LIVE UPDATES

Shtyhet sërish seanca! Apeli vendos nesër për 'fatin' e Veliajt! Kryebashkiaku për përgjimet: S'kam asnjë sekret

➤Apeli i GJKKO-së ka shtyrë sërish seancën për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, i cili ka kërkuar lirinë. ➤Seanca do të zhvillohet nesë në orën 10:00. ➤Sot në seancë, foli edhe kryebashkiaku, i cili ka kundërshtuar provat e reja nga SPAK. ➤Veliaj pretendon se provat janë çimka dhe telefonatat e tij me djalin, si edhe familjen. Kryetari i bashkisë ka theksuar se provat nuk përbëjnë elemente të reja të ligjshme dhe kërkon seancë me dyer të hapura. ➤Së bashku me Veliajn në seancë ishte edhe biznesmeni Elman Abule, i cili ka ofruar garanci pasurore për lirinë e tij nga qelia e paraburgimit. ➤Ndërkohë në pritje të një vendimi janë edhe 3 biznesmenët të tjerë të akuzuar për korrupsion në këtë çështje, të cilët kanë ankimuar masën e sigurisë. Ndryshim të masës së sigurisë kanë kërkuar Meriman Palushi, Shkëlqim Fusha, Gentian Sula, të cilët aktualisht janë në “detyrim paraqitje”.

3 artikuj për këtë temë.
1 JAVE ME PARE

Përfundon seanca për Veliajn dhe të tjerët në Apel, gjyqtari do të shpallë vendimin nesër

Shtyhet sërish seanca! Apeli vendos nesër për 'fatin' e
Erion Veliaj

TIRANË- Nesër në orën 10.00 të mëngjesit, Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të japë vendimin për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj. Veliaj ka kërkuar lirimin nga burgu kundrejt garancisë pasurore, ndërsa dy prokurorët e çështjes Olsi Dado dhe Altin Dumani kanë kërkuar që kryebashkiaku të vazhdojë dhe të mbahet në masën "arrest me burg".

Ndërsa, në GJKKO kanë qenë të pranishëm edhe Enton Punavija e Albano Janku. Këta të fundit janë në masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nga Gjykata e Posaçme.

Më 2 korrik të 2024 SPAK i komunikoi akuzat “korrupsion pasiv” dhe “mosdeklarim të pasurisë” Redian Mollës dhe Mariglen Qatos, ndërsa Taulant Tushes i komunikoi akuzën “shkelje e barazisë në tendera”. Tre ish-drejtorët u arrestuan në muajin mars të vitit të kaluar me urdhër të SPAK, në kuadër të hetimeve për dosjen “5D”. Ata u lanë në masën “arrest në burg”, ndërsa pesë persona të tjerë në masën “detyrim paraqitje”, Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari, Deborah Keçi dhe Englatina Zere. Sipas SPAK, Qato dhe Molla janë pronarë de facto të kompanisë “5D”, e cila sipas hetimeve, ka rezultuar fituese në disa tendera pranë bashkisë. Bëhet fjalë për 11 procedura tenderimi në harkun kohor të 6 viteve, nga 2016 deri në 2022. Kompania njihet dhe me dy emra të ndryshëm “Igor Electric” dhe “Vas construcion”./ZËRI

1 JAVE ME PARE

Provat e reja nga burgu! Veliaj në seancë: Sillni mediat të deklaroj për përgjimet e mia

Shtyhet sërish seanca! Apeli vendos nesër për 'fatin' e
Erion Veliaj

TIRANË-Është zbardhur fjala e kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën që zhvillohen në Apelin e GJKKO, ku kërkon lirinë. Veliaj në fjalën e tij ka komentuar provat e reja nga SPAK kundër tij. Konkretisht bëhet fjalë për përgjime ambientale në burg dhe përgjime telefonike. Veliaj pretendon se provat e reja janë çimka dhe telefonatat e tij me djalin, si edhe familjen. Ai ka kërkuar që seanca të jetë e hapur për mediat dhe të deklarojë publikisht përgjimet e kryera ndaj tij.

