E PLOTË- Zbardhet vendimi i qeverisë për mbylljen e TikTok! Ja çfarë parashikohet

TIRANË- Zbardhet VKM-ja e plotë për mbylljen e aplikacionit "TikTok". Në faqen zyrtare të Kryeministrisë është sqaruar vendimi për aplikacionin, por ende nuk ka një datë, prej të cilës "TikTok" nuk do të mundet që të përdoret më në Shqipëri. Në vendimin e Këshillit të Ministrave bëhet me dije se ndërprerja e aksesit do të bëhet për 12 muaj, për të shmangur nxitjen e dhunës, sidomos tek moshat e mitura dhe adoleshentët. Për të ndjekur të gjithë procesin është caktuar Ministria e Arsimit dhe Sportit. Përfaqësues nga Ministria do të negociojnë me përfaqësuesit e platformës on-line “TikTok” për të vendosur filtra edhe në gjuhën shqipe.
"Do adresohen problematikat në fushën e sigurisë publike dhe sociale në mjedisin digjital, duke përfshirë: a) operimin efektiv të sistemeve funksionale të verifikimit të moshës së përdoruesve të platformës; b) operimit të sistemeve të kontrollit prindëror lidhur me përmbajtjet, që dëmtojnë zhvillimin fizik, psikologjik ose moral të fëmijëve; c) shmangien e publikimit të materialeve me përmbajtje dhune, bullizmi, gjuhe urrejtjeje apo me fjalor të papërshtatshëm; ç) përshtatjen e përdorimin e filtrave të moderimit për gjuhën shqipe dhe kulturën kombëtare. 4. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), në bashkëpunim me entet rregullatore të fushës, të marrë masat e nevojshme për realizimin e ndërprerjes së aksesit të përcaktuar në pikën 1 të këtij vendimi. Pasi të realizohet nga platforma on-line “TikTok” vendosja e filtrave të nevojshëm, mund të vendosen masa të reja ose të rishikohen masat në fuqi,"-shkruhet ndër të tjera në VKM.
VENDIM PËR MARRJEN E MASAVE TË PËRKOHSHME PËR SHMANGIEN E NDIKIMEVE NEGATIVE TË PLATFORMËS ON-LINE “TIKTOK”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 10, pika 1, 26, pika 1, 139, pika, 2, 174 e 177, pika 5, të ligjit nr.54/2024, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, të neneve 32, pika 4, 32/1, 42 e 46, të ligjit nr.97/2013, “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe të pikës 4, të nenit 27, të ligjit nr.18/2017, “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, të ministrit të Arsimit dhe Sportit, të ministrit të Drejtësisë, të ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ndërprerjen e aksesit në platformën on-line “TikTok” në territorin e Republikës së Shqipërisë, për një afat deri në 12 (dymbëdhjetë) muaj, me qëllim shmangien e ndikimeve negative dhe të problematikave sociale në tërësi, kryesisht në nxitjen e dhunës, veçanërisht te fëmijët, që sjellin probleme të zhvillimit psiko-social të tyre, si dhe mbrojtjen e të dhënave personale.
2. Ndërprerja e platformës on-line “TikTok” zgjat deri në mundësimin, nga ofruesi i kësaj platforme, të instrumenteve teknike, që rregullojnë aksesin e fëmijëve në këtë platformë dhe në materiale të dëmshme për ta.
3. Caktimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në cilësinë e përfaqësuesit të Këshillit të Ministrave, në bashkëpunim me autoritetet rregullatore sektoriale e nëpërmjet tyre, si dhe autoritetet e tjera, që përfshihen në këtë proces, për të komunikuar e negociuar me përfaqësuesit e platformës on-line “TikTok”, dhe me përfaqësues të platformave të tjera on-line, për të adresuar problematikat në fushën e sigurisë publike dhe sociale në mjedisin digjital, duke përfshirë: a) operimin efektiv të sistemeve funksionale të verifikimit të moshës së përdoruesve të platformës; b) operimit të sistemeve të kontrollit prindëror lidhur me përmbajtjet, që dëmtojnë zhvillimin fizik, psikologjik ose moral të fëmijëve; c) shmangien e publikimit të materialeve me përmbajtje dhune, bullizmi, gjuhe urrejtjeje apo me fjalor të papërshtatshëm; ç) përshtatjen e përdorimin e filtrave të moderimit për gjuhën shqipe dhe kulturën kombëtare.
4. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), në bashkëpunim me entet rregullatore të fushës, të marrë masat e nevojshme për realizimin e ndërprerjes së aksesit të përcaktuar në pikën 1 të këtij vendimi.
5. Pasi të realizohet nga platforma on-line “TikTok” vendosja e filtrave të nevojshëm, mund të vendosen masa të reja ose të rishikohen masat në fuqi.
6. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Brendshme, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe autoritetet rregullatore sektoriale për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
Më shumë se dy muaj pas njoftimit, Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për mbylljen e TikTok për 1 vit në Shqipëri. Mbyllja e platformës u njoftua nga kryeministri Edi Rama në 21 dhjetor, pas një konsultimi publik. Shkak i nismës u bë vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, pasi një grup nxënësish u përfshinë në sherr me thika pranë shkollës ‘Fan Noli’ në Tiranë më 18 nëntor 2024. Sa i përket vendimit, TikTok ka deklaruar se nuk ka prova që incidentet e dhunshme të përmendura janë të lidhura drejtpërdrejt me platformën e tyre./ZËRI
Mbyllja e TikTok, Rama: Kompania do na propozojë masa për rritjen e sigurisë tek fëmijët

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë komentin e tij pas publikimit të vendimit se aplikacioni "TikTok" në Shqipëri do të mbyllet për 12 muaj. Në rrjetin social "X", Rama shkruan se vendimi u mor pas konsultimit me prindër dhe mësues, duke zbuluar edhe detaje të tjera. Kreu i qeverisë lajmëroi se së shpejti në Shqipëri do të vijë edhe një ekip nga kompania për të diskutuar masa të reja sigurie për fëmijët që përdorin aplikacionin.
Edi Rama: Vendimi për mbylljen e përkohshme të TikTokut është e para një vendim i marrë në konsultimin e gjerë me 65 mijë prindër e mësues dhe e dyta, është një vendim i marrë pasi u ngritën kapacitetet e nevojshme teknike, ndërkohë që ne jemi në një dialog shumë pozitiv me kompaninë, e cila së shpejti do të vijë në Shqipëri për të na paraqitur qoftë një sërë masash për rritjen e sigurisë për fëmijët, përfshirë edhe në gjuhën shqipe, qoftë disa risi në shërbim të mësimeve e të studimeve. Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi.
Më shumë se dy muaj pas njoftimit, Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për mbylljen e TikTok për 1 vit në Shqipëri. Mbyllja e platformës u njoftua nga kryeministri Edi Rama në 21 dhjetor, pas një konsultimi publik. Shkak i nismës u bë vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, pasi një grup nxënësish u përfshinë në sherr me thika pranë shkollës ‘Fan Noli’ në Tiranë më 18 nëntor 2024. Sa i përket vendimit, TikTok ka deklaruar se nuk ka prova që incidentet e dhunshme të përmendura janë të lidhura drejtpërdrejt me platformën e tyre./ZËRI
Mbyllja e Tik Tok! Berisha njofton protestë më 15 mars

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thirrur protestë me 15 mars, pas vendimit të qeverisë për mbylljen e TikTok. Berisha u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të mblidhen në Sheshin Skënderbej para Kryeministrisë. Kryedemokrati tha se vendimi i qeverisë për mbylljen e platformës, është akt censure dhe dëshmi se kryeministri Edi Rama ka frikë nga mendimi dhe fjala e lirë.
