Ish-gardisti i 21 janarit në zgjedhje! Basha: Ahmetcenaj s'ka asnjë njollë. Lista e PD, grusht servilësh

TIRANË-Kreu i koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha në hyrje të Kuvendit dha një deklaratë për gazetarët ku komentoi listat e dy kampeve, ate blu si dhe socialistët. Basha u shpreh se nga një anë është “lista e Ramës, një fasadë ku prapa fshihet një grup kriminal, dhe nga ana tjetër është lista e mumive, me faraonin në krye, (Sali Berishën), një grusht servilësh”.
“Atyre që kanë qenë viktima të gënjeshtrave të bëjnë kontrastin mes listës sonë, me njerëz që shërbejnë dhe jo demokratë për përfitime. Grupi im ka dalë kundë kërcënimeve dhe presioneve për tiu shërbyer shqiptarëve. Përfaqësues të nderuar të Shqipërisë, kam pedagogë të nderuar. Njerëz që kanë ndërtuar jetën e tyre si njerëz në shërbim. Kemi 5 mjekë në listën tonë. Sot është një ditë lehtësimi për mua dhe ata që kemi qëndruar kundër një uragani shpifjesh, sulmesh që synonin që mos isha në zgjedhje. Rama dhe alibia e tij në opozitë. Ata që janë futur për të marrë një grusht deputetësh si gardh pas vetes besoj që e kuptoni kush janë. I kam paralajmëruar që do bëhen pishman që po e mumifikojnë opozitën, si garda me faraonin e vdekur në piramidë. Vota opozitare do shkojë tek ne që mishërojmë opozitën larg pazareve të flliqta me qeverinë më të korruptuar të këtyre viteve. Listën e zotit Rama, lista e hallit. Di të bëjë më së mirë, është një super fasade, ku pas asaj fshihet organizata më kriminale e Ballkanit. Ata që kanë flamurin e opozitës në vend që t’i përgjigjeshin kësaj me një listë dinjitoze, u përgjigjën me një listë mumiesh, me një grush servilësh,"-tha Basha.
Sa i përket listës së Euroatlantik, Basha u pyet në lidhje me një nga kandidatët për deputet në zgjedhjet e 11 majit, Alfred Ahmetcenajt, ish-kreut të njësisë speciale të Gardës më 21 janar 2011. Basha u shpreh se ish-gardisti nuk ka asnjë njollë dhe është profesionist.
“Kandidatin e 21 janarit të Gardës e ka kandiduar në Mat kryeministri Edi Rama. Alfred Ahmetcenaj është kandidati ynë pa asnjë njollë dhe pa asnjë cen, profesionist i zoti që e njohin shumë njerëz”, përfundoi Basha.
Të gjithë kandidatët për deputetë të Koalicionit Euroatlantik do të garojnë me lista të hapura, duke i dhënë qytetarëve mundësinë që të zgjedhin vetë përfaqësuesit e tyre në Parlament./ZËRI
VD- U la jashtë listës së mbyllur! Çfarë ndodhi në dalje të selisë blu, Tabaku diskuton me Nokën

TIRANË-Kandidatët e zgjedhur të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 Majit kanë sjellë reagime. Disa prej deputetëve janë larguar e disa kanë pranuar ndarjen në listat e caktuara. Një zgjedhje e diskutuar ishe ajo e deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cila është lënë jashtë listës së mbyllur në Tiranë.
Në media u përfol se Tabaku e suprizuar nga ky vendim ka dalë e përlotur nga selia e Partisë Demokratike mbrëmjen e së mërkurës (12 mars). Por në videon e pulikuar nga gazetari Isa Myzyraj, teksa deputetët demokratë largoheshin pas mesnate nga selia blu nga ku ndodheshin prej orës 19:00, Tabaku shfaqet duke diskutuar me Flamur Nokën.
Edhe sot vetë deputetja ka deklaruar se nuk do të tërhiqet, pavarësisht sfidave. Në një postim në Facebook, Tabaku thotë se edhe këtë betejë e konsideron të fituar, si çdo tjetër që ka pasur më herët. Deputetja e PD-së shton se është e vendosur tu shërbejë qytetarëve.
Në listën e hapur për qarkun e Tiranës janë 37 deputetë.