Ndër të tjera Veliaj gjithashtu ka kritikuar faktin që SPAK nuk ka marrë parasysh sulmet publike të Sali Berishës ndaj drejtësisë së re si prova të reja, duke u fokusuar vetëm në telefonatat dhe mesazhet e tij personale me familjen.

'Keni sjell “prova të reja”, kërkoj të sillni kamerat dhe kjo seancë të jetë e hapur për median. Silllni mediat që t’i deklaroj publikisht edhe para tyre përgjimet e kryera ndaj meje. Nuk kam asnjë sekret në bisedat e telefonike me familjarët e mi nga kabina burgut. Më izoluat 1 muaj në burg që të gjenit “prova të reja". Saliu e ofendoi SPAK dhe e akuzoi si organizatë kriminale, çfarë e gjeti? Pse nuk u konsideruan prova të reja sulmet e Berishës ndaj SPAK? Unë jam ende kryetar bashkie në detyrë i votuar nga çerek milion njerëz, unë i qëndroj çdo postimi që kam bëre në rrejte sociale”,- ka thënë Veliaj.

Sot Apeli do të japë vendimin për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj i cili ka kërkuar lirinë. Së bashku me Veliajn në seancë ndodhet edhe biznesmeni Elman Abule, i cili ka ofruar garanci pasurore për lirinë e tij nga qelia e paraburgimit. Përveç kryebashkiakut dhe Abules, gjyqtari Engert Pëllumbi do të japë vendimin edhe për ankimimin e 3 biznesmenëve të tjerë të akuzuar për korrupsion në këtë çështje. Ndryshim të masës së sigurisë kanë kërkuar Meriman Palushi, Shkëlqim Fusha, Gentian Sula, aktualisht nën masën “detyrim paraqitje”./ZËRI

1 JAVE ME PARE

Veliaj paraqitet në GJKKO! Nis seanca, çfarë do të vendosë Apeli për kryebashkiakun

Shtyhet sërish seanca! Apeli vendos nesër për 'fatin' e
Erion Veliaj

TIRANË-Ka nisur seanca në GJKKO, ku Apeli do të japë vendimin për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj i cili ka kërkuar lirinë. Së bashku me Veliajn në seancë ndodhet edhe biznesmeni Elman Abule, i cili ka ofruar garanci pasurore për lirinë e tij nga qelia e paraburgimit. Përveç kryebashkiakut dhe Abules, gjyqtari Engert Pëllumbi do të japë vendimin edhe për ankimimin e 3 biznesmenëve të tjerë të akuzuar për korrupsion në këtë çështje. Ndryshim të masës së sigurisë kanë kërkuar Meriman Palushi, Shkëlqim Fusha, Gentian Sula, aktualisht nën masën “detyrim paraqitje”.

Çfarë ndodhi në seancën e kaluar

Për më shumë se 7 orë në seancën e mbajtur një ditë më parë (11 mars) është mbrojtur kërkesa e kryebashkiakut për të zbutur masën e sigurisë "arrest me burg”, por duket se SPAK ka prova të reja kundër tij, për të cilat avokatët kanë kërkuar të njihen me to. Kërkesa e tyre bësi që seanca të shtyhet.

Mbrojtja e Veliajt ka këmbëngulur që masa e sigurisë “arrest në burg” duhet të shfuqizohet dhe se kryebashkiakut duhet t’i jepet mundësia të dalë nga paraburgimi. Sipas avokatëve, Veliaj nuk ka asnjë rrezik të prishë provat apo t'i dëmtojë ato si dhe as të intimidojë dëshmitarët. Ndër të tjera ata ofruan edhe garanci pasurore për shfuqizimin apo dhe zbutjen e masës së sigurisë. Veliaj nuk arriti që të merrte fjalën, ku diskutuan vetëm avokatët dhe të pandehurit.

Kryebashkiaku Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në “detyrim paraqitjeje”. Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Në pranga është vendosur edhe biznesmeni Elman Abule, ndaj të cilit rëndon akuza e pastrimit të parave. Në "detyrim paraqitje" janë lënë edhe 5 biznesmenë: Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi./ZËRI

Poll

MOS HUMB