Sali Berisha: Vendimi i narkoqeverisë për ndalimin e TikTok për 12 muaj. Me këtë akt censure të mbi 1 milionë përdoruesve të TikTok në Shqipëri, Edi Rama rreshton Shqipërinë me Afganistanin dhe Iranin. Ky akt censure është një akt i mirëfilltë fanatizmi i tolerancës, frike dhe tmerri nga mendimi i lirë dhe shprehja e tij. TikTok ëhstë një platformë komunikimi që ka pushtuar sot, ka qëlimin masivisht të të rinjve në Shqipëri dhe botë. Të pretendosh se po ecën drejt Europës dhe të rreshtosh Shqipërinë me Iranin, Afganistanin, Somalinë, bën një akt monstruoz kundër fjalës së lirë. Një censurë dhe dëshmon se udhëtimi Europian i Shqipërisë është një hipokrizi për ty. Rikujtoj këtu se JdVance, në fjalën në Mynih, konsideroi mbylljen e mediave sociale, si një antivlerë shumë të rrezikshme për shoqëritë e lira, fjalën dhe mendimin e lirë. Tu heqësh shqiptarëve të drejtën e përdorimit të TikTok, dëshmon se çfarë arbitrariteti, ripërsërit ekzakt atë që bënte Enver Hoxha, Kristaq Rama gjatë diktaturës, të cilët radiove të vendeve perëndimore u vinin zhurmues. Në këtë rast, ftoj të gjithë gjimnazistët, të gjithë të rinjtë, të gjithë qytetarët, të nisim betejën tonë për çlirim e tiktok dhe përmbysjen e diktatorit më datën 15 mars protestë kombëtare në Sheshin Skënderbej para Kryeministrisë.
Njoftimi i Berishës vjen pas vendimit të qeverisë, ku u njoftua se platforma do të mbyllet brenda javës. Më shumë se dy muaj pas njoftimit, Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për mbylljen e TikTok për 1 vit në Shqipëri. Mbyllja e platformës u njoftua nga kryeministri Edi Rama në 21 dhjetor, pas një konsultimi publik. Shkak i nismës u bë vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, pasi një grup nxënësish u përfshinë në sherr me thika pranë shkollës ‘Fan Noli’ në Tiranë më 18 nëntor 2024. Sa i përket vendimit, TikTok ka deklaruar se nuk ka prova që incidentet e dhunshme të përmendura janë të lidhura drejtpërdrejt me platformën e tyre./ZËRI
Tik Tok mbyllet brenda javës! Platforma në Shqipëri nuk do të ketë akses për 1 vit

TIRANË-Platforma Tik-Tok në Shqipëri do të mbyllet brenda javës. Platforma nuk do të ketë akses për një periudhë 12 mujore. Vendimi i qeverisë u njoftua nga ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu. Ministrja tha se është një vendim që ka në fokus interesin e fëmijëve dhe sigurinë publike në mjedisin dixhital.
Orgeta Manastirliu: Kemi analizuar efektet që vijnë nga këto paltforma, kur bëhet fjalë për shëndetin e fëmijëve apo me raste të dhunës fizike. Grupi i punës ka patur në përbërje të gjithë autoritetet përkatëse, duke marrë faktet dhe elementet që kanë patur rëndësi maksimale, kemi rekomanduar mbylljen apo kufizimin e aksesit në Tik Tok, për një përiudhë 12 mujore që do na lejojë marrjen e masave. Kemi nisur një komunikim me Tik Tok që ka të bëjë me marrjen e masave të mëtejshme, duke vendosur këto filtra ndalojmë promovimin e sjelljeve të padëshirueshm. Është vendim që ka në fokus interesin e fëmijëve, të rinjve dhe sigurisht sigurinë publike në mjedisin dixhital.
Më shumë se dy muaj pas njoftimit, Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për mbylljen e TikTok për 1 vit në Shqipëri. Mbyllja e platformës u njoftua nga kryeministri Edi Rama në 21 dhjetor, pas një konsultimi publik. Shkak i nismës u bë vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, pasi një grup nxënësish u përfshinë në sherr me thika pranë shkollës ‘Fan Noli’ në Tiranë më 18 nëntor 2024. Sa i përket vendimit, TikTok ka deklaruar se nuk ka prova që incidentet e dhunshme të përmendura janë të lidhura drejtpërdrejt me platformën e tyre./ZËRI