1. Ethem Aga
2. Ilir Alimehmeti
3. Erisa Bajaziti
4. Kreshnik Çollaku
5. Rivelino Çuno
6. Eduart Çaça
7. Dhurata Çupi
8. Petrit Doda
9. Asllan Dogjani
10. Mhill Gecaj
11. Petrit Gjorgji
12. Altin Goxhaj
13. Mimoza Hajdarmataj
14. Edit Harxhi
15. Arjan Hoxha
16. Lisandër Hoxha
17. Florenca Hoxha
18. Rudin Avdiu
19. Jurgia Ilirjani
20. Shpëtim Idrizi
21. Albia Elezi aleat
22. Salvador Kaçaj
23. Adriana Kalaja
24. Arnold Kariqi
25. Akil Kraja
26. Besim Kuka
27. Pranvera Kurpalaj
28. Ilir Meta
29. Grigels Muçollari
30. Myslym Murrizi
31. Jonathan Pano
32. Artur Roshi
33. Sali Shehu
34. Lili Sula
35. Jorida Tabaku
36. Ilda Zhulali
37. Xhulia Xheka
/ZËRI
Lista e PS/ Berisha: Skapistë dhe patronazhistë, kandidatët e PD nuk erdhën nga Dubai dhe Aruba

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar sot listat e kandidatëve për deputet në zgjedhjet parlamentare. Berisha e quajti listën e mbyllur të PS, 'listën e Skapit'. Kreu i PD u shpreh se lista përbëhet nga emra që kanë dosje mbi shpatulla.
Sali Berisha: Ndërkohë, shqiptarët panë listën e Skapit në krahun tjetër. Të gjithë ministrat me dosje kuintalëshe mbi shpinë u futën njëri pas tjetrit në listën e mbrojtur, për shkakun e vetëm se kanë vjedhur bashkë me Edi Ramën. Se ata që nuk kanë vjedhur bashkë me Edi Ramën, por kanë ngrënë dardha veçmas, ata morën udhët, morën urët. Kjo është e vërteta. Ministrat, si Lubia, si Mazniku 1000 euro bifteku. Si Lubia, që ka administruar 12 miliardë euro të shqiptarëve kanë avulluar në drejtime më të paditura. Klosi, që është simboli i bixhozit, dhe e kuptoni ju vetë se çfarë do të thotë të jesh simbol i bixhozit, që le edhe lëkurën tënde peng. E keni lexuar ju, ’24 orë nga jeta e një gruaje’ të Stefan Zvajkut? Iu lutem qytetarëve, lexojeni këtë tregim për të patur idenë e plotë se çfarë përfaqëson Blendi Klosi, Blendi i Bixhozit. Shalsi, që sa shkoi përgjaku Kukësin. Shalsi, që iu qahej të tjerëve se mbetën tek vjehrra 8 apartamente, kur iku nga bashkia. Listë të mbyllur. Po Çuçi, që i detyrohet familjarisht 10 milionë euro të vjedhura, të përvetësuara nga Delina, që në rast se taksapaguesit amerikanë kërkojnë t’iu kthehen paratë, këto i konvertohen në vite burgu. Po Vengu? Dezertori i NATO-s. Një nga anëtarët e çetës 5B. Edhe ai në mbrojtje, sepse kreu detyrën me ngarkesat e kokainës dhe të tjera. Po Nikua? Peleshi, mbi të cilin rëndojnë afera nga më të rënda, firma ndër më të zezat. Qytetarët korçarë e kanë të qartë, se kush ka firmosur në vendin e Edi Ramës për djegësin e Elbasanit. E garantoj Nikon se, edhe mandat mbi mandat të marrë, drejtësisë nuk do i shpëtojë.Shqiptarët, panë një garë mahnitëse. Kandidatët e tyre nuk erdhën nga bodrumet e shtëpive mafioze. Nuk erdhën nga Dubai, Aruba apo qendra të tjera të rrezikshme të mafies shqiptare, por erdhën nga vota nga konsulta demokratike e anëtarëve të PD.
Partitë politike kanë dorëzuar tashmë listat e hapura dhe të mbyllura për kandidatët për deputetë për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në 11 Maj. Sa i përket Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës nga 49 kandidatë mes tyre 12 emra janë rezervuar për në listën e mbyllur dhe 37 në listën e hapur. Nga ana tjetër 13 deputetë të Partisë Demokratike janë në listën e hapur për zgjedhjet e "11 majit dhe 19 demokratë në listat e mbyllura. Lista u dorëzua edhe nga koalicioni Euroatlantik I Lulzim Bashës dhe koalicioni “Nisma Shqipëria” drejtuar nga Adriatik Lapaj. Sa i përket PSD Vetë Tom Doshi ka zgjedhur që të garojë për të marrë mandatin e tij në qarkun e Shkodrës. Nga ‘Partia Mundësia’, Agron Shehaj ka vendosur të kandidojë në një nga qarqet më të rëndësishme, Tiranën./ZËRI
LISTA E PLOTË/ Kush janë kandidatët e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit

TIRANË- Është zbardhur lista e plotë me 186 emrat e kandidatëve të Partisë Socialiste që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka vënë veten të parin dhe ndiqet nga Ogerta Manastirliu e Elisa Spiropali. Ajo që bie në sy në listat e socialistëve është se kreu i qeverisë ka vendosur që në lista të mbyllura të jenë kryesisht emra të rinj, ndërsa ata që kanë fituar të paktën një mandate, të luftojnë për votat e tyre në lista të hapura.
