LIVE UPDATES

Tragjedi në Maqedoninë e Veriut/ Zjarr në një lokal nate, 59 viktima dhe 155 të plagosur, arrestohen organizatorët e koncertit

➤ Tragjedi në Maqedoninë e Veriut! ➤ Në orën 3 të mëngjesit, një klub nate në Maqedoninë e Veriut u përfshi nga flakët. ➤ Si pasojë e zjarrit, humbën jetën 59 persona dhe u plagosën 155 të tjerë. ➤ Në ambientet e lokalit ishin mbi 1500 persona, të cilët po ndiqnin një koncert muzikor. ➤ Lokali i natës ku shpërtheu zjarri në orët e para të mëngjesit të së dielës nuk kishte leje për të operuar. ➤ Më shumë se 20 persona konsiderohen të dyshuar dhe po hetohen. Mes të dyshuarve janë edhe djali i pronarit të klubit, administratori dhe sigurimi. ➤ Mediat vendase raportojnë se diskoteka ku u mbajt koncerti ishte më parë një magazinë tapetesh. Por funksiononte me licencë false dhe ishte ndërtuar me materiale të lira dhe pa standarde sigurie. ➤Drejtoresha e spitalit të Koçanit në një deklaratë publike tha se viktimat janë të moshës 14 deri në 14 vjeç. ➤ Ndërsa disa nga të plagosurit në gjendje të rëndë për jetën janë transportuar jashtë vendit. Ministria e Shëndetësisë informon se ata janë transportuar në Serbi, Bullgari, Greqi dhe Turqi. ➤Disa prej viktimave nuk kishin karta identiteti me vete, duke e bërë të vështirë identifikimin e tyre. ➤Familjarët dhe të afërmit e personave që ndodheshin në klubin e natës kanë kërkuar ndihmë në rrjetet sociale duke publikuar fotot e tyre.

23 artikuj për këtë temë.
2 MUAJ ME PARE

Tragjedia në Koçan/ Prokuroria kërkon burg për 11 persona, 3 prej tyre janë në spital

Tragjedi në Maqedoninë e Veriut/ Zjarr në një lokal nate, 59
Foto ilustruese

SHKUP- Prokuroria Themelore Publike ka nisur hetimet dhe kërkon "arrest me burg" për 11 persona. Nga hetuesit është kërkuar vendosja e prangave për 8 persona, ndërsa 3 të tjerë ndodhen ende në spital pasi janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Për këta të fundit, hetimet do të vazhdojnë dhe veprimet do të kryhen në një moment të dytë, pasi të përmirësohet gjendja e tyre shëndetësore.

Ndërkohë vazhdojnë veprimet për zbardhjen e përgjegjësisë së disa personave.

Çfarë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut?

Në orën 3 të mëngjesit, një klub nate në Maqedoninë e Veriut u përfshi nga flakët. Si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën 59 persona dhe 155 të tjerë janë plagosur. Në ambientet e lokalit kanë qenë rreth 1500 persona. Dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

Tragjedia në Koçan/ Arrestohet ish-sekretarja e Ministrisë së Ekonomisë, Razmina Çekiç

Tragjedi në Maqedoninë e Veriut/ Zjarr në një lokal nate, 59
Razmina Çekiç

SHKUP- Ish-sekretarja e ministrisë së Ekonomisë është një nga personat e ndaluar për tragjedinë në Koçan. Bëhet fjalë për Razmina Çekiç. Kjo e fundit akuzohet nga ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka falsifikuar licencën për klubin e natës ku edhe ndodhi tragjedia.

Çfarë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut?

Në orën 3 të mëngjesit, një klub nate në Maqedoninë e Veriut u përfshi nga flakët. Si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën 59 persona dhe 155 të tjerë janë plagosur. Në ambientetet e lokalit kanë qenë rreth 1500 persona. Dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

Prokuroria zbulon parregullsi të shumta në diskotekën “Pulse”: S'kishte fikëse zjarri, as dyer të mjaftueshme!

Tragjedi në Maqedoninë e Veriut/ Zjarr në një lokal nate, 59
Pamje nga vendi i ngjarjes

SHKUP- Prokurori publik i shtetit Ljupço Kocevski ka thënë detajet e para nga inspektimi që kanë kryer në diskotekën “Puls” në Koçan, ku u shpreh se janë konstatuar shumë parregullsi. Kocevski tha se është zbuluar se objektit i mungon rrjeti hidrant dhe numri i pamjaftueshëm i aparateve për fikjen e zjarrit. Por jo vetëm kaq! Klubi nuk kishte as numrin e mjaftueshëm të dyerve dhe as çati rezistente ndaj zjarrit. Pra, nuk mund të përdorej si klub nate. 

“Kam formuar një ekip prokurorial, i përbërë nga dy prokurorë nga Shkupi, dy nga Prokuroria Publike në Koçan dhe një nga Shtipi. U urdhërua arrestimi i çdo personi, veprimet apo mosveprimet e të cilit shkaktuan tragjedinë. U dha urdhër për sekuestrimin e dokumentacionit nga disko. Një këqyrje në vend është bërë nga prokurorët publik dhe ende nuk ka përfunduar, do të vazhdojë edhe nesër. Do të angazhoj edhe 3-5 prokurorë publikë nga Prokuroria Publike e Shkupit, sepse është një rast kompleks dhe do të duhet të hetohen edhe shumë gjëra të tjera,"-tha Kocevski.

