LIVE UPDATES

Kuvendi nisi me 1 minutë heshtje për Andis Harasanin! Berisha- socialistëve: Karma do t’iu kthehet! Balla: Mban shpresa tek Gjuzi dhe Jenisheri

➤ Seanca plenare nisi me një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Andis Harasani. ➤ Mes maxhorancës dhe opozitës ka pasur përplasje për këtë çështje. ➤ Më pas, fjalën e mori kryedemokrati Sali Berisha, i cili "zbardhi" detaje nga mbledhja që kryeministri Edi Rama mbajti gjatë fundjavës me socialistët. ➤ Edhe këtë seancë nuk munguan përplasjes mes dy kaheve politike. ➤ Seanca e sotme, u fokusua në diskutimin e disa çështjeve me interes publik, të evidentuara nga vetë zgjedhësit. Në rendin e ditës u përfshinë tema që lidhen me shqetësimet e qytetarëve.

6 artikuj për këtë temë.
3 MUAJ ME PARE

“Karma ju vjen mbrapa”/ Berisha replika me Ballën: I keni shpresat tek Kujtim Gjuzi dhe Jenisheri!

Kuvendi nisi me 1 minutë heshtje për Andis Harasanin! Berisha-
Sali Berisha dhe Taulant Balla

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha dhe ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Taulant Balla janë përfshirë në një debat gjatë seancës parlamentare sot. Berisha nga foltorja tha se “Karma ju vjen mbrapa”, pasi mazhoranca votoi për “5 minuta” arrestimin e tij. Më tej, kryedemokrati “këshilloi” kolegët e tij të mazhorancës të mos kandidojnë.

“Nuk mundet që qytetari të mos e dijë se, ju jeni ata që votuat në 5 minuta për arrestimin e Sali Berishës, në një kohë kur, o të mjerë, nuk bëra asgjë tjetër, veç se mbrojta parlamentin. Nuk bëra asgjë tjetër, veç se mbrojta parlamentin. Dhe ju si kukulla mjerane e votuat. Tani priteni, e bëtë, do u kthehet. Karma ju vjen mbrapa. Unë pranova shumë për të mbrojtur parlamentin, kurse ju u ngritët para parlamentit, mendon se fituat duke ndëshkuar Sali Berishën. Ju keni montuar një sistem procesesh politike të turpshme, dhe menduat se këto do ti mbyllni.

Jo nuk mbyllët asgjë. Këto vazhdojnë, vazhdojnë. Pra në këtë aspekt, ju jeni shumë, shumë më keq se parlamenti i vitit 1991. Se vërtetë ata ishin ish-ministra, ish-deputet, ish-anëtar byroje, etj., etj., por kishin një vetëdije se bota po ndryshon, se Shqipëria po ndryshonte, dhe se këtë nuk mund ta ndalonin. Kurse ju kujtuat se, narkodiktatura do mund të zgjasë. Sa herë ua thashë unë që, narkodiktaturat nuk kanë të ardhme dhe tani që po merr fund, çfarë do thoni ju, më thoni? Këshillën e fundit kam, mos kandidoni, mos u paraqisni para shqiptarëve se jeni fantazma, lugetër të një regjimi unik në Europë,”- tha Berisha.

Ndërsa, Balla ironizoi koalicionin e formuar nga Partia Demokratike për 11 majin, duke u shprehur se shpresa e PD-së është Kujtim Gjuzi dhe Selami Jenisheri. Më tej, ai shtoi se paga minimale vitin e ardhshëm do të jetë 500 euro, ndërsa gjatë mandatit paga mesatare do të bëhet 1 mijë euro.