Lista e plotë:
Qarku Dibër
Listë e mbyllur
Blendi Klosi
Alma Selami
Listë e hapur
Murat Dani
Danjel Gjura
Valentina Haliti
Agron Malaj
Dritan Selishta
Qarku Berat
Listë e mbyllur
Ervin Demo
Enriketa Jaho
Listë e hapur
Matea Rexhepi
Hatixhe Konomi
Julian Zyla
Ardian Islami
Ertis Hyka
Fadil Nasufi
Hysen Buzali
Qarku Gjirokastër
Listë e mbyllur
Mirela Kumbaro
Listë e hapur
Anila Dhimitri
Pirro Dhima
Shyqeri Hysi
Tërmet Peci
Qarku Lezhë
Listë e mbyllur
Ulsi Manja
Ermal Pacaj
Listë e hapur
Admir Kadeli
Andon Gjoni
Klotilda Ndreca
Erion Markaj
Marjeta Neli
Aurora Reçi
Pranvera Skana
Qarku Korçë
Listë e mbyllur
Niko Peleshi
Romina Kuko
Genti Lakollari
Listë e hapur
Alfons Olldashi
Arjan Jaupllari
Besa Spaho
Bledi Çomo
Eni Zake
Eridjon Rustemi
Gëzim Gora
Ilirjan Pendavinji
Vasil Sterjovksi
Vinjola Rota
Qarku Shkodër
Listë e mbyllur
Marjana Koçeku
Onid Bejleri
Xhenis Çela
Bujar Rexha
Listë e hapur
Edona Bilali
Ervin Doda
Holta Duda
Frrok Gjini
Besmir Lesha
Marjan Ndërshtiqaj
Vera Ndreca
Kejsi Spahija
Enertil Cani
Shkelqim Sterkaj
Adnan Shullani
Qarku Vlorë
Listë e hapur
Vasil Dhajo
Ardit Bido
Gjergji Mërkuri
Ina Majko
Vullnet Sina
Evis Allushi
Klevis Kaso
Brunilda Mersini
Briseida Cakëri
Mjaftesa Sulaj
Endi Hysenaj
Damian Gjiknuri
(Listë e mbyllur)
Blendi Çuçi
Zamira Sina
Erjona Ismaili
Pirro Vëngu
Qarku Kukës
Eduard Shalsi
Ali Hallaçi
Aristogena Poga Geca
Alban Zeneli
Qarku Elbasan
(Lista e hapur)
Aulona Bylykbashi
Florenc Spaho
Desantila Tahiraj
Saimir Hasalla
Agron Gaxho
Shkëlqim Bullari
Ela Tocka
Olsi Komici
Ervina Meta
Geldon Fejzo
Luan Duzha
Arlind Kullolli
Sara Mila
Musa Coha
(Lista e mbyllur)
Arbjan Mazniku
Bora Muzhaqi
Adi Qose
Evis Kushi
Ermal Elezi
Qarku Durrës
Lista e mbyllur
Klodiana Spahiu
Milva Ekonomi
Loer Kume
Skënder Pashaj
Aurora Mara
Lista e hapur
Etleva Budini
Entela Hoxha
Ani Dyrmishi
Edvin Prençe
Edmond Rrushi
Jona Osmani
Dorina Laçi
Indrit Gjoka
Erjon Xhili
Gentian Hila
Arkend Balla
Alban Xhelili
Erjon Meka
Ilir Ndraxhi
Qarku Fier
Lista e Mbyllur
Belinda Balluku
Erion Mile
Petrit Malaj
Kiduina Zaka
Ana Nako
Lista e hapur
Ceno Klosi
Zaira Gjika
Ramion Kurti
Mariglen Hoxha
Gerta Dhima
Asfloral Haxhiu
Elton Korreshi
Maldrita Bardho
Përparim Arapi
Ilirjan Musko
Zeqine Caushi
Antoneta Dhima
Klevis Jahaj
Dhimitër Kruti
Avdi Snalla
Nusret Avdulla
Qarku Tiranë
Lista e mbyllur
Edi Rama
Ogerta Manastirliu
Elisa Spiropali
Liundita Nikolla
Taulant Balla
Adea Pirdeni
Albana Kociu
Igli Hasani
Delina Ibrahimaj
Ilva Gjuzi
Iris Luarasi
Erjon Malaj
Lista e hapur
Andi Seferaj
Anila Denaj
Antonela Dedej
Arben Pëllumbi
Blendi Gonxhe
Blendi Sulaj
Bleirna Gjylameti
Edlira Dyrmishaj
Eldi Cepeli
Endrit Brahmllari
Entela Ramosaco
Erjon Brace
Ermonela Felaj
Ervin Hoxha
Etilda Gjonaj
Etjen Xhafaj
Famtir Xhafaj
Florian Pullazi
Glindxhet Madhi
Halil Koloshi
Halit Valteri
Julinda Dhame
Kejsi Elezi
Klotilda Bushka
Mimi Kodheli
mIrgit Vata
Olta Xhacka
Ornaldo Rakipi
Pandeli Majko
Persida Shkrepa
Plarent Ndreca
Roy Bashaj
Silda Cepe
Sofika Lleshi
Toni Gogu
Xhemal Qefalia
Ylli Shehu
Pakënaqësitë! Ikën një tjetër emër nga listat e PD, Mustafaj: Nuk do të jem kandidat për deputet

