan, edhe me makina, hyrje-daljet e spitalit në Koçan për të mos autopsinë ndaj familjarëve të tyre.
Çfarë ndodhi në klubin e natës?
Në orën 3 të mëngjesit, një klub nate në Maqedoninë e Veriut u përfshi nga flakët. Si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën 59 persona dhe 155 të tjerë janë plagosur. Në ambientet e lokalit ishin mbi 1500 persona, të cilët po ndiqnin një koncert muzikor. Dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike.
Shkaku i zjarrit
Informacionet e para janë se vendi ku është organizuar festa fatale për të rinjtë nuk ka pasur kushte sigurie dhe nuk ka qenë adekuate për pranimin e aq numrit të madh të njerëzve, saqë thuhet se ka pasur, nga 1500-1700 persona. Sipas gjetjeve fillestare, zjarri u shkaktua nga shkëndijat e mjeteve piroteknike, të përdorura për efekt ndriçimi, të cilat ndezën pjesën e çatisë prej materiali të ndezshëm” trarë druri”.
Objekti i djegur në Koçan sipas të dhënave publike të Kadastrës ka hapësirë të përgjithshme rreth 360 metra katrorë në një parcelë prej gjithsej 970 metra katrorë. Fletëpronësia, sipas të dhënave të Agjencisë së Kadastrës evidentohet në emër të Millkovski Andon Grozdan, megjithatë nuk dihet nëse emri që figuron në fakt është edhe pronari i objektit.
Hetimi
Në një konferencë për shtyp Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski deklaroi se diskoteka nuk kishte licensë dhe se sipas tij do të ketë përgjegjësi. Ministri Toshkovski, tha po ashtu se në koordinim me Prokurorinë Publike, kanë më shumë se 20 persona të dyshuar rreth ngjarjes në Koçan. Në lidhje me tragjedinë janë ndaluar 15 persona.
Ish-sekretarja e ministrisë së Ekonomisë është një nga personat e ndaluar për tragjedinë në Koçan. Bëhet fjalë për Razmina Çekiç. Kjo e fundit akuzohet nga ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka falsifikuar licencën për klubin e natës ku edhe ndodhi tragjedia. Funksionin e sekretares shtetërore, Duroviç e ka ushtruar gjatë kohës që me ministrinë ka udhëhequr Kreshnik Bekteshi. Në pyetje është marrë edhe ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi./ZËRI