Gjithashtu shtoi se prokurorët do të kërkojnë në Gjykatë masën e paraburgimit prej 48 orësh për 10 personat e përfshirë në tragjedinë e Koçanit.

“Për dhjetë persona do të rekomandojmë paraburgim prej 48 orësh, i cili nëse është e nevojshme mund të zgjatet deri në 30 ditë,”- tha Kocevski, duke shtuar se aktualisht rreth 20 persona janë nën hetim.

Çfarë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut?

Në orën 3 të mëngjesit, një klub nate në Maqedoninë e Veriut u përfshi nga flakët. Si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën 59 persona dhe 155 të tjerë janë plagosur. Në ambientetet e lokalit kanë qenë rreth 1500 persona. Dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

Familjarët e viktimave në RMV bllokojnë spitalin: S'mund t’u bëni autopsi fëmijëve

Tragjedi në Maqedoninë e Veriut/ Zjarr në një lokal nate, 59
Pamje nga spitali

SHKUP- Familjarët e viktimave, të cilët humbën jetën pas zjarrit në një diskotekë në Maqedoninë e Veriut, kanë refuzuar autopsinë. Të gjithë së bashku, bllokuan, edhe me makina, hyrje-daljet e spitalit në Koçan për të mos autopsinë ndaj familjarëve të tyre.

“Duhet të na vrisni ne që të bëni autopsi fëmijët tanë. Nuk mund ti vrisni për herë të dytë,” - janë shprehur prindërit e viktimave.

PAMJE NGA SPITALI:

Tragjedi në Maqedoninë e Veriut/ Zjarr në një lokal nate, 59Tragjedi në Maqedoninë e Veriut/ Zjarr në një lokal nate, 59Tragjedi në Maqedoninë e Veriut/ Zjarr në një lokal nate, 59Tragjedi në Maqedoninë e Veriut/ Zjarr në një lokal nate, 59

Por nuk janë të vetmit e mbledhur para spitalit. Edhe miqtë dhe të afërmit e njerëzve të plagosur nga zjarri presin jashtë spitalit në Shkup për lajme mbi gjendjen e tyre. Simeon Sokolov, 50 vjeç, thotë se vajza e tij Anastasija, 23 vjeçe, po trajtohej në spital për djegie dhe dëmtim nga tymi.

“Jam babai i njërit prej fëmijëve të prekur nga tragjedia e madhe në Koçan. Anastasija Sokolov është vajza ime, është këtu në spitalin e Shkupit, ka qenë disa orë në Shtip, ka djegie, ka edhe thithje tymi, dhe është këtu për mjekim me respirator, është në gjendje të qëndrueshme. Më e rëndësishmja, ajo është gjallë. Dhe presim për lajme të tjera, tami për tani kaq dimë. Di vetëm që janë shumë fëmijë që kanë vuajtur. Ne ishim gjithë kohës në spitale. Doktorët po bëjnë punën e tyre, por numri është i madh. Dashtë Zoti gjithësecili të mbijetojë dhe të bëhet mirë,”- shprehet babai.

Çfarë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut?

Në orën 3 të mëngjesit, një klub nate në Maqedoninë e Veriut u përfshi nga flakët. Si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën 59 persona dhe 155 të tjerë janë plagosur. Në ambientetet e lokalit kanë qenë rreth 1500 persona. Dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

'Rriste e vetme 2 fëmijë'/ Historia e trishtë e vokalistes së grupit DNK që humbi jetën në tragjedinë e Koçanit

Tragjedi në Maqedoninë e Veriut/ Zjarr në një lokal nate, 59
Sara Projkovska

MAQEDONI E VERIUT- Profesoresha e pianos në Fakultetin e Artit Muzikor, Sara Projkovska, e cila ishte vokaliste në grupin "DNK", është një nga viktimat që humbi jetën nga zjarri në Koçanë. Projkovska ishte një nënë e dy fëmijëve, të cilët po i rriste i vetme.

Gjatë gjithë karrierës së saj, ajo këndonte si "back-vokaliste" për pothuajse të gjithë këngëtarët e estradës në Maqedoni. Ajo mundohej që të fitonte para për të rritur fëmijët e saj për shkak se ish-bashkëshorti i saj, trompetisti dhe profesori i xhazit, Aleksandar Nikolovski, u nda nga jeta në vitin 2021 në moshën 48-vjeçare.

Nga zjarri u lënduan edhe kolegët e saj. Ana Kostadinovska ishte gjithashtu pjesë e grupit ‘DNK’, të cilët po performonin në diskotekë ku ra zjarri. Ajo është në gjendje të stabilizuar dhe po trajtohet në shtëpi sipas familjarëve të saj. Ndërsa Andrej Gorgieski është në spital./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

“Motra ime ka humbur, nuk e gjejmë”/ Të mbijetuarit e tragjedisë në Koçan rrëfejnë tmerrin

Tragjedi në Maqedoninë e Veriut/ Zjarr në një lokal nate, 59
Një nga të plagosurit

SHKUP- Situatë e tensionuar në oborrin e spitalit të Koçanit, ku familjarët me çdo kusht kërkojnë që t’i marrin kufomat e të afërmve të tyre që kanë humbur jetën në aksidentin tragjik në diskotekën “Puls”. Dhimbje, trishtim, frikë dhe lot në sytë e familjarëve që prisnin në oborrin e spitalit për të marrë informacione për gjendjen shëndetësore të të afërmve të tyre. Në mesin e tyre, Alsat gjeti edhe të mbijetuar të zjarrit, që flasin për tmerrin e përjetuar.