“Meqë jemi tek Ramazani, po lexoj një varg nga Kurani që thotë, rriji larg injorantëve. Kur injorantët më pas marrin përsipër të hynë në debat shifrash, këtu pastaj situata bëhet më qesharake. U përmendën këtu pensionet, dua të falënderoj nga foltorja e Kuvendit në emër të qeverisë dhe deputetëve senatin italian për votën unanime që i dhanë marrëveshjes për njohjen e dyfishtë të pensioneve dhe duke i hapur rrugë vetëm dekretimit nga presidenti, nga marrëveshja përfitojnë 500 mijë. Të flasim me shifra dhe ti themi gjërat siç jam. Kur morëm detyrën pensioni ishte 86 euro, ndërkohë në 2025, pensioni mesatar arriti 175 euro dhe premtimi ynë bashkëatdhetare është që në fund të mandatit të katërt 400 euro do jetë pensioni në Shqipëri.

Edhe minimalin synojmë ta çojmë mbi 200 euro. Për pensionet nuk hymë në diskutim me ju sepse në 2013 e gjetëm skemën e pensioneve të falimentuar dhe sot mund tju them vetëm një element të dukshëm. E dini sa marrëveshje kishit negociuar ju? Vetëm 2, ne kemi bërë 16 dhe po e mbyllim edhe me qeverinë greke. Jemi gati ta përmbyllim marrëveshjen me Greqinë.

Financat, këto nuk të gënjejnë dot. Tha njëri se Shqiptarët janë më të varfra, po si janë më të varfra kur të ardhurat për frymë janë trefishuar qëkur ne morëm detyrën dhe synojmë ti rrisim me 40% brenda mandatit të ardhshëm. Paga mesatare që shkon në trend rritje do vazhdojë të rritet. Në 2013 paga mesatare ishte 322 euro kur populli ju pushoj nga puna. Në 2024 paga mesatare ka arritur 777 euro dhe brenda këtij mandati të Shqipërisë ta bëjmë 1 mijë euro pagën mesatare në Shqipëri.

Kjo është për pagën mesatare në tërësi, në sektorin publik 1200 euro në fund të këtij mandati që nisim më 11 maj. Duke filluar nga viti i ardhshëm paga minimale do jetë 500 euro, nuk do flas fare sa e latë ju.

Meqë po belbëzoni, po ju kujtoj që në vitin 2013, paga minimale ishte 157 euro, kaq e latë ju dhe prandaj populli ju ka pushuar nga puna për të mos ju marrë më në punë. Shpresa juaj që të Kujtim Gjuzi Selami Jenisheri e ca të tjerë janë vizioni për të ardhmen, janë shpresa për ndryshim. Këtu i kam pasur aty, gjëra të mira kam bërë me ta kam ndryshuar kushtetutën. Ju i kishit sjellë jo unë, në e dimë film i parë. Ju do humbni dakord pastaj do merrni vendim për bojkot, ju do ikni dhe do vinë atë. Këtë film e kam parë, është e thjeshtë për shqiptarët,”-u shpreh Balla./ZËRI

3 MUAJ ME PARE

"Bëji pacientit një PNV"/ Sula "shpërthen" nga Foltorja, Spiropali: Kujdes fjalorin!

Kuvendi nisi me 1 minutë heshtje për Andis Harasanin! Berisha-
Dashnor Sula

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Elbasanit, Dashnor Sula ka "shpëthyer" në Foltoren e Kuvendit, duke përdorur edhe fjalor të papërshtatshëm. Ai ka denoncuar sjelljen e bluzave të bardha të spitalit të Elbasanit me qytetarët, por ka përdorur terma jo etike për sallën e Kuvendit. Ndaj edhe kryeparlamentarja Elisa Spiropali nuk ka ngurruar që t'i tërheqë vëmendjen disa herë. 

PJESË NGA FJALA: 

Sula: A e dini që ka një shprehje të rëndomtë për ata që nuk kanë lekë të blejnë gjipërat dhe ilaçe, një shprehje që thotë "bëji pacientit që ka ardhur një PNV" që do të thotë (Pjeshkën e nonës së vet) kështu thonë patronazhistët në Spitalin e Elbasanit.

Spiopali: Kujdes fjalorin! Ju tërheq vëmendjen!