TIRANË-Andi Mustafaj nga departamenti ‘Brain Gain’ i PD një ndër njerëzit më të votuar në Primaret e Tiranës ka deklaruar përmes një postimi në rrjetet sociale se nuk do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme. Mustafaj ishte caktuar në listë të hapur nga Sali Berisha.
"Të dashur demokratë. Ju vë në dijeni se, në marrëveshje me zotin Berisha, nuk do të jem kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme. Ky vendim nuk e ndryshon faktin që do të jem deri në fund në llogoren time për t'i shërbyer fitores së Partisë Demokratike”, shkruan ai.
Në listën e hapur janë: Jorida Tabaku, Dhurata Çupi, Andia Ulliri, Petrit Doda, Edmond Spaho, Andrea Mano, Ludovik Hasani, Kastriot Piroli, Lindita Metaliaj, Kreshnik Çollaku, Isuf Çela, Asllan Dogjani, dhe Qani Xhafaj./ZËRI
Garon në lista të hapura, Meta nga qelia: Drejt 12 mandateve të sigurta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga qelia ku ndodhej prej muajsh, pas publikimit të listave të kandidatëve për deputetë. Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se është i bindur që Partia e Lirisë do të marrë 12 mandate në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Vetë Meta garon në listat e hapura të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në Tiranë.
Postimi i Metës: ????????????̈ ???????????????????? ????????????????????????????????????????????̈ ???????????????????? ???????? ???????????????????????????????????? ????????̈ ????????????????????????????!
Gongu ra! Partia e Lirisë si pjesë e koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” nis betejën elektorale në ndeshjen më historike të 11 Majit, që shkallmon Narkoregjimin, që tashmë ka hyrë në bunker duke kuptuar se fillim-Maji është fundi i hidhur për diktatorët dhe gjithmonë një Pranverë Çlirimtare. Partia e Lirisë e nis garën me një përfaqësim dinjitoz dhe kuptimplotë me 4 deputetë përfaqësues dhe dinjitozë, për ta përfunduar atë në 11 Maj me 12 deputetë të shkëlqyer. Nuk mundemi dot për më tepër për shkak të sakrificave që duhen bërë kur hyn një koalicion dhe pamundësisë së krijuar për të patur kandidatë në 4 Qarqe. Asnjëherë përzgjedhja nuk është e lehtë, por pa asnjë diskutim kjo është përzgjedhja më përfaqësuese që kemi bërë sepse bazohet në tre Qarqet më të mëdha të Shqipërisë, Tiranë, Fier dhe Elbasan.
Kemi dy personalitete me histori dhe që kanë lënë gjurmë në Partinë e Lirisë dhe LSI, që nga themelimi i saj. Edmond Haxhinasto, një nga politikanët më të shkolluar, më të formuar, më të edukuar, vizionar dhe kryetar i Komitetit Drejtues Kombëtar. Znj. Erisa Xhixho, themeluese e LSI që maturante, me një histori 20-vjeçare, plot sakrifica, durim dhe ringritje dhe një nga deputetet më aktive të kësaj legjislature, që ka përfaqësuar me dinjitet kryeqytetin. Por kemi edhe dy figura të reja për Kuvendin e ri të Shqipërisë. Zonjën e mrekullueshme Brunilda Haxhiu, Zv/Sekretare e Përgjithshme e Partisë së Lirisë dhe Sekretare për Çështjet e Familjes, një nga prioritetet tona më madhore. Një fierake autoktone, që do ta përfaqësojë me shumë dinjitet Fierin dhe të gjithë Qarkun, ndaj të cilit kemi shumë detyrime si Parti e Lirisë (LSI) dhe që sidomos do të përfaqësojë gratë e mrekullueshme të Fierit, Lushnjës dhe Mallakastrës.