“Të gjithë filluan të vrapojnë drejt daljes. Të gjithë shihnin si ta shpëtojnë jetën. Askush nuk ishte i vetëdijshëm, trupa të djegur. Të gjithë ishin nën stres. Motra ime ka humbur, nuk mund ta gjejmë në asnjë spital…. Duke dalë jashtë rashë në tokë dhe njerëzit shkelën mbi mua,”- tha një e mbijetuar.

INTERVISTA ME NJË TË LËNDUAR:

I plagosuri: Ndodhi me shpejtësi, nuk e mbaj mend si u lëndova dhe si arrita deri në spital.. Kam djegie në kokë dhe nëpër duar.

A tërhoqët dikën me vete? A ndihmuat apo ju ndihmuan?

I plagosuri: Asgjë nuk mbaj mend, vetëm e di se një zjarrfikës më tërhoqi dhe më tej asgjë më nuk di.

A e dini se në çfarë kohe ka ndodhur?

I plagosuri: Mendoj se rreth orës 3 e gjysmë, ashtu disi, gjithçka ndodhi me shpejtësi.

A jeni të lënduar nga turmat apo nga zjarri?

I plagosuri: Nga zjarri.

Qytetarët dhe të afërmit shprehen të tmerruar nga kjo fatkeqësi.

“I biri i një mikut tim punonte sigurim, u helmua me monoksid, merrte pjesë në tërheqjen, thotë se ishte e tmerrshme, do të ju lutem kaq, nuk mundem më tepër,”- u shpreh një familjar.

Ndihmë ofroi edhe Kryqi i Kuq. Kryetari, Sait Saiti tha se aktualisht nuk ka nevojë për dhurim të gjakut për pacientët.

“Sa i përket gjakut, për momentin nuk kemi nevojë, rezervat e sistemit shëndetësorë janë të mjaftueshme, nëse ka nevojë eventualisht këtu jemi. Mirëpo për momentin nuk ka nevojë të mobilizohemi për një aktivitet të tillë”, tha Sait Sati, Kryqi i Kuq.

Nga Kryqi i Kuq thonë se në terren do të mbeten edhe në ditët në vazhdim./Alsat.mk

2 MUAJ ME PARE

Kreshnik Bekteshi thirret për t'u marrë në pyetje për tragjedinë e Koçanës

Tragjedi në Maqedoninë e Veriut/ Zjarr në një lokal nate, 59
Kreshnik Bekteshi

SHKUP- Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, është thirrur në Komisariatin e Karposhit për t'u marrë në pyetje. Ai do të merret në pyetje për falsifikimin e lejes për diskon në Koçan, ku ndërruan jetë 59 persona.

Pretendohet se ministri është përfshirë në dhënien e licencës së falsifikuar.

Çfarë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut?

Në orën 3 të mëngjesit, një klub nate në Maqedoninë e Veriut u përfshi nga flakët. Si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën 59 persona dhe 155 të tjerë janë plagosur. Në ambientetet e lokalit kanë qenë rreth 1500 persona. Dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

GJESTI! Hotelet e Shkupit ofrojnë strehim për familjarët e të plagosurve dhe viktimave të Koçanës

Tragjedi në Maqedoninë e Veriut/ Zjarr në një lokal nate, 59
Foto ilustruese

SHKUP- Tragjedia në Koçanë ka ndezur bamirësinë në zemrat e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Hotelet në Shkup kanë ofruar strehim falas për familjet e viktimave dhe të lënduarve. Lajmin e bëri me dije Asociacioni i Hotelerëve të Shkupit. Në lajmërimin e tyre, sqarohet se do të ofrojnë akomodim falas për familjet dhe familjarët e të lënduarve dhe të vdekurve nga zjarri në diskotekën "Pulse" në Koçan.

"Familjet dhe të afërmit e viktimave dhe të sëmurëve mund të qëndrojnë dhe pushojnë pa pagesë në hotelet e qytetit të Shkupit. Nëse keni nevojë të mësoni më shumë informacione, mund t'i merrni në numrin e telefonit 073 821 120”, botuar nga Shoqata e Hotelierëve Shkup,"-shkruhet në njoftim.

Po ashtu, Ministria e Arsimit dhe Shkencës hap banesa studentore dhe nxënësish për ata që duhet të vendosen përkohësisht në Shkup. Nga ana tjetër, Ministri i Kulturës, Zoran Lutkov, tha se të gjitha institucionet kulturore në Shkup i kanë hapur dyert për të ndihmuar familjet e tyre. Edhe Teatri Kombëtar i Maqedonisë ofron edhe strehim për të afërmit dhe miqtë e të vdekurve në tragjedinë e Koçanit.

Në orën 3 të mëngjesit, një klub nate në Maqedoninë e Veriut u përfshi nga flakët. Si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën 59 persona dhe 155 të tjerë janë plagosur. Në ambientetet e lokalit kanë qenë rreth 1500 persona. Dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

Tragjedia me 59 viktima/ Mickoski: Kjo është dita më e vështirë e jetës sime, s'do kemi mëshirë!