Sula: Ta dëgjoni mirë ju mazhoranca, se kjo është shprehje e famshme në spitalin e Elbasanit për atë qytetar që nuk ka lekë të paguaj.

Spiopali: Nuk kam fjalë për fjalorin!

MOMENTI ME VIDEO: 



3 MUAJ ME PARE

Berisha: Do nisim konsultimet, lista e PD do të pasqyrojë vullnetin e anëtarësisë

Kuvendi nisi me 1 minutë heshtje për Andis Harasanin! Berisha-
Sali Berisha

TIRANË- Jashtë sallës së Kuvendit të Shqipërisë, kryedemokrati Sali Berisha pranoi para gazetarëve se shumë shpejt do të nisin konsultimet për listën e deputetëve të Partisë Demokratike. Berisha u shpreh se do të ketë takime me drejtuesit e qarqeve dhe më pas do të mblidhet Kryesia e PD, ku do të bëhet edhe përcaktimi i emrave në lista. Po ashtu, një koment e bëri edhe për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili njoftoi fillimin e agjërimit për muajin e Ramazanit.

“Zoti ja pranoftë agjërimin, por edhe vjedhjet e tij le t’i dorëzojë, t’ua japë atyre që ua ka marrë, që të pastrojë shpirtin,”-tha Berisha. 

PRONONCIMI JASHTË PARLAMENTIT:

Të gjithë besimtarëve myslimanë që agjërojnë sot Ramazanin, ua pranoftë dhe sakrificën e tyre t’ua ngushëllojë në mirësi për veten, familjen dhe shoqërinë shqiptare. Tani, më thatë ju që ai ka zgjedhur Kuranin, shumë e njohur. Po të lexosh atje do të dëgjosh edhe këtë që: ‘Ndodh thotë Kurani, që libri i shenjtë bie edhe në duart e djallit. Por kjo nuk do të thotë se djalli bëhet besimtar as dhe se Kurani turpërohet apo ndodh gjë me të’. Kështu që ai të mbajë çdo gjë, ai mbetet siç është, një kriminel i vërtetë, një bashkëpunëtor i disa bandave, një njeri i implikuar në shumë lloj krimesh.

Pyetje: Zoti Berisha, kthehemi tek muaji i shenjtë i Ramazanit. Kryebashkiaku i Tiranës, Zoti Erion Veliaj ka thënë që ka nisur të agjërojë Ramazanin. Taulant Balla sapo recitoi vargjet e Kuranit. Çfarë tregon kjo për socialistët që i janë rikthyer Allahut dhe janë penduar ndoshta për ato që kanë bërë?

Sali Berisha: Në qoftë se, është e vërtetë që i është rikthyer agjërimit, edhe për atë them Zoti ja pranoftë, por i them gjithashtu se të gjitha vjedhjet e tij t’ua kthejë të varfërve, t’i dorëzojë, ti japë atyre që ia ka marrë në mënyrë që të pastrojë shpirtin por e agjërimin, sepse edhe në doktrinën e Islamit edhe një moment po të kujtohesh e t’i lutesh Zotit të të pranojë ai, është mëshirëplotë dhe të pranon.

Pyetje: Kur mblidhet kryesia e PD dhe, sipas informacioneve tona ka nisur edhe konsultimet edhe me drejtuesit politikë për listat. A është e vërtetë?

Sali Berisha: Do nisim konsultimet me drejtuesit politikë për listat. Drejtuesit politikë kanë patur, janë ata që kanë drejtuar procesin në të gjitha qarqet. Do nisim konsultimet dhe pas konsultimeve me drejtuesit politikë do mblidhet kryesia, do hartojë listën. Ju e dini që tani ka qenë procesi më transparent i bërë në historinë e këtij vendi. Ajo listë do të pasqyrojë padiskutim vullnetin e anëtarësisë së PD, me ndërhyrjet, me modifikimet e domosdoshme për zonjat, për të rinjtë dhe me ndonjë rast me përfaqësimet e komuniteteve. Në qoftë se ka defekte serioze në përfaqësim komunitetesh, do ndërhyhet.

