LIVE UPDATES

Rama më shumë se 6 orë mbledhje me drejtuesit politikë e ministrat, FOKUSI vetëm tek zgjedhjet

➤Përfundon pas 6 orësh takimi i kryeministrit Edi Rama me ministrat dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste. ➤Takimi mes kryesocialistit, ministrave dhe drejtuesit politikë të qarqeve nisi në orën 14.00 dhe ka përfunduar pas orës 20:00. ➤Gjatë mbledhjes Rama u largua rreth orës 16:00, por u rikthye sërish 2 orë më vonë në vendtakimin ku ka mbledhur socialistët. ➤ Disa nga temat kryesore të takimit ishin zgjedhjet parlamentare të 11 majit, strategjia e socialistëve dhe vota e diasporës. ➤ Mbledhja vazhdon edhe nesër.

4 artikuj për këtë temë.
1 JAVE ME PARE

Përfundon takimi i Ramës me drejtuesit politikë, çfarë u diskutua

Rama më shumë se 6 orë mbledhje me drejtuesit politikë e
Edi Rama

TIRANË- Pas 6 orësh ka përfunduar takimi i kryeministrit Edi Rama me ministrat, drejtuesit politik dhe deputetët e Partisë Socialiste në Pallatin e Brigadave. Mbledhja nisi në orën 14:00 dhe ka përfunduar rreth orës 20:00, ndërsa u zhvillua me dyer të mbyllura.

Mësohet se fokusi i këtij takimi kanë qeë zgjedhjet parlamentare të 11 majit, lista e kandidateve për deputetë, vota e diasporës dhe disa nga pikat kryesore të programit elektoral. Secili ministër ka raportuar se çfarë është realizuar deri më tani dhe objektivat deri në përfundim të mandatit të tretë qeverisës.

Gjatë këtij takimi, kryeministri u largua rreth orës 16:00, por u rikthye sërish pas 2 orësh. Kreu i qeverisë pritet të zhvillojë takim edhe nesër me ministrat, drejtuesit politik dhe deputetët. Bëhet me dije se diskutimet do të fokusohen për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 11 majit./ZËRI

1 JAVE ME PARE

U largua për 2 orë, Rama rikthehet sërish në takim me socialistët

Rama më shumë se 6 orë mbledhje me drejtuesit politikë e
Kryeministri Edi Rama rikthehet në takim

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nisur sot një takim me përfaqësuesit e lartë të Partisë Socialiste në Pallatin e Brigadave. Takimi me ministrat dhe drejtuesit politikë nisi rreth orës 14:00. Rama e la mbledhjen rreth orës 16:00, por është rikthyer sërish. Ende nuk dihet se përse kryeministri ka vendosur që të rikthehet dhe çfarë po diskutojnë. 

Agjenda e këtij takimi ishin zgjedhjet e 11 majit, lista e kandidateve për deputetë, vota e diasporës dhe disa nga pikat kryesore të programit elektoral. Një tjetër pikë e rëndësishme për Partinë Socialiste është edhe përmbyllja e listës së kandidatëve për 12 qarqet, e cila duhet të dorëzohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve brenda 12 Marsit.

Takimi po zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërsa parashikohet të përfundojë në orën 18:00./ZËRI

2 JAVE ME PARE

Lëvizjet para zgjedhjeve! 4 kryebashkiakë të PS-së do të lënë mandatin për të garuar për deputetë

Rama më shumë se 6 orë mbledhje me drejtuesit politikë e
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Lëvizjet brenda partive politike kanë filluar teksa dy muaj na ndajnë nga zgjedhjet. Gazetarja e politikës Esiona Konomi e ftuar në “Top Story” zbuloi 4 emrat e kryebashkiakëve të PS që pritet të lënë mandatin e kryetarit të bashkisë për të garuar në zgjedhje për deputetë.

Sipas saj, ata janë: Tërmet Peçi i Tepelenës, Majlinda Bufi e Rroskovecit, Ervin Demo i Beratit dhe Agron Malaj, kryebashkiak në Mat.

Ndërkohë sot kryeministri Edi Rama ka mbledhur qeverinë dhe kryesinë e PS, në fokus janë zgjedhjet e 11 Majit. Takimi me ministrat dhe grupin parlamentar do të mbahet edhe nesër. Kujtojmë se më 7 mars është afati për regjistrimin e koalicioneve ndërsa 12 mars dorëzohen kandidatët./ZËRI

2 JAVE ME PARE

Zgjedhjet e 11 Majit/ Rama mbledh qeverinë sot dhe nesër, në fokus vota e emigrantëve

Rama më shumë se 6 orë mbledhje me drejtuesit politikë e
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama do të mbledhë qeverinë, kryesine e PS-së dhe drejtuesit politik të qarqeve ditën e sotme. Mbledhja do të mbahet te Pallati i Brigadave në orën 14:00. 

Zgjedhjet e 11 majit, lista e kandidateve për deputetë, vota e diasporës dhe disa nga pikat kryesore të programit elektoral, janë agjenda e takimit me dyer te mbyllura. Një tjetër pikë e rëndësishme për Partinë Socialiste është edhe përmbyllja e listës së kandidatëve për 12 qarqet, e cila duhet të dorëzohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve brenda 12 Marsit./ZËRI

Poll

MOS HUMB