Në këtë mënyrë ne garantojmë dhe një përfaqësim dinjitoz dhe të drejtë gjinor 50% me 50%, siç e kemi të sanksionuar në Statutin tonë të miratuar në Konventën historike të 27 Prillit. Dhe padyshim kush mund t’i mbrojë më mirë interesat e Tiranës se sa Sekretari i Përgjithshëm, Z. Tedi Blushi , simboli i antikorrupsionit në Këshillin Bashkiak të Tiranës, denoncuesi i paepur i aferave të përbindshme, në kurriz të qytetarëve taksapagues të kryeqytetit. Ndërkohë lista e hapur e Tiranës do të jetë supriza historike e këtyre zgjedhjeve. Këtë më mirë se kushdo e ndjeu Kryetari i çoroditur i Organizatës, i cili u gafur njëherë se do të dilte në listë të hapur por kur kuptoi listën e hapur të kundërshtarëve i shkoi njëherë në mendje të mos e vinte emrin fare në listë, për t’u dhënë një garanci të rreme të gjithë të tremburve nga aferat e panumërta që ende nuk janë cekur, se fitorja do ishte e sigurtë. Por kur e kuptoi se ndëshkimi do të jetë fatal, vrapoi për t’u futur në bunker dhe ne në 11 Maj do t’i çojmë atje si dhuratë edhe rezultatet e “Barometrit” të tij të inceneratorëve. Partia e Lirisë drejt një Fitoreje Historike. Listat e hapura kanë qenë kauza jonë nga viti 2008 dhe do të jenë në 11 Maj edhe Triumfi ynë dhe parlamentarizmit.
Më e votuara në Primare, Tabaku: S’ka sfidë që më ndalon

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, e cila do të garojë në lista të hapura, ka deklaruar se nuk do të tërhiqet, pavarësisht sfidave. Në një postim në Facebook, Tabaku thotë se edhe këtë betejë e konsideron të fituar, si çdo tjetër që ka pasur më herët. Deputetja e PD-së shton se është e vendosur tu shërbejë qytetarëve.
Postimi i Tabakut:
Faleminderit demokratëve të Tiranës për besimin! Fitova primaret me mbështetjen tuaj dhe isha ndër më të votuarit, por sot nis një sfidë të re—betejën për Tiranën në listën e hapur! Në Partinë Demokratike asgjë nuk më është falur. Çdo betejë e kam fituar me punë dhe përkushtim, dhe ashtu do të ndodhë edhe tani! Do të jem në Parlamentin e ri për të përfaqësuar jo vetëm demokratët që më votuan, por edhe ata që ende nuk e shohin veten të përfaqësuar. Për një ekonomi më të mirë, për shtresën e mesme, për familjet shqiptare, për integrimin Europian dhe për luftën ndaj korrupsionit! Betejat nuk më trembin! Nuk më trembi komisioni hetimor, as pronarët e inceneratorëve që sot janë në arrati apo në qeli. Nuk më trembi as beteja për profesionet e lira dhe të drejtat e qytetarëve. Ndaj nuk do të më trembë as kjo sfidë! Për mua nuk ka pasur dhe nuk do të ketë privilegj më të madh sesa të jem zëri i demokratëve dhe të vazhdoj t’ju përfaqësoj me dinjitet dhe vendosmëri!
U lanë në lista të hapura, Naço tërhiqet: Do bëhem avokat! Kodheli, Braçe dhe Majko përballë sfidave

TIRANË- Socialistët e lënë në lista të hapura kanë reaguar njëri pas tjetrit. Në një postim në rrjetet sociale, majko u bën thirrje mbëahtetësve të tij që të votojnë, jo vetëm atë, por edhe kolegët e tij që janë në listë të hapur. Këtë mundësi, Majko e konsideron një sfidë.
