LIVE UPDATES

SPAK me prova të reja kundër Erion Veliajt, shtyhet seanca

➤Pas rreth 1 muaji në qeli prej datës 10 shkurt kur u arrestua, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka kërkuar sot lirinë në Apelin e Gjykatës së Posaçme, por duket se SPAK ka prova të reja kundër tij. ➤ Se për çfarë provash bëhet fjalë ende nuk dihet pasi seanca gjyqësore është zhvilluar me dyer të mbyllura për mediat dhe gazetarët. ➤ Për më shumë se 7 orë në seancë është mbrojtur kërkesa e kryebashkiakut për të zbutur masën e sigurisë "arrest me burg”. ➤ Vendimi do të merret nesër në orën 12.30 nga gjyqtari Engert Pëllumbi. ➤ Shkak për shtyrjen është bërë kërkesa e avokatëve mbrojtës për më shumë kohë në mënyrë që të njihen me provat e reja që hetuesit e SPAK kanë paraqitur para trupës gjykuese. ➤ Ndërkohë avokatët e kryebashkiakut ofruan edhe garanci pasurore për shfuqizimin apo dhe zbutjen e masës së sigurisë. ➤ Gjatë seancës së sotme diskutuan vetëm avokatët dhe të pandehurit, ndërsa Veliaj nuk arriti që ta merrte fjalën. ➤ Masën e kanë ankimuar edhe 4 nga 6 biznesmenët e akuzuar për korrupsion në këtë çështje, Meriman Palushi, Shkëlqim Fusha, Gentian Sula, aktualisht nën masën “detyrim paraqitje”. ➤ Ndërsa garanci pasurore për lirinë e tij nga qelia e paraburgimit e ka ofruar biznesmeni Elman Abdule. ➤ Ndryshe nga të tjerët, biznesmenët Sokol Kryeziu dhe Fatmir Bektashi nuk e kanë ankimuar vendimin e Gjyktës së Posaçme, “detyrim paraqitje”. Të njëjtën masë ka edhe bashkëshortja e Veliaj, Ajola Xoxa. ➤ Veliaj akuzohet për veprat penale “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash”, të kryer në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, por mbi këtë të fundit rëndon edhe akuza e mosdeklarimit të pasurisë.

6 artikuj për këtë temë.
1 JAVE ME PARE

I veshur me kostum! MOMENTI kur Veliaj futet në furgonin e Policisë

SPAK me prova të reja kundër Erion Veliajt, shtyhet seanca
Erion Veliaj

TIRANË- Pas më shumë se 7 orësh, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është rikthyer në qelinë e tij në ambientet e paraburgimit të Durrësit. Por teksa ka dalë nga GJKKO, Veliaj është kapur nga mediat me pranga në duar dhe i rrethuar nga punonjës të Policisë së Shtetit.

MOMENTI ME VIDEO: 

Është shtyrë për nesër vendimi i Apelit të Gjykatës së Posaçme për kërkesën e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili kërkoi zbutjen e masës së sigurisë “arrest me burg”. Marrja e vendimit është shtyrë për nesër në orën 12:30. Seanca u drejtua nga gjyqtari Engert Pëllumbi. Kërkesë për ankimimin e masës së sigurisë paraqitën edhe katër bizmenesët, Meriman Palushi, Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Elman Abdule./ZËRI

1 JAVE ME PARE

Kryebashkiaku kërkon lirinë, shtyhet për nesër seanca për Veliajn

SPAK me prova të reja kundër Erion Veliajt, shtyhet seanca
Veliaj në GJKKO

TIRANË- Është shtyrë për nesër në orën 12.30 marrja e vendimit për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn. Pas më shumë se 6 orëve në sallën e Apelit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, trupa gjykuese nuk ka marrë një vendim për kërkesën e kryebashkiakut. Gjyqi u shty për shkak se avokatët kanë kërkuar kohë që të njihen me provat e reja.

Kryebashkiaku Velaj, edhe pse akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash ka kërkuar një masë më të butë sigurie, atë të "arrestit në shtëpi". Gjithashtu kanë ankimuar masën e sigurisë dhe biznesmenët Meriman Palushi, Gentjan Sula dhe Shkëlqim Fusha, aktualisht nën masën “detyrim paraqitje”. Ndërkohë biznesmeni Elman Abdule, kërkon një masë më të butë se paraburgimi, ndaj edhe ka ofruar edhe garanci pasurore për të fituar lirinë e tij.