Pyetje: Vetë Sali Berisha, do të preferonit të ishit në listë të mbyllur apo në listë të hapur.

Sali Berisha: Sali Berisha nuk ndjek kurrë Edi Ramën. Është Edi Rama ai që po më ndjek deri sa thyen qafën./ZËRI

3 MUAJ ME PARE

1 minutë heshtje për Andis Harasanin! Berisha: Atë e përzuri Rilindja! PS: Mos e përdorni për politikë!

Kuvendi nisi me 1 minutë heshtje për Andis Harasanin! Berisha-
Sali Berisha dhe Elisa Spiropali

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka nisur me një minutë heshtje për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Andis Harasani. Pas 1 minutë heshtje, fjalën e mori kryedemokrati Sali Berisha foli për ish-deputetin, duke u shprehur se ishin socialistët ata që e "përzunë" nga mesi i tyre. Në këtë moment, ndërhyri kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë tha se kjo situatë nuk mund të shfrytëzohet për qëllime elektorale.

“Mendoj se aktet e nderimit, duhet të jenë të plota dhe të sinqerta. AndiS Harasani i përkiste një plejade politikanësh të rinj, i shkolluar mirë, i kyçur në proceset demokratike. Por nuk mund të mohohet se ju përzutë atë dhe duhet të kërkoni ndjesë. Rilindja e përzuri atë. E kam nderuar me bindje të plotë me të që thashë, se një politikan që rininë ia kushtoi ndryshimit të Shqipërisë, për ato ideale. Por e kam nderuar si socialist besnik i atyre parimeve që besonte, deri në ditën e fundit. Një patriot. Një njeri që nuk pranoi të bënte kompromis, me të keqen, siç bëtë ju. Prandaj duhet të kërkoni ndjesë,”- tha Berisha.

Në përgjigje, Spiropali tha: Largimi i një njeriu nga kjo botë nuk duhet të jetë objekt cinik diskutimesh partiake dhe elektorale. Ne u ngritëm në këmbë për të nderuar kujtimin e tij dhe i shprehim ngushëllimet më të ndjera familjes së tij.

Mediu: Harasanin e kam patur kundërshtar politik por edhe mik. Ndoshta do të ishte e nevojshme që Ministria e Jashtme nëpërmjet zyrës konsullore në Nju Jork të interesohej pranë familjes së Andis Harasanit, do tregonim jo vetëm respekt, por edhe mbështetje pë familjen.

Balla: Kam këtu në këtë sallë 20 vite, nuk e kemi bërë kurrë këtë asnjëherë. Andisin e kam patur, e kisha shok, por kurrë nuk ka ndodhur kjo që ndodhi tani. Zoti Mediu faleminderit për këshillat, por këto i kemi bërë mes njëri-tjetrit, jo në publik. Na kanë ndodhur ngjarje të tjera të rënda, kur kemi qenë përherë bashkë, edhe miq kolegë dhe anëtarë të PD, të cilët sapo ishin përzënë, por ne nuk dolëm kurrë të bënim politikë më vdekjen. Bufi dhe Korbi nuk janë larg njëri-tjetrit. Ju lutem lijeni larg familjen të kalojë këtë moment të vështirë. Sa i përket të tjerave, bashkë me Ministrin e Jashtëm jemi të gatshëm të japim informacion.

Sula: Do i kërkoja ministrit të kursente lotët e krokodilit. Dallimi mes nesh dhe jush është i qartë, ju i vrisni natën dhe i qani ditën./ZËRI

3 MUAJ ME PARE

'Ma punoni mbas shpine'/ Berisha 'mes socialistëve': Me kë e kishte Rama?

Kuvendi nisi me 1 minutë heshtje për Andis Harasanin! Berisha-
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është "futur" në takimet që kryeministri Edi Rama ka zhvilluar gjatë fundjavës me socialistët. Nga Foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, Berisha tha se Rama i ka akuzuar disa nga të pranishmit si "armiq", por nuk përmendi emra. Ndaj kërkonte që ta dinte nga socialistët në sallë me kë e kishte kryeministri Rama. 