Tragjedi në Maqedoninë e Veriut/ Zjarr në një lokal nate, 59
Hristijan Mickoski

SHKUP- Në një konferencë për mediat, kryeministri Hristijan Mickoski tha se qeveria do të tregojë me hapa dhe vendime për të gjetur përgjegjësit e zjarrit në diskotekën në Koçan, ku humbën jetën së paku 59 persona. Në deklaratën e tij për shtyp, të parën për tragjedinë e ndodhur, tha se kjo është sfida më e rëndë me të cilën është dashur që të përballet. Por, po ashtu, paralajmëroi se nuk do të ketë mëshirë për përgjegjësit, që sipas tij, do të përballen me të gjithë forcën e ligjit. 

“Kam pasur shumë momente dhe sfida të vështira në jetën time, por sot është dita më e vështirë e jetës sime. Po më thyhet zemra dhe nuk kam forcë të flas sot. Jam thyer dhe shpirti im është thyer. Në jetën time dhe në karrierën time, kam vendosur të veproj parimisht, ndershmërisht, pavarësisht nga rreziqet dhe pa marrë parasysh pasojat. Kam hyrë në politikë për të ndryshuar diçka. Kam hasur në një sistem thellësisht të korruptuar të krijuar dhe ushqyer prej dekadash, pjesë e të cilit janë njerëz nga të gjitha partitë, nga të gjitha profilet. Nëse ai sistem nuk shembet, ky vend nuk do të ekzistojë kurrë dhe ai sistem nuk mund të shembet lehtë dhe shpejt, sepse është ndërtuar me dekada, jo me muaj e vite. Prisni kur bëhet fjalë për llogaridhënien, se nuk do të ketë mëshirë. Do të duhet të ketë përgjegjës me emra dhe mbiemra. Pa mëshirë.

Dhe së dyti, po aq e rëndësishme. Kërkohet një demonstrim i përgjegjësisë morale. Dhe shumë njerëz më thonë se populli e di që nuk ka faj qeveria për këtë, se është një Qeveri e re që është përballur me problemet e grumbulluara me dekada dhe një sistem korrupsioni që është krijuar me dekada në vend, por unë ju them, pavarësisht kësaj, ne duhet të jemi shembull që do të ketë kuptim dhe vlerë dhe duhet të kemi përgjegjësi morale. Nuk më duhet pushteti me asnjë çmim, por jam këtu për të luftuar dhe për të demonstruar me shembull,"-tha Mickoski.

Po ashtu, në fjalën e tij saktësoi edhe dyshimet e deritanishme. Sipas kryeministrit, licensa e klubit të natës është lëshuar në mars të vitit 2024 me anë të ryshfetit.

“Është një dokument për funksionimin e një kabareje që është lëshuar ilegalisht me vulën origjinale të Ministrisë së Ekonomisë dhe nënshkrimin e zyrtarëve të atëhershëm të asaj ministrie,”-shtoi Mickoski.

Në orën 3 të mëngjesit, një klub nate në Maqedoninë e Veriut u përfshi nga flakët. Si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën 59 persona dhe 155 të tjerë janë plagosur. Në ambientetet e lokalit kanë qenë rreth 1500 persona. Dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike/ZËRI

2 MUAJ ME PARE

Presidentja në konferencë të jashtëzakonshme: Askush nuk duhet t’i shmanget ligjit dhe drejtësisë!

Tragjedi në Maqedoninë e Veriut/ Zjarr në një lokal nate, 59
Gordana Siljanovska-Davkova

SHKUP- Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova i është drejtuar qytetarëve për tragjedinë e ndodhur herët në mëngjes në Koçan. Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, presidentja tha se kjo tragjedi duhet që të ketë emra përgjegjësish.

“Ne jemi të gjithë në shok dhe unë jam e shokuar: si nënë, si person, si presidente. Nuk di çfarë fjalë të përdor për të shprehur ngushëllimet e mia për familjen dhe të dashurit e tyre të ndjerë. Dhimbja jote e pamasë është edhe e imja. Vizitova pacientët në mëngjes. E di dhe e ndjej që nuk jemi vetëm. Të sëmurët më rëndë do të shkojnë në klinika të specializuara në Bullgari, Serbi, Greqi dhe Turqi për të marrë ndihmë dhe trajtim mjekësor. Njerëz nga i gjithë rajoni, Europa dhe bota janë me ne. Ne nuk mund ta harrojmë këtë akt mirësie. Ne do t'u jemi përjetësisht mirënjohës atyre. Ju kërkoj, të udhëhequr nga humanizmi dhe empatia, të bashkoheni në dhimbje, të vetëdijshëm se vdekja dhe sëmundja na prekin të gjithëve njësoj, pavarësisht përkatësisë sonë. Nuk është koha për përçarje dhe ballafaqime, sidomos kur të rinjtë bëjnë pyetje për jetën e tyre, e cila shpesh shpenzohet për egoizëm, improvizim dhe manipulim. Le të mos përdhosim sakrificën e pafajshme të të vdekurve, le të bashkojmë forcat rreth të mbijetuarve. Askush nuk duhet t’i shmanget ligjit dhe drejtësisë, asgjë nuk është më e rëndësishme se jeta e një të riu,"-tha ajo

Në orën 3 të mëngjesit, një klub nate në Maqedoninë e Veriut u përfshi nga flakët. Si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën 59 persona dhe 155 të tjerë janë plagosur. Në ambientetet e lokalit kanë qenë rreth 1500 persona. Dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

Korrupsion me 59 viktima! Ministri i Brendshëm për tragjedinë në Koçan: Kompania s'kishte licencë…

Tragjedi në Maqedoninë e Veriut/ Zjarr në një lokal nate, 59
Pançe Toshkovski

SHKUP- Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski ka bërë të ditur detaje të reja për tragjedinë në Koçan. Ai tha se ka pasur të dyshuar, ka pasur edhe arrestime, por shtoi se disa nga të dyshuarit kanë vdekur. Sipas tij, në spital ndodhen katër persona, dy anëtarë të grupit muzikor, djali i pronarit dhe drejtuesi i personit juridik që menaxhonte diskotekën.

