11 Maji/ Rama: Në terren ata që kanë eksperiencë, në listat e mbyllura ka emra të rinj

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur rreth skuadrës së Partisë Socialiste që do të shkojë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Kryeministri u shpreh se skuadra e PS përveç deputetëve me eksperiencë do të sjellë edhe emra të rinj.
Kryesocialisti bëri me dije se në listë të hapur do të jenë emra që kanë eksperienvë për të mbledhur vota, ndërsa në listat e mbyllura do të jenë emra të rinj që futen për herë të parë në Kuvend
“Skuadër perfekte nuk ka, por një skuadër shumë të mirë do ta keni, skuadër të ripërtërirë, do harmonizohet eksperienca me energjinë e të rinjve, një skuadër që do garantojë vazhdimësinë e procesit të BE, që do të ketë dijen e nevojshme të brendshme se për çfarë bëhet fjalë, dhe që do garantojë një përfaqësim të lidhur me egzigjencat e lidhur me kohën. Do jetë skuadra më e vjetër në eksperiencë dhe me e reja në energji.
Dje bëmë të qartë vijën parimore të ndarjes së detyrave, kush ka qoftë dhe një mandat do jetë në fushëbetejë për të marrë vota për veten dhe PS, burrat nuk diskutohen, por dhe për gratë dhe vajzat nuk përjashtohen. Në listën e mbyllur do të jenë njerëz që hyjnë për herë të parë në parlament, që vijnë nga kontribute të caktuara në shoqëri”, tha Rama./ZËRI
Hetimet e SPAK për socialistët, Rama: Nuk i kontrolloj dot, as me ligj as me moral

TIRANË-Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur sërish mëngjesin e sotëm për drejtësinë, duke theksuar se PS nuk do të bëj avokatin e askujt, por do të flas për të dhënë opinone rreth cilësisë. Një nga komentuesit e pyet kryeministrin se duhet të shtojë kontrollet personale ndaj ministrave dhe drejtuesve të të gjitha institucioneve në vend. Rama iu përgjigj duke i thënë se gjërat nuk bëhen në këtë mënyrë, pasi nuk është as ligjore dhe as logjike
Edi Rama: Ligji nuk lejon që unë të bëj kontrollet në këtë mënyrë ndaj institucioneve, as me zakon as me logjik. SPAK-un e solli qeveria, skuadra e PS, bashkë me skuadrën time, për të bërë reformën në drejtësi, për të hapur rrugën e pastrimit nga një llum i madh që ishte mbledhur dhe ka ende akoma, që ishte mbledhur në fytin e popullit shqiptar. Për të pastruar institucioni dhe për të bërë dorëzimin e shpatës së drejtësisë te zonja e drejtësisë, nuk e kam këtu atë zonjën sot, se e dashuroj shumë atë, është një grua që ka shpatën e ndëshkimit, peshoren dhe sytë e mbyllur. Atë e kanë pasur të gjithë, mbreti, diktatori, këneta, qeveritë, por e kanë përdorur për të ndëshkuar sipas oreksit të politikës. Me vullnet të plotë ia dola që ta dorëzojmë atë shpatë. Në momentin kur një politikë i dorëzon shpatën drejtësisë, i hap rrugën një drejtësie epoke të re, dhe i vë edhe qafën e vetë drejtësisë në dispozicion, për bëmat që janë të ndaluara. Ne kemi probleme me drejtësinë, patjetër ka shumë gjëra që nuk shkojnë, ama këto hetime nuk duhet të ulin reputacionin tim, por të tregojnë se sa i pangopur jam unë për ta parë Shqipërinë dhe shqiptarët shumë lart, si gjithë të tjerët, për t’i parë nga larg poshtë dhe jo si deri tani nga poshtë lartë.
'Fitore PD në 11 Maj", Rama: Larg qoftë! BE nuk i sheh dot me sy ca tipa

TIRANË-Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur komentuesve në rubrikën 'Sy më sy'. Një prej tyre i ka uruar fitoren opozitës, ndërsa Rama tha “qoftë larg” të fitojë zgjedhjet PD, pasi sipas tij, jo vetëm do të shkrihet SPAK-u por do të shtyhet edhe anëtarësimi i Shqipërisë në BE.
Edi Rama: Larg qoftë, larg qoftë për fëmijët tanë, larg qoftë për vendin, për marrëdhëniet me BE. Mos harroni që BE nuk i sheh fare me sy ca tipa. Deri kur të hyjmë atje ka shumë rëndësi se kush qeveris këtu. Kur të hyjmë është më ndryshe, por deri atë ditë, ti thua Fitore, për çfarë për të shkrirë SPAK, për të kthyer përmbys atë që ka nisur si luftë emancipuese, transformuese kundër korrupsionit. Çfarë do fitosh, ky nuk është futboll. Çfarë do fitosh ti?
/ZËRI
PE hap zyrë në Tiranë, Rama- opozitës: Si ndodhi kjo në një narkoshtet

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar sot bashkëbisedimin e radhës me ndjekësit në rrjetet sociale Facebook në rubrikën 'Sy më sy'. Rama dha lajmin se Parlamenti Europian do hapë një zyrë në Tiranë, si një zhvillim gjeopolitik shumë i mirë në dritaren e hapur për anëtarësim në BE. Zyra e re e Parlamentit në Tiranë do të shërbejë si një pikë kyçe komunikimi ndërmjet Parlamentit Europian dhe parlamenteve kombëtare, shoqërisë civile, dhe partnerëve lokalë në Ballkanin Perëndimor.
Kreu i qeverisë më tej tha se më 15 Maj në Tiranë do të vijnë liderët e vendeve të Bashkimit Europian për një darkë me të dhe më 16 maj do të mbahet samiti i madh i NATO, ku vijnë edhe liderët e 46 vendeve të botës dhe Shqipëria bëhet qendra e globit.
Edi Rama: Parlamenti Evropian po hap zyrën e tij në Shqipëri. Si ka mundësi, Sorosi, në Parlamentin Evropian, që vepron si diversant?! Si ju duket kjo ju, që PE vendos të hapë zyrë në një narkoshtet?! PE me hapjen e zyrës në Shqipëri konfirmon një strategji më të gjerë të BE-së dhe nga ana tjetër përcakton pa diskutim Shqipërinë si një pikë referimi në PE dhe që së shpejti do jetë anëtar i PE. E po hap disa zyra dhe Shqipëria bëhet vendi mikpritës i zyrës së PE-së, në Tiranë. Një tjetër zyrë do hapet edhe në Moldavi, në kufi me Rusinë. Ky është moment i jashtëzakonshëm dhe pozicionin tonë ndërkombëtar. Kemi filluar edhe përgatitjen për samitin e madh në Shqipëri të 16 majit. Dhe të gjithë liderët e BE-së kanë vendosur të vijnë në 15 maj për një darkë pune këtu me mua dhe liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor. Pra 15 maj do të mirëpresim të gjithë liderët e BE-së dhe 16 maj do vijnë 46 liderët e botës, nga Ankaraja, Oslo, Jerevan, Baku, Kiev, Tbilisi, përveç Rusisë, e padyshim gjithë të tjerët që janë pjesë e BE-së. Kjo është Shqipëria e sotme.
Shqipëria do të jetë më 16 Maj 2025 mikpritëse e Samitit të Komunitetit Politik Evropian, një ngjarje historike që pritet të mbledhë në Tiranë liderët e vendeve evropiane. Ky samit pritet të theksojë rëndësinë e Shqipërisë si një partner strategjik për stabilitetin rajonal dhe integrimin evropian./ZËRI