"Firmosa dokumentet e kandidimit për deputet, që të vazhdoj në krah të familjes sime, Partisë Socialiste të Shqipërisë, atë që kemi nisur, edhe pas zgjedhjeve të 11 majit. Jam i bindur se një burrë nuk lind për të drejtuar, por i përgjigjet thirrjes dhe bën detyrën. Bufi ushqehet me minj. Votoni shokët dhe shoqet e mia në Listën e Hapur! Unë jam vetëm një prej tyre! Votoni Partinë Socialiste! Do t’ia dalim, bashkë! Shqipëria e fëmijëve tanë është e para!"- shkruan Majko në postim.
Të njëjtën gjë ka shkruar edhe socialistja Mimi Kodheli. Ajo shprehet se nuk është hera e parë që e përballon një sfidë të tillë, duke garuar në lista të hapura.
“E kam sfiduar edhe herë tjetër, kështu e kam jetën me sfida. Kam refuzuar të jem në listë të mbyllur,”- shprehet Kodheli.
Ndërsa Erion Braçe është sjellë në Tiranë dhe po garon përballë figurave më të vjetra politike, në lista të hapura. Megjithatë, ai shkruan se për të bërë gjërat që do, gjithmonë ka kohë.
“Ka gjithmonë kohë për të bërë gjërat që do,”- shprehet Braçe.
Deputeti Nasip Naço, nga ana tjetër nuk e pranuar garën në listë të hapur dhe është tërhequr. Ai shprehet se në shtator do të nisë karrierën e tij si avokat.
“Unë e falënderoj zotin Rama që vuri kritere të forta, që edhe ai që nuk e mendonte duhet ta kuptojë se vjen një ditë kur duhet të ikë. Në shtator do të jem një avokat dhe ka nevojë ky vend, sidomos pas këtyre ngjarjeve, ka nevojë për avokat. Unë ia kam kthyer borxhin PS-së, kisha marrë një mandat në 2009, 2013 dhe 2017. Ia ktheva në 2021. As s’i kam borxh, as më kanë borxh. Jam qytetar i lirë,”- u shpreh Naço.
Gara e 11 Majit! Kush janë deputetët e PS, që u lanë jashtë listës së kandidatëve

TIRANË-24 deputetë janë lënë jashtë listës së Partisë Socialiste për garën e 11 majit. Mes deputetëve që nuk do jenë legjislaturën e re janë Lavdrim Krashi, Paulin Sterkaj, Nasip Naço, Petro Koçi si dhe Eduart Ndreca.
Lista e deputetëve të PS që u lanë jashtë garës:
Nasip Naço,
Petro Koçi,
Klevis Xhoxhi,
Agron Çela
Luljeta Bozo
Lavdrim Krashi,
Ilir Metaj,
Gerta Duraku,
Bujar Çela,
Eduard Ndreca,
Niko Kuri,
Anduel Tahiraj,
Paulin Sterkaj,
Shpresa Marnoi,
Laert Duraj,
Baftjar Zeqaj,
Mirela Pitushi,
Ismet Beqiraj,
Lindita Buxheli,
Tatiana Piro,
Ilir Topi,
Bardhyl Kollçaku,
Pranvera Resulaj,
Teuta Rama.
Deputetët aktualë në listë e mbyllur: Edi Rama; Blendi Klosi; Mirela Kumbaro; Ulsi Manja; Niko Peleshi; Bledi Çuçi; Eduart Shalsi; Evis Kushi; Klodiana Spahiu; Milva Ekonomi; Aurora Mara; Belinda Balluku; Ogerta Manastirliu; Elisa Spiropali; Lindita Nikolla dhe Taulant Balla.
Deputetët dhe ministrat në listën e hapur: Argon Malaj; Fadil Nasufi; Tërmet Peçi; Eni Zake; Ilirjan Pendavinji; Edona Bilali; Frrok Gjini; Vullnet Sina; Damian Gjiknuri; Alban Xhelili; Luan Duzha; Saimir Hasalla; Shkelqim Bullari; Antoneta Dhima; Nuset Avdulla; Anila Denaj; Arben Pëllumbi; Blendi Gonxhe; Blerina Gjylameti; Erion Braçe; Ermonela Felaj; Ervin Hoxha; Etilda Gjonaj; Etjen Xhafaj; Fatmir Xhafaj; Klotilda Bushka; Mimi Kodheli; Olta Xhaçka; Ornaldo Rakipi; Pandeli Majko; Plarent Ndreca; Toni Gogu dhe Xhemal Qefalia.
Lista e PD! Disa u larguan, të tjerë u lanë jashtë, kush janë deputetët demokratë që nuk garojnë më 11 maj

TIRANË-Kandodatët për zgjedhjet parlamentare janë zgjedhur, por disa prej deputetëve nuk do të kandidojnë më për një mandat tjetër në Parlament. Nga radhët e opozitës 11 deputetë nuk do të jenë pjesë e garës.