Ndërkohë biznesmenët Sokol Kryeziu dhe Fatmir Bektashi nuk e kanë ankimuar vendimin e Gjyktës së Posaçme, “detyrim paraqitje”. Të njëjtën masë sigurie ka edhe bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa./ZËRI

1 JAVE ME PARE

Apelimi i Veliaj në GJKKO! Avokati amerikan Joshua Roberts nuk lejohet të marrë pjesë në seancë

SPAK me prova të reja kundër Erion Veliajt, shtyhet seanca

TIRANË-Teksa në Apelin e Gjykatës së Posaçme po zhvillohet seanca e ankimimit të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe të tjerëve, pranë ambjenteve të GJKKO është paraqitur edhe avokati amerikan Joshua Roberts, që i është bashkuar trupës së mbrojtësve ligjorë. Por avokati amerikan nuk është lejuar të jetë prezent në seancë.

Një ditë para seancës (10 mars) avokati zhvilloi një takim me kryebashkiakun Veliaj në ambjentet e burgut në Durrës. Në deklaratën për mediat përfaqësues i studios ligjore amerikane "Kasowitz Benson Torres LLP", bëri të ditur se ndodhet në Shqipëri si vëzhgues dhe theksoi rëndësinë e respektimit të standardeve ligjore ndërkombëtare.

Sot Apeli do të shqyrtojë ankimimin e Erion Veliajt për masën e arrestit me burg. Seanca në Apelin e Posaçëm do të drejtohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi. Kryebashkiaku Erion Veliaj u arrestua me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar./ZËRI

1 JAVE ME PARE

Sot seancë mbi ankimimin e Veliaj! Merren masa, forca të shumta policie para GJKKO

SPAK me prova të reja kundër Erion Veliajt, shtyhet seanca
pamje nga GJKKO

TIRANË-Ndërkohë që sot zhvillohet seanca mbi ankimimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, jashtë ambienteve të GJKKO ka prezencë të madhe të forcave të policisë. 

Kujtojmë se në seancën e kaluar kur u caktua masa e sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, pati tensione, madje mbështetës të tij tentuan të ndalonin furgonin e policisë. 

Më datë 12 shtator qindra mbështetës të Partisë Socialiste u mblodhën para kangjellave të Gjykatës së Posaçme duke protestuar kundër arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Pjesë e tubimit ishin edhe personazhe publike. Që atë ditë opozita ngriti zërin duke kërkuar në protestat e tyre të vendosej gardhi rrethues. Të njëjtat pretendime pati edhe GJKKO dhe SPAK./ZËRI

1 JAVE ME PARE

PAMJET- Veliaj lë qelinë, niset drejt Tiranës

SPAK me prova të reja kundër Erion Veliajt, shtyhet seanca
PAMJE NGA NGJARJA

TIRANË- Kryebashkiaku, Erion Veliaj ka dalë nga qelia e burgut në Durrës dhe është nisur drejt Tiranës, për të marrë pjesë në seancën në Apelin e GJKKO, kur do të shqyrtohet ankimimi i tij për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.

Apeli do të shqyrtojë ankimin e masës arrest me burg. Seanca në Apelin e Posaçëm do të drejtohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi. Kryebashkiaku Erion Veliaj u arrestua me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në “detyrim paraqitjeje”. Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Në pranga është vendosur edhe biznesmeni Elman Abule, ndaj të cilit rëndon akuza e pastrimit të parave. Në "detyrim paraqitje" janë lënë edhe 5 biznesmenë: Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi./ZËRI

1 JAVE ME PARE

Një muaj në qeli, Veliaj kërkon lirinë! Mbahet sot në Apelin e GJKKO seanca për kryebashkiakun

SPAK me prova të reja kundër Erion Veliajt, shtyhet seanca
Erion Veliaj

TIRANË-Pas rreth 1 muaji në qeli prej datës 10 shkurt kur u arrestua, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të paraqitet sot në Gjykatën e Apelit të Posaçëm. Apeli do të shqyrtojë ankimin e masës arrest me burg. Seanca në Apelin e Posaçëm do të drejtohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi. 

Masën e kanë ankimuar edhe 4 nga 6 biznesmenët e akuzuar për korrupsion në këtë çështje. Meriman Palushi, Shkëlqim Fusha, Gentian Sula janë kundër masës “detyrim paraqitje”, ndërsa biznedmeni Elman Abdule, i cili është i arrestuar, kërkon një masë më të butë se paraburgimi.

Një ditë para seancës (10 mars) Veliaj u konsultua me avokatët amerikanë Joshua Roberts dhe Daniel Fetterman, të cilët zhvilluan një takimin në ambjentet e burgut në Durrës. Në deklaratën për mediat përfaqësues i studios ligjore amerikane "Kasowitz Benson Torres LLP", bëri të ditur se ndodhet në Shqipëri si vëzhgues dhe theksoi rëndësinë e respektimit të standardeve ligjore ndërkombëtare.

Kryebashkiaku Erion Veliaj u arrestua me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në “detyrim paraqitjeje”. Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Në pranga është vendosur edhe biznesmeni Elman Abule, ndaj të cilit rëndon akuza e pastrimit të parave. Në "detyrim paraqitje" janë lënë edhe 5 biznesmenë: Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi./ZËRI

Poll

MOS HUMB