“Janë rreth njëzet të dyshuar, prej të cilëve rreth 15 persona janë në stacion policor, disa nga të dyshuarit janë të vdekur, sipas dyshimeve që kemi deri më tani sa i përket të dyshuarve, disa janë në spitale”.

Disa të tjerë, ndodhen aktualisht në komisariat. Deri më tani raportohet se janë ndaluar një ish-sekretar i Ministrisë së Ekonomisë, një ish-drejtor i një sektori të Ministrisë së Ekonomisë, një ish-drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe tre punonjës të Drejtorisë. 

Tashmë hetimet vazhdojnë për të zbuluar nëse klubi i natës kishte apo jo licensë.

"Kjo kompani nuk ka licencë të ligjshme operimi. Nuk do të doja të zbuloja më shumë detaje, por dua të them se kjo licencë, si shumë gjëra të tjera në Maqedoni në të kaluarën, është e lidhur me ryshfet dhe korrupsion. Më lejoni t'i kujtoj opinionit maqedonas se ndryshe nga më parë, në këtë rast ata që janë të përfshirë drejtpërdrejt në dhënien e paligjshme të licencave do të kenë emër dhe mbiemër dhe do të mbajnë përgjegjësi,”-shtoi Toshkovski.

Licensa e fundit e operimit ishte lëshuar më 13 mars 2023 dhe ishte e vlefshme për një vit. Por tashmë në publik ka dalë një licencë e re, për të cilën burime të "TV21" nga Ministria e Brendshme pretendojnë se është e falsifikuar. Sipas dokumentit të “lëshuar” më 13 mars 2024, shkruhet se licensa ka qenë e vlefshme deri më 13 mars 2025, por duket se nuk është siç pretendohet.

Tragjedi në Maqedoninë e Veriut/ Zjarr në një lokal nate, 59

Në këtë rast kanë dështuar edhe organet kompetente, si pushteti vendor, inspektorati shtetëror i tregut, inspektorati i mjedisit, policia dhe zjarrfikësit. Të gjitha këto autoritete është dashur të kontrollojnë nëse ky objekt i plotëson kërkesat kryesore të sigurisë të Rregullores për Kërkesat Minimale Teknike për Kryerjen e Aktiviteteve Katering./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

5 prokurorë po hetojnë tragjedinë në Maqedoninë e Veriut

Tragjedi në Maqedoninë e Veriut/ Zjarr në një lokal nate, 59
Pamje nga klubi

SHKUP- 5 prokurorë do të marrin përsipër hetimin për zjarrin vdekjeprurës në një diskotekë në qytetin e Koçanit. Lajmin e dha prokurori i përgjithshëm i Maqedonisë së Veriut, Ljubço Kocevski.

"Aktualisht, janë lëshuar urdhëra për mbledhjen e provave dhe po merren deklarata nga disa persona,"- tha Kochevsky, pa dhënë detaje të mëtejshme. Ndërsa ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toskovski, zbuloi se janë lëshuar katër urdhër-arreste, një prej tyre për pronarin e klubit të natës ku edhe ndodhi tragjedia. Megjithatë detaje të tjera, apo emrat e tyre, nuk janë zbuluar nga ana e autoriteteve.

Nga të vdekurit, 35 janë identifikuar, tha sot ministri i brendshëm Pande Toskovski. Gjithashtu u bë e ditur se të vdekurit ishin të moshës 14 deri në 24 vjeç. 155 të tjerë, që kanë mbetur të lënduar nga zjarri po trajtohen në spitalet në të gjithë vendin.

Rreth 20 janë në gjendje kritike. Disa prej tyre janë dërguar për trajtim jashtë vendit, kryesisht në Greqi, Serbi dhe Bullgari./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

"Humba djalin, ç'më duhet jeta mua?!/ Dhimbja e një prindi: Edhe ata të vajtojnë për fëmijët e tyre!

Tragjedi në Maqedoninë e Veriut/ Zjarr në një lokal nate, 59
Dragi Stojanov

SHKUP - Dragi Stojanov është një nga prindërit që ka humbur djalin nga tragjedia në diskotekën “Puls” në Koçan. Ai ka dalë para mediave dhe ka treguar sesi i biri, Tomçe, ndërroi jetë tragjikisht vetëm 21-vjeç. I tronditur nga humbja, kërkon drejtësi për të birin, ndërkohë që shton se të vetmit fajtorë për tragjedisë janë autoritetet; ose siç i quan ai "të mëdhenjtë".

