'Do të shkrijnë SPAK', Rama: S’ka njeri që vjen nga Amerika me makiazh trampist, të na marrë fitoren

TIRANË-Kryeministri Edi Rama nga mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ka komentuar edhe deklaratat e Partisë Demokratike në prag të zgjedhjeve të 11 Majit. Rama komentoi sërish deklaratën e opoztës për shkrirjen e institucioneve të drejtësisë, por këtë herë ironizoi edhe pjesëmarrjen e Chris LaCivita. Sipas tij ardhja e këshilltarit të ri të fushatës së PD-së Christopher Joseph LaCivita nuk do të ndryshonte asgjë.
Edi Rama: Interesi ynë është shumë i madh për t’u lënë në drejtim të paditur dhe në këto momente, qoftë sa i përket BE qoftë sa i përket NATO-s, zëri ynë dhe siguria jonë e brendshme, i vendosur stabël dhe i palëkundër nga kuak kuak kuak, është themelor. Kur ne të bëhemi anëtar të BE-së do të jetë e rëndësishme se kush qeverisë, për ata. Ka shumë rëndësi se kush qeverisë në Shqipëri për të ardhmen e shqipërisë dhe reformën në drejtësi. Ne jemi garancia sepse të tjerët do e shkrijnë SPAK. Kjo mund të bëhet vetëm nga forca që hallet e tyre me drejtësinë i kanë më të mëdha sesa lidhjet e tyre me intersat kombëtare dhe interesin publik. Këto forca i njeh gjithë shqipëria dhe gjithë bota. Nuk ka turistë që vjen me kushedi çfarë page nga amerika për të bërë një makiazh trampist të votave që ndryshon atë thelb. Ky është thelbi i ndarjes si dita me natën mes tyre dhe nesh. Ne nuk jemi Bosnjë Hercegovina. Por duhet që shqiptarët të na japin mandatin më të fortë që kemi patur ndonjëherë.
Chris LaCivita do të drejtojë fushatën zgjedhore të PD-së në zgjedhjet e 11 majit. Ai shërbeu si këshilltar i lartë dhe menaxher i fushatës presidenciale të Donald Trump 2024, duke luajtur një rol kyç në formësimin e strategjisë për një nga garat më të ndjekura në botë./ZËRI
Zgjedhjet/ Të gjithë në 'fushë', por Rama nuk do të jetë pjesë e garës? Çfarë u tha në grupin e PS

TIRANË-Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Grupin e PS-së, duke folur për zgjedhjet, tha se ai mund edhe mos të jetë fare në listën e kandidatëve për deputet.
Kreu i qeverisë ka vendosur që asnjë deputet nuk do të jetë në listën e sigurtë të mbyllur të kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit. Po ashtu ai deklaroi se kushdo që ka marrë një mandat të vetëm deputeti nuk do të jetë në listën e mbyllur, por në listën e hapur për t’iu nënshtruar një gare të barabartë. Kështu kryeministri la të kuptojë se të gjithë drejtuesit politikë të qarqeve do jenë në lista të mbyllura.
Edi Rama: Asnjë drejtues politik nuk besoj kurrë që mund të futet në preferenca se për kë duhet të votojnë anëtarët e PD. Kjo është e padiskutueshme. Unë e kam thënë se drejtuesit politikë duhet të jenë në listë të hapur. Por, kështu drejtuesi politik do të merrte vota për vete dhe skuadra nuk do ishte shumë kompakte. Por, na duhet një ekip kompakt. Drejtuesi politik nuk duhet të futet në preferenca. Lista e hapura, luftën ta bëjnë ata me eksperiencë në politikë. Kush është në listën e hapur, duhet të jetë në garë të barabartë. Vendimin për vete nuk e kam marrë ende. Unë mund të mos jem fare në listë. Do të ishte prapë një hyrje në hak ndaj të tjerëve që të vendosej emri im dhe pastaj të vinin votat dhe të çorientoheshin njerëzit.Të gjitha deputetet që kanë qoftë një mandat do të jenë në fushë. Të rinjtë dhe të rejat do jenë në listë të mbyllur, pasi ata përfshihen dhe e bëjnë partinë më të re. Të tjerët pikërisht se kanë qenë aty, duhet të jenë në fushë.
Vendimi final për emrat që do të jenë në listat e kandidatëve për deputetë të PS-së do të merret në mbledhjen e kryesisë socialiste që do të mbahet më 12 mars./ZËRI
Zgjedhjet e 11 Majit! Rama nga mbledhja e grupit të PS: Fitorja, peshë mbi të ardhmen tuaj

TIRANË-Pas takimeve tre ditë rresht me ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve, kryeministri Edi Rama mblodhi grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Kreu i qeverisë foli për rëndësinë e rezultatit të 11 majit, duke thënë se rezultati ka peshë për integrimin e vendit në BE. Rama theksoi se mandati 4 duhet, për të vulosur integrimi në BE. Kreu i qeverisë u shpreh se më 11 maj rëndësia e fitores së zgjedhjeve dhe vetë rezultati i zgjedhjeve kanë një peshe mbi të ardhmen e afërt të vendit
Edi Rama: Në 11 maj rëndësia e fitores së zgjedhjeve dhe vetë rezultati kanë një peshë mbi të ardhme e afërt të vendit shumë më të madhe seç kanë pasur në zgjedhjet e mëparëshme 9 herë me radhë. për herë të parë qysh se jam në PS dhe krye të qeverisë. Dëshira jonë dhe ambicia shqiptare për t’u bërë pjesë me të drejta të plota e familjes evropiane përputhet me dëshirën dhe ambicien e bashkimit evropian për ta përfshirë familjen e vet Shqipërinë si asnjëherë më parë, mirëpo kjo nuk është një dritare e hapur përgjithmonë, e hapur në këtë kontekst dhe ky kontekst nuk është i pandryshueshëm por mund të ndryshojë më herët se sa vonë. Mundësia që marëdhëniet tona me BE të kthehen përsëri në biznes usual që i keni bërë përcaktimet por duhet të bëhen akoma dhe që komisioni evropian ti kërkojë këshillit të hapë dyer të tjera dhe aty të dali një shtete dhe të thotë prit njëherë disa vërejtje është një mundësi që nuk është përjashtuar, përkundrazi sot për sot është e lënë mënjanë se interesi i BE, interesi i Evropës për t’u forcuar në të gjitha drejtimet dhe për të parë procesin e zgjerimit si një nga drejtimet e forcimit të vet është më i madh se çdo gjë tjetër dhe këtu është edhe përputhja e rrethanave tona të brendshme me ato të BE, kjo është dritarja e hapur që Shqipëria nuk do të lejojmë që ta humbë si mundësi./ZËRI