Helidon Bushati, Kasem Mahmutaj, Eralda Bano, Emilja Koliqi, Ferdinand Xhaferraj, Lefter Gështenja, Zheni Gjergji, Orjela Nebilaj, Ilda Dhori, Dashnor Sula dhe Sorina Koti nuk janë në listat e kandidatëve për zgjedhjet e 11 Majit.
Ndërkohë, 19 të tjerë u vendosën në listën e mbyllur të kandidatëve, duke nisur me vetë kryedemokratin Sali Berisha, nënkryetarin Flamur Noka, duke vijuar me Edi Palokën, Albana Vokshin, Tomorr Alizotin, Greta Bardelin, Ramadan Likajn, Agron Gjekmarkajn, Elda Hotin, Bujar Leskajn, Ina Zhupën, Xhelal Mziun, Tritan Shehun, Gazment Bardhin, Luan Baçin, Saimir Korreshin, Bledion Nallbatin, Oerd Bylykbashi dhe Flamur Hoxhën.
Kaloi nga Berisha tek Lapaj! Sula: Nuk ishte zgjedhja ime, më hoqën se mbështes drejtësinë

TIRANË-Deputeti Dashnor Sula ka zyrtarizuar largimin nga Partia Demokratike, duke kaluar në krah të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, që drejtohet nga Adriatik Lapaj. Sula ka bërë reagimin e parë publik duke thënë se do të përfaqësojë Elbasanin nën siglën e ‘Shqipëria Bëhet’.
Sula u shpreh se SPAK-ist do jetë edhe në Parlamentin e ardhshëm, ndërsa u theksoi se nuk ishte zgjedhja e tij largimi nga PD.
Dashnor Sula: Të dashur miq. Jam i lumtur t’u njoftoj se demokratët e Elbasanit do ti përfaqësoj në Parlamentin e ardhshëm nën siglën e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”. U jam shumë mirënjohës Adriatik Lapaj, Endri Shabani dhe Pano Soko, këtyre djemve të rinj dhe të papërfolur, që më ftuan të kandidoj në zgjedhjet e 11 majit. Unë i falenderoj dhe shpreh mirënjohje edhe për drejtuesit e forcave te tjera politike që për etikë nuk po i përmend që më ftuan të bashkohesha në ekipin e tyre pas medalies që më dhanë si “SPAKIST”. Mendoj se Shqipëria Bëhet dhe bëhet vetëm me djem të rinj. Nga sot, do të nis takimet me përkrahësit e mi, të cilët edhe në një ditë shumë të vështirë si ajo e djeshmja, më qëndruan pranë dhe më mbështetën. U kërkoj ndjesë të gjithë atyre që nuk kam arritur tu përgjigjem, ju falenderoj përzermërsisht për fjalët. Ma besoni, nuk ishte zgjedhja ime të largohesha nga Partia Demokratike. I kam dhënë asaj partie 20 vite të jetës sime politike, pa i kërkuar asnjë ofiq në kohën kur ishte në pushtet. Kam sakrifikuar kohën time, i kam hyrë në hak familjes sime dhe fëmijëve të mi, për të punuar cdo ditë për PD-në, por nuk mund të lejoja që kontributi im të hidhej në koshin e plehrave vetëm se kam shprehur mbështetjen time të palëkundur për institucionet e reformës në Drejtësi. Po e them që tani, SPAK-ist do të jem edhe në Parlamentin e ardhshëm sepse besoj që po i bën vendit një shërbim që kjo klasë politike nuk ka arritur tia bëjë në 35 vite. Na priftë e mbara deri në 11 Maj!
Deputetët garues në 11 Maj! Rama komenton listat: PD-tribuna VIP e kënetës, Sula u arratis. PS bëri hapje brutale

TIRANË- Disa orë pas zyrtarizimit të emrave të deputetëve garues për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, kryeministri Edi Rama në rubrikën e tij ‘Sy më sy’ ka komentuar listat e Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste. Sa i përket kësaj të fundit Rama u shpreh se listat janë ndërtuar me kujdes që nga viti i kaluar. Sipas tij PS ka shfrytëzuar listat e mbyllura për të hapur partinë. Ai theksoi se jo të gjithë personat që Partia Socialiste ka kontaktuar kanë pranuar të futën në politikë. Rama tha se PS ka aplikuar një proces të dytë seleksionimi dhe nga ky seleksionim dolën rreth 250 individë.