PJESË NGA PRONONCIMI: 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Stojanov: Për çfarë më duhet jeta mua, nuk më duhet mua jeta. Një fëmijë kam pasur, për çfarë më duhet jeta… Një fëmijë kam pasur, vdiq, nuk më duhet jeta mua o njerëz. Një fëmijë kam pasur, vdiq, çfarë të bëjë, edhe të tyre mos të jenë më, edhe ata të vuajnë siç po vuaj unë. 150 persona në një disko, 500 persona në disko.

Sa vjeç ishte fëmija juaj?

Stojanov: 21 vjeç, tani duhej të jetonte… Nga Koçani! Të lajmërohen shefat e Policisë, të korruptuar, droga, i drogojnë. Diskoteka, diskoteka e kujt është? E të mëdhenjve. Nuk më duhet jeta mua? E kujt është diskoteka? E dinë ata, e të mëdhenjve, nuk është e imja.

Në orën 3 të mëngjesit, një klub nate në Maqedoninë e Veriut u përfshi nga flakët. Si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën 59 persona dhe 155 të tjerë janë plagosur. Në ambientet e lokalit kanë qenë rreth 1500 persona. Dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike/ZËRI

2 MUAJ ME PARE

Tragjedia në klabin e natës, Qeveria merr vendim: 7 ditë zie në gjithë territorin e RMV-së!

Tragjedi në Maqedoninë e Veriut/ Zjarr në një lokal nate, 59
Foto ilustruese

SHKUP- Qeveria e ka nisur seancën e sotme me një minutë heshtje për të nderuar personat që humbën jetën tragjikisht pas djegies së diskotekës në Koçan. Në mbledhjen e jashtëzakonshme që u kërkua sot, u vendos për shpalljen e 7 ditëve zie në mbarë vendin.

“Të gjithë duhet t’i binden vendimit, pasi dënimet për mosrespektim do të jenë të rënda. Në këto ditë Ministria e Jashtme do të hapë një libër zie brenda ministrisë për aksidentin e madh të ndodhur,”- thuhet në njoftim.

Gjithashtu, në seancën e Qeverisë u mor vendim që detyron Inspektoratin Shtetëror të Tregut që të kryejë kontroll të jashtëzakonshëm në klube nate, diskoteka dhe diskoteka të hapura në të gjithë territorin e Republikës. Pasi të kryehen kontrollet, do të duhet që të njoftohet qeveria për të gjitha konstatimet e inspektimit. 

Në orën 3 të mëngjesit, një klub nate në Maqedoninë e Veriut u përfshi nga flakët. Si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën 59 persona dhe 155 të tjerë janë plagosur. Në ambientetet e lokalit kanë qenë rreth 1500 persona. Dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike/ZËRI

2 MUAJ ME PARE

Tragjedia e Koçanit/ Viktimat rreth moshës 14-24 vjeç, transportohen jashtë vendit disa të plagosur

Tragjedi në Maqedoninë e Veriut/ Zjarr në një lokal nate, 59
Kristina Serafimova

KOÇAN- Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka lajmëruar se disa nga të plagosurit në klubin e natës në Koçan do të transportohen për trajtim mjekësor jashtë vendit. Bëhet me dije se pacientët do të transportohen me helikopter drejt Bullgarisë, Serbisë, Greqisë dhe Turqisë.

Ndërsa, në një deklaratë për mediat drejtoresha e spitalit të Koçanit, Kristina Serafimova, ka dhënë detaje mbi gjendjen e disa prej të lënduarve. Ajo tha se në spital u transportuan 70 persona, mes të cilëve disa ishin pa shenja jete. Më tej, drejtoresha shtoi se shkaku kryesor i vdekjes ishte helmimi nga monoksidi i karbonit. Serafimova tha se momentalisht po trajtohen 20 persona, ndërsa të tjerët janë transportuar në Shtip dhe Shkup. Drejtoresha e spitalit bëri me dije se viktimat janë të moshës 14 deri në 24 vjeç.

“Kemi marrë 70 persona, për fat të keq, mes tyre ishin edhe të sjellë dhe të vdekur. Pacientët kishin djegie dhe helmim me monoksid karboni. Më pas ata janë transferuar në Spitalin klinik të Shtipit dhe prej andej disa janë dërguar në Shkup. Aktualisht kemi 20 pacientë me simptoma të lehta. Shumë njerëz kanë vdekur, por deri në përfundimin e identifikimit, nuk mund të themi se sa kanë vdekur.

Identifikimi i disa personave ishte i vështirë për shkak se disa prej tyre nuk kishin karta identiteti. Të vdekurit ishin të moshës nga 14 deri në 24 vjeç,"- tha Serafimova.

Në orën 3 të mëngjesit, një klub nate në Maqedoninë e Veriut u përfshi nga flakët. Si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën 59 persona dhe 155 të tjerë janë plagosur. Në ambientetet e lokalit kanë qenë rreth 1500 persona. Dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike/ZËRI

2 MUAJ ME PARE

Tragjedia në Koçan/ Shkon në 59 numri i viktimave dhe 155 të plagosur, 18 në gjendje kritike për jetën

Tragjedi në Maqedoninë e Veriut/ Zjarr në një lokal nate, 59
Pamje nga vendngjarja

KOÇAN- Rritet numri i viktimave nga tragjedia në Koçan! Autoritetet maqedonase bëjnë me dije se numri i viktimave ka shkuar në 59 persona dhe 155 të tjerë janë plagosur. Po ashtu, bëhet me dije se 18 pacientë janë në gjendje kritike për jetën. Të lënduarit nga zjarri që ra në një lokal nate janë transportuar në spitalin e Koçanit, Shtipit dhe Shkupit. I plagosur ka mbetur edhe këngëtari i bandës muzikore që po perfomonte në momentin e zjarrit. Në ambientet e klubit kanë qenë 1500 persona, kryesisht të rinj.