Berisha: Dje ua tha ju, armiq që ma punoni mbas shpine. Për kë e kishte? Më thoni mua. Për mua nuk e kishte se unë e kam përballë. Me ju e kishte. Prandaj thirreni këtu, hajde se të kërkon populli...

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Dhe tani thotë, Edi të thonë që je hajdut, por unë nuk jam hajdut, edhe fillon e thotë se, pse unë nuk kam vjedhur, se jam 2 metra i gjatë dhe thotë, ti je i pashpirt, jo unë jam me shpirt se u ktheva nga Parisi kur ndodhi fatkeqësia. Dhe çfarë nuk thotë, e futet në zhaba, zhapinj e hardhucë. Por dje ua tha ju, armiq që punoni pas shpine. Për kë e kishte, më thoni mua. Për mua nuk e kishte se unë i dal përballë, për ju e kishte. Po. Prandaj thirreni këtu, mos e lejë këtë papagallin mbrapa të flasë për të, se ky është, ç’e pyet si është ky. I kam paraqitur unë në parlament të gjitha, dosjen e tij. Do ta paraqes vazhdimisht. Thirre, bëj një akt, të kërkon populli thuaj në parlament me të. Nuk vjen dot. Unë edhe njëherë zotohem para shqiptarëve se, ‘Shqipëria Madhështore’, Shqipëria e ëndrrës së djemve dhe vajzave të tyre, do të jetë realiteti i 4 viteve që vijnë. Se brenda 3 muajve do të përmbyset shpërndarja e buxhetit. Do të ju shkojë në radhë të parë, tek ata që vuajnë dyhe numërojnë këfshatën. Tek ata që nuk blejnë dot ilaçet. Merr fund ajo. Do të shkojnë paratë për shkolla, kopshte, spitale, për të sëmurët, për ilaçe. Do të detaksohen ushqimet e të gjithë atyre që janë në nevojë. Do vendoset minimumi jetik 200 euro. Rroga minimale 500 euro. Rroga mesatare 1200 euro. Edhe do dalë të thotë ai, se kjo është katastrofë. Se po të rritet pensioni minimal Shqipëria përmbyset. Shqipëria nuk pëson asgjë, Shqipëria bëhet më e drejtë, më e ndershme, më fisnike dhe ne do ta bëjmë atë.

Po ashtu, gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë, Berisha ka akuzuar mazhorancën se ka krijuar një hendek të thellë mes të pasurve dhe të varfërve, duke votuar ligje që favorizojnë pasurimin e zyrtarëve të lartë, ndërsa lënë pas dore pensionet dhe përmirësimin e kushteve për qytetarët. Në fund të fjalës së tij, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh se forca politike që ai drejton do të jetë fituesja e zgjedhjeve./ZËRI

3 MUAJ ME PARE

Sot Kuvendi! Çfarë pritet të diskutohet në seancë plenare

Kuvendi nisi me 1 minutë heshtje për Andis Harasanin! Berisha-
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Pas një jave mungesë, për shkak të Javës së gjelbër, mbahet sot në Kuvend seanca plenare e radhës. Seanca do të zhvillohet në orën 17:00. Në rend të ditës përfshihen diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit.

Në rendin e ditës janë përfshirë tema që lidhen me shqetësimet e qytetarëve, të cilat deputetët do t’i trajtojnë në këtë forum përfaqësues. Ndërkohë, një tjetër zhvillim i rëndësishëm në kuadër të proceseve demokratike është përfundimi i rregjistrimit të zgjedhësve nga diaspora. 

Në mesnatën e 4 marsit u mbyll aplikimi online në platforën PER. Janë 245,975 shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, të cilët do të ushtrojnë të drejtën e votës. Për herë të parë, emigrantët do të votojnë me postë për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 11 majit./ZËRI

Poll

MOS HUMB