Edi Rama për listën e PS: Skuadra jonë kombëtare është diçka komplet tjetër, e ndërtuar me shumë kujdes qysh nga viti i shkuar në shtator. Kur kemi vendosur drejtuesit politikë të qarqeve, fillojnë dhe bëjnë të gjithë punën studimore të territorit të potencialeve dhe bashkëpunojnë me komunitetet, me aktorë dhe faktorë për të evidentuar kandidaturat më të përshtatshme dhe të mundshme. Jo të gjithë ata që janë kontaktuar kanë pranuar të futen në politikë. Kemi rilancuar platformën deputeti që duam, e bëmë të parën provë në 2021, ishte hera e parë, patëm rreth 500 e kusur aplikime. Pastaj të gjithë këtyre që aplikuan iu drejtuam me një proces të dytë seleksionimi, dhe nga ky seleksionim dolën rreth 250 individë që iu dhanë mundësinë të hyjnë në terren dhe të punojnë në terren. Platforma na ka sjellë një risi të madhe. Ne i kemi shfrytëzuar listat e mbyllura për të hapur partinë, për ta bërë hapjen brutale, në sensin që nëse kapacitete e brendshme në territor nga pikëpamja e qasjes organizatave janë të tilla që e pengojnë hapjen, ne duhet ta imponojmë në një moment kyç, duke i dhënë mundësi të rinjve dhe të rejave që përndryshe nuk do të futeshin dot.
Ndërkohë Rama komentoi edhe listën e mbyllur të koalicionit të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, duke e quajtur atë një “tribunë VIP”. Ai tha se mes emrave të listës mungonin dy figura të njohura të politikës shqiptare, të cilët e kishin merituar vendin, siç ishte Kujtim Gjuzi dhe Dashnor Sula.
Edi Rama për listën e PD: Një pjesë tjetër e komenteve lidhen me ditën e mbrëmshme për skuadrat që do të konkurrojnë në 11 Maji. Sepse kush kishte ndonjë dyshim, apo ndonjë shpresë apo ndonjë besim të mbetur, mjafton të shikoj skuadrën në listën e mbyllur të kryeqytetit. Është tribuna vip e kënetës. Doni të shikoni kush janë vipat e kënetës, shikoni aleancën e Shqipërisë Madhështore, ku mungon Kujtim Gjuzi. Sepse është i vetmi që e Meriton për atë nivel që ka këneta dhe me ato mustaqe që ka kujtim. Ndërkohë që Dash Sula që nuk ka lënë gjë pa bërë për një karrige u la në det të hapur dhe mesa mora vesh u arratis sepse nuk e përballoi dot këtë poshtërim që i bëri këneta dhe vazhdon të besoj se Shqipëria Bëhet. Në fund ditës Dash Sula është gjel deti i Peqinit. Papajtueshmëria me ujin e kënetës.
Partitë politike kanë dorëzuar tashmë listat e hapura dhe të mbyllura për kandidatët për deputetë për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në 11 Maj. Sa i përket Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës nga 49 kandidatë mes tyre 12 emra janë rezervuar për në listën e mbyllur dhe 37 në listën e hapur. Nga ana tjetër 13 deputetë të Partisë Demokratike janë në listën e hapur për zgjedhjet e "11 majit dhe 19 demokratë në listat e mbyllura. Lista u dorëzua edhe nga koalicioni Euroatlantik I Lulzim Bashës dhe koalicioni “Nisma Shqipëria” drejtuar nga Adriatik Lapaj. Sa i përket PSD Vetë Tom Doshi ka zgjedhur që të garojë për të marrë mandatin e tij në qarkun e Shkodrës. Nga ‘Partia Mundësia’, Agron Shehaj ka vendosur të kandidojë në një nga qarqet më të rëndësishme, Tiranën./ZËRI
'Jam i mërzitur sot'/ Rama për listën e PD: Lanë në det të hapur Gjuzin dhe gjelin e Peqinit

TIRANË-Një ditë pas zyrtarizimit të listave për kandidatë për deputet për zgjedhjet e 11 majit, kryeministri Edi Rama ka komentuar zgjedhjet e opozitës, duke thënë se sot është zgjuar i mërzitur për shkak se Kujtim Gjuzi dhe Dashnor Sula janë lënë jashtë listave.
Edi Rama: Jam gdhirë i mërzitur sot, Kujtim Gjuzin e kishin lënë në det të hapur. Kishin lënë në det të hapur edhe një gjel deti. Për këtë do flas më vonë por për Kutim Gjuzin u mërzita shumë se është i vetmi përfaqësues i Shqipërisë Madhështore.
Kujtojmë se deputeti Dashnor Sula u largua nga Partia Demokratike dhe ka kaluar në krah të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, që drejtohet nga Adriatik Lapaj./ZËRI