Në orën 3 të mëngjesit, një klub nate në Maqedoninë e Veriut u përfshi nga flakët. Dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

Tragjedia në Koçan/ Dëshmitarja: Të gjithë po përpiqeshin të shpëtonin veten! U rrëzova dhe të tjerët po më shkelnin

Tragjedi në Maqedoninë e Veriut/ Zjarr në një lokal nate, 59
Marija Taseva

KOÇAN- Një nga të lënduarat e zjarrit ka treguar momentetet nga rënia e zjarrit në klubin e natës në Koçan. 20-vjeçarja Marija Taseva ka treguar se në momentin kur ra zjarr, ajo po përpiqej të largohej por u pengua dhe u rrëzua. Taseva shprehet se motra e saj, 25 vjeçe, ka humbur dhe deri më tani nuk kanë asnjë informacion për të.

“Të gjithë filluan të vraponin. Të gjithë përpiqeshin të shpëtonin veten. Motra ime ka humbur. Nuk mund ta gjejmë në asnjë spital. Tani presim këtu rezultatet për të parë nëse do ta gjejmë, nëse jo, përfundimisht do të shkojmë në Shkup. Teksa po vrapoja u rrëzova dhe dhe të tjerët më shkelnin. Jam lënduar vetëm në një anë të fytyrës time, pasi isha në tokë”, tha Taseva.

Në orën 3 të mëngjesit, një klub nate në Maqedoninë e Veriut u përfshi nga flakët. Si pasojë e zjarrit, humbën jetën 51 persona dhe u plagosën 118 të tjerë. Në ambientet e lokalit ishin mbi 1500 qytetarë, të cilët po ndiqnin një koncert muzikor. Në një moment, dëgjohet një nga anëtarët e bandës muzikore duke iu bërë thirrje turmës që të dalin jashtë. Dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

Tragjedia në Koçak, Rama: Të gatshëm për të ndihmuar!

Tragjedi në Maqedoninë e Veriut/ Zjarr në një lokal nate, 59
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllime për tragjedinë me 51 të vdekur dhe 118 të plagosur në Maqedoninë e Veriut. Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur gatishmëri për të ndihmuar vendin fqinjë.

“Me një ndjenjë hidhërimi të veçantë u përcjell vëllezërve e motrave të Maqedonisë së Veriut ngushëllimet e mia për tragjedinë e madhe të Koçanit. Jam pa fjalë dhe lutem që të lënduarit të shërohen dhe që familjarët e viktimave të gjejnë forcën të përballojnë humbjen e tyre të pangushëllueshme. I përcjell po ashtu kryeministrit Mickovski dhe autoriteteve të vendit fqinj ngushëllimet në emër të Shqipërisë e shqiptarëve, duke shprehur gatishmërinë për çfarëdoqoftë ndihma jonë mund të jetë e nevojshme”, shkruan Rama.

Në orën 3 të mëngjesit, një klub nate në Maqedoninë e Veriut u përfshi nga flakët. Si pasojë e zjarrit, humbën jetën 51 persona dhe u plagosën 118 të tjerë. Në ambientet e lokalit ishin mbi 1500 qytetarë, të cilët po ndiqnin një koncert muzikor. Në një moment, dëgjohet një nga anëtarët e bandës muzikore duke iu bërë thirrje turmës që të dalin jashtë. Dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

Tragjedia në Koçan/ 118 të plagosur, publikohen emrat, familjarët kërkojnë të afërmit në rrjetet sociale

Tragjedi në Maqedoninë e Veriut/ Zjarr në një lokal nate, 59
Pamje nga vendngjarja

KOÇAN- Famijarët dhe të afërmit e personave që ishin në klubin e natës “Pulse” në Maqedoninë e Veriut, po publikojnë fotot e tyre në rrjetet sociale për t’i gjetur. Gjithashtu, ministri i Shëndetësisë maqedonas, Arben Taravari ka publikaur një listë me emrat e pacientëve që po trajtohen në spitalet e vendit.

Tavaravi informoi se të gjithë pacientët po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë transportuar në disa spitale në vend.

“Nuk ka pacient që nuk po përkujdeset, të gjitha kapacitetet janë vënë në funksion. Ne do të bëjmë çmos për të shpëtuar sa më shumë jetë të jetë e mundur. Ne do të shkojmë në klinikat kirurgjikale ku do të kemi më shumë informacion”, tha Taravari.

Tragjedi në Maqedoninë e Veriut/ Zjarr në një lokal nate, 59
Emrat

Në orën 3 të mëngjesit, një klub nate në Maqedoninë e Veriut u përfshi nga flakët. Si pasojë e zjarrit, humbën jetën 51 persona dhe u plagosën 118 të tjerë. Në ambientet e lokalit ishin mbi 1500 qytetarë, të cilët po ndiqnin një koncert muzikor. Në një moment, dëgjohet një nga anëtarët e bandës muzikore duke iu bërë thirrje turmës që të dalin jashtë. Dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

Tragjedia në Koçan/ Mickoski: Qeveria është mobilizuar, po hetojmë ngjarjen!

Tragjedi në Maqedoninë e Veriut/ Zjarr në një lokal nate, 59
Hristian Mickoski

SHKUP- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski ka reaguar pas tragjedisë të rëndë në Koçan, ku humbën jetën 51 persona dhe 118 të tjerë u plagosën. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mickoski shprehu ngushëllime për familjet e të ndjerëve. Më tej, ai bëri thirrje instuticioneve të drejtësisë të hetojnë ngjarjen e rëndë. Mickoski theksoi se Qeveria dhe institucionet do të bëjnë gjithçka që është e mundur për t’i ndihmuar familjet e prekura.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për tragjedinë e tmerrshme në Koçan. Kjo është një ditë e vështirë dhe shumë e trishtueshme për Maqedoninë. Humbja e kaq shumë jetëve të të rinjve është e pariparueshme dhe dhimbja e familjeve, të dashurve dhe miqve të tyre është e pamatshme. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë dhe familjeve të të ndjerëve forcë për të përballuar këtë humbje të paimagjinueshme. Populli dhe Qeveria do të bëjnë të pamundurën që të paktën t’ua lehtësojnë sadopak dhimbjen. Qeveria është plotësisht e mobilizuar dhe do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të përballuar pasojat dhe për të përcaktuar shkaqet e kësaj tragjedie. Pas marrjes së të gjitha informacioneve, do t’i drejtohem publikut me më shumë detaje për hapat e ndërmarrë. Në këto kohë dhimbjeje të thella, kur zemrat tona janë thyer nga kjo tragjedi e tmerrshme, bëj thirrje për unitet, solidaritet, humanizëm dhe përgjegjësi. Zoti qoftë me familjet e viktimave, të lënduarve dhe me gjithë popullin e Maqedonisë”, tha ai.

Në orën 3 të mëngjesit, një klub nate në Maqedoninë e Veriut u përfshi nga flakët. Si pasojë e zjarrit, humbën jetën 51 persona dhe u plagosën 118 të tjerë. Në ambientet e lokalit ishin mbi 1500 qytetarë, të cilët po ndiqnin një koncert muzikor. Në një moment, dëgjohet një nga anëtarët e bandës muzikore duke iu bërë thirrje turmës që të dalin jashtë. Dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

“Dilni jashtë, dilni jashtë!"/ Pamje nga momenti i tragjedisë në Maqedoninë e Veriut

Tragjedi në Maqedoninë e Veriut/ Zjarr në një lokal nate, 59
Pamje nga vendngjarja

KOÇAN- Momentet e zjarrit në lokalin e natës në Koçan, Maqedoninë e Veriut janë publikuar në rrjete sociale. Sipas videos së mëposhtme, banda muzikore është duke kënduar dhe në një moment, këngëtari bën thirrje qytetarëve të dalin jashtë.

“Dilni jashtë, dilni jashtë”, dëgjohet të thotë ai.

Si pasojë e zjarrit në klubin e natës, Pulse, kanë humbur jetën 51 persona, ndërsa 118 të tjerë janë plagosur. Deri më tani, janë arrestuar disa persona që ishin organizatorët e koncertit.

Dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë përdorimi i mjeteve piroteknike./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

Tragjedia në Koçan/ 51 viktima dhe 118 të plagosur, arrestohen organizatorët e koncertit

Tragjedi në Maqedoninë e Veriut/ Zjarr në një lokal nate, 59
Pamje nga vendngjarja

KOÇAN- 51 persona kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit që ra në lokalin e natës Pulse në Koçan. Autoritetet vendase bëjnë me dije se kanë arrestuar disa persona që kanë organizuar koncertin.

Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së veriut, Arben Taravari tha se 118 persona jane shtruar në spitalet e Koçanit, Shtipi dhe Shkupit. Taravari nuk dha informacione rreth gjendjes së tyre shëndetësore, por bëri me dije se ata po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Instuticionet e drejtësisë bëjnë me dije se kanë nisur hetimet rreth ngjarjes së rëndë.

“Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe prokurorët themelorë publikë të Prokurorisë Publike të Shkupit dhe Prokurorisë Publike të Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut janë rrugës për në Koçan. Prokuroria e Koçanit do të ketë në dispozicion të gjitha kapacitetet e prokurorisë për veprime të menjëhershme”, lajmëron prokurori.

Bëhet me dije se në ambientet e lokalit të natës ishin mbi 1500 të rinj, që po ndiqnin një koncert. Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga përdorimi i mjeteve piroteknike./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

Tragjedi në Maqedoninë e Veriut/ Përfshihet nga flakët lokali i natës, 51 viktima dhe 100 të plagosur

Tragjedi në Maqedoninë e Veriut/ Zjarr në një lokal nate, 59
Pamje nga vendngjarja

KOÇAN- Maqedonia e Veriut është tronditur në orët e para të mëngjesit si pasojë e një zjarri që ra në një lokal nate në Koçan. Sipas autoriteteve vendase 50 persona kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur. Bëhet me dije se në ambientet e lokalit të natës ishin mbi 1500 të rinj, që po ndiqnin një koncert.

Zjarri ka rënë në orën 3 të mëngjesit, dyshohet se flakët janë shkaktuar nga përdorimi i mjeteve piroteknike.

Autoritetet vendase kanë arrestuar disa persona që kanë qenë organizatorët e koncertit. Ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB