LIVE UPDATES

Pse u vra Fatbardh Lici? Zbardhet roli i ishit të Safet Bajrit, e largoi bashkë me Astmer Bilalin nga vendi i krimit. KONFLIKTI për "rikat" me Ibrahim Licin

➤ Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Fatbardh Licit. ➤ Së fundmi u mësua se bashkë me Safet e Behar Bajrim dhe Astmer Bilalin u arrestua edhe Eria Ago. E reja është ish-e dashura e Safet Bajrit dhe akuzohet se ka ndihmuar në kryerjen e krimit. ➤ Ajo ka qenë e dyshuar që në vitin 2018,por ndaj saj nuk kishte prova të mjaftueshme. ➤ Dosja hetimore ka zbardhur më shumë detaje. ➤ Ditën kur ka ndodhur ngjarja ajo ka qenë duke festuar me Safetin në një lokal nate; ndërsa Bilali ka pasur një konflikt në telefon me Ibrahim Licin. ➤ Po atë ditë, në 7 të mëngjesit është kryer vrasja. ➤ Ago kishte udhëtuar drejt Shkodrës ku kishte transportuar Safet Bajrin dhe më pas kishte sjellë Astmer Bilalin në Tiranë. ➤ Zanafilla e sherrit është grabitja që Bilali i ka bërë 'rikave', por ka dyshime se ky term është një kod për të nënkuptuar diçka tjetër.

7 artikuj për këtë temë.
3 MUAJ ME PARE

Ndodhej në Tiranë ditën e vrasjes së Fatbardh Licit? Gjoba e makinës nxjerr zbuluar të dashurën e Safet Bajrit

Pse u vra Fatbardh Lici? Zbardhet roli i ishit të Safet Bajrit, e largoi
Eria Ago

TIRANË-E dashura e Safet Bajrit, Eria Ago ka mohuar akuzat e ngritura ndaj saj, duke thënë se nuk ka dijeni në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 10 gusht 2018 në Shkodër, ku u vra Fatbardh Lici. Ago ka deklaruar se gjatë kohës që ka ndodhur ngjarja, vrasja e Fatbardh Lici, ka qenë në Tiranë dhe se nuk ka qenë në Shkodër, si dhe se nuk e ka përdorur asnjëherë makinën e shtetasit Astmer Bilali.

Por në dosjen e SPAK, siguruar nga ZËRI rezulton e kundërta. Në dëshminë e saj Eria Ago nuk tregohet e sinqertë dhe lind dyshimi që ajo ka qenë në dijeni të ngjarjes që ka ndodhur. Kjo pasi makina tip “Mercedes Benz CL”, i bardhë dhe me targë ‘AA989TE’ e drejtuar nga Eria, ka marrë gjobë në Shkodër ditën e ngjarjes. 

"Fakti që personat kanë kryer vrasjen provohet edhe nga mohimi që shtetësja Eria Ago ka patur në deklarimet e dhëna, ku nuk ka pranuar të ketë përdorur automjetin e personit nën hetim Safet Rustemi si dhe ka deklaruar se ka qenë në Tiranë, ditën e ngjarjes (ndërkohë që nga procesvrbali i kqyrjes së sistemit të gjobave provohet që ajo ka marrë gjoba, duke qenë në drejtim të këtij mjeti dhe referuar komunikimeve të kryera, rezulton se ajo ka qënë bashkë me personat nën hetim në Shkodër,"-thuhet në dosjen e SPAK. 

Eria Ago akuzohet se ka transportuar nga Shkodra në Tiranë, Asmer Bilalin. Më 10 gusht të vitit 2018, Eria ka qenë në timonin e mjetit dhe ka ndihmuar në arratisjen e Astmer Bilalit, duke e sjellë nga Shkodra në Tiranë. 

Ish-missi Ago është arrestuar më datë 26 shkurt, pasi Prokuroria e Posaçme e akuzon për "përkrahje të autorëve të krimit", ndërkohë që më 21 shkurt të këtij viti Safet Bajri u arrestua nga SPAK, me akuzën se në bashkëpunim me Asmer Bilalin dhe kushëririn e tij të parë Behar Bajrin, se kanë organizuar dhe kanë kryer vrasjen e Licit, vëllait të Mustafa Licit dhe xhaxhait të Ibrahim, Muhamet dhe Hamza Licit./ZËRI

3 MUAJ ME PARE

Eria Ago shtrohet në spitalin e burgut: S’kam dijeni për vrasjen e Fatbardh Licit

Pse u vra Fatbardh Lici? Zbardhet roli i ishit të Safet Bajrit, e largoi
Eria Ago

TIRANË- E dashura e Safet Bajrit, Eria Ago ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit, për të cilën akuzohet edhe nga SPAK. Ago është shprehur se ditën e krimit ka qenë në Tiranë dhe jo në Shkodër. Avokatët e saj kanë kundërshtuar masën “Arrest me burg” me argumentin se provat e paraqitura nga SPAK nuk qëndrojnë. Por pavarësisht pretendimeve të saj, Eria Ago akuzohet se ka rol aktiv në vrasje pasi drejtonte një nga makinat që u përdor në krim dhe ka larguar nga vendi i ngjarjes, autorët e dyshuar Safet Bajri dhe Astmer Bilali. Aktualisht, e reja ndodhet e shtruar në spitalin e burgut të Pojskës në Pogradec dhe sipas avokatëve është në gjendje të rënduar psikologjike.

3 MUAJ ME PARE

'TURP! Ta kesh nder me kë ke nejt'/ Biseda e fundit, si u 'përplas' Ibrahim Lici dhe Astmer Bilali

Pse u vra Fatbardh Lici? Zbardhet roli i ishit të Safet Bajrit, e largoi
Ibrahim Lici dhe Astmer Bilali

TIRANË- Në orët e para të mëngjesit, ditën kur u vra Fatbardh Lici, Astmer Bilali ka pasur një komunikim në telefon me Ibrahim Licin. Sipas detaje nga dosja hetimore e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Astmer Bilali e ka marrë dhe e ka pyetur për ato që Lici kishte thënë për të, duke e akuzuar si grabitësin e "rikave" të Arjan Zogajt. Tonet janë të larta dhe duket se mes të dyve ka pakënaqësi. Bilali kërkon të dijë se çfarë konkretisht i ka thënë Behar Bajrit për të, ndërsa Lici i thotë që nuk i flet në telefon, por duhet që të takohen ballë për ballë për të diskutuar konfliktet dhe hatërmbetjet. 

BISEDA E PARË:

Ibrahimi: Alo!
Astmeri: Hë mo Ibrahim.
Ibrahimi: Hë mor, po ti.
Astmeri: Ça bone? Si kalove?
Ibrahimi: Mir! Çar bën ti, po rrimë.
Astmer: Hë mo, a mnin (dhe vazhdon të shtyp butonin e telefonit për të ngritur volumin).
Ibrahimi: Tu ni jam.
Astmeri: Ça niva punë rikash, diça a ja fusin kot, ça është puna?
Ibrahimi: Kushja fut kot?
Astmeri: Aaa.
Ibrahimi: Cili, cili?
Astmeri: A nin mo?
Ibrahimi: Tu nigju jam mor Astmer.
Astmeri: Më duket se nuk ke valë.
Ibrahimi: Cili? Ja fut kot.
Astmeri: Si?
Ibrahimi: Cili ja fut kot (ngrihet toni i zërit).
Astmeri: Pune rikash, di ça me thanë, punë rikash.

Ibrahimi: Kush të tha cili ja fut kot e po te them vetë
Astmeri: Nji kshu më thanë, diça niva.
Ibrahimi: Më thuaj kush të tha e po të them.
Astmeri: Po Behari më tha mо.
Ibrahimi: Beharit po i kam fol vetë punën e rikave.
Astmeri: Aaa, çfarë është ky muhabet. Ai the ti gjë a çfarë?
Ibrahimi: Po, unë i kam thënё
Astmeri: Aaa. E çfarë ishte kjo?
Ibrahimi: Si çfarë ishte?
Astmeri: Kjo puna e rikave.
Ibrahimi: Puna e rikave, ke marrë do rika në një vend, ke fillu nji kshu me rika dhe pastaj nga rikat ke fillu më gjatë, një shut, nja kët kam thënë.
Astmeri: Po mirë, po çfarë janë kto muhabete.
Ibrahimi: Po kot për qef.
Astmeri: Për qef......çfarë don me thënë me këtë muhabet.
Ibrahimi: Çfarë ke qef me të thënë unë ty?
Astmeri: Me thënë atë çfarë ke thënë ti, s'po du gjë më tepër.
Ibrahimi: Tana, tana me kallzo çfare ke thënë ti.
Astmeri: Çfarë kam thënë unë...?
Ibrahimi: Kam thënë pak kam thënë gjane që si me thanë... me kallzu se kush je ti,jo për më tepër.
Astmeri: Po mirë, arsyet pse?
Ibrahimi: Arsyet i ke thënë ti. Ta po t'i them. Hajde takohemi e t'i them arsyet e pa arsyet.
Astmeri: Arsyet.
Ibrahimi: Jo i kshu në telefon.
Astmeri: Po mirë në rregull.
Ibrahimi: Po.
Astmeri: Po mo mirë mo hajde se flasim.

Këtu biseda shkëputet nga ana e Ibrahim Licit. Astmer Bilali tenton që ta telefonojë disa herë por Lici nuk ia hap. Kur e hap celularin tonet ngrihen edhe më shumë, madje marrin edhe tipare kërcënuese. Njëri flet për 'shitje', ndërsa tjetri kërkon që të sqarohen ballë për ballë. Dhe ia mbyll sërish telefonin. 

Ibrahimi: O Astmer!
Astmeri: Po hape atë telefon. Na kena qenë shokë e kena fol me njëri - tjetrin, s'ka lezet.
Ibrahimi: O Astmer tapo folim nga afër.
Astmeri: Po mo Ibrahim, po.
Ibrahimi: Mos merr në telefon në orën 1 të natës.
Astmeri: Po të marr mo Ibrahim se çfarë janë keto punë rikash.
Ibrahimi: O Astmer Bilali! Tapo sqaroj nga afër, se nuk kam qef me fol në tel me ty.
Astmeri: Me fol në tel me mua se kena pas qenë, si s'po flet në tel punë rikash, çfarë janë kto gjëra?
Ibrahimi: O Astmer! Lëre telefonin o Astmer! Tapo rrimë nga afër e tapo sqaroj të tana.
Astmeri: Po rrimë, po s'ke se rri me mua Ibrahim me këto gjëra.
Ibrahimi: Po ti nuk ke ça rrin, se nuk vjen dot te unë.
Astmeri: Si?
Ibrahimi: Unë me qef duhet me tërheq me trajl e me zinxhirë me ardh te unë, nuk ke ardh.
Astmeri: Nuk kam ardh te ti, s'kam ardh për punë të tjera. S'kam pas gjë me ty.
Ibrahimi: Unë e di pse nuk vje ti.
Astmeri: Nuk di gjë ti.
Ibrahimi: T'a sqarova atë ditë.
Astmeri: Nuk di gjë mo ti o shok.
Ibrahimí: O Astmer Bilali!
Astmeri: Nuk e di pse nuk vi te ti.
Ibrahimi: O Astmer Bilali, a të them një gjë...... je i vogël o Astmer.
Astmeri: Unë i vogël?
Ibrahimi: Kena hëngër buke bashke
Astmeri: Kena hëngër bukë. Vetëm ti s'duhet me fol jam i vogël, vetem ti s'duhet me fol se ne e njohim shumë njëri - tjetrin, kush jam unë e kush je ti.
Ibrahimi: Kush jam unë?
Astmeri: Po pra, punë rikash ty nuk të shkon.
Ibrahimi: Kush jam unë mo Astmer?
Astmeri: Vetëm ti nuk bën me fol.
Ibrahimi: Ti të kesh nder me kë ke ndejt mo Astmer e kë ke pas shok.
Astmeri: Ti do të kesh pas ner kë ke pas shok në radhë të parë.
Ibrahimi: Dhe të vij turp kë ke shit mo Astmer.
Astmeri: Kë kam shit mo, ça po thua?
Ibrahimi: E të vi turp për kush je bërë
Astmeri: Çfarë je duke fol mo?
Ibrahimi: E në çfarë je shndërru, e kush je bo. Je shumë i vogël.
Astmeri: Çfarë kam bë? Kë kam shit unë mo?
Ibrahimi: Hajt se flasim.
Astmeri: Po s'jam shoku jot unë.

Pas kësaj bisede, Ibrahim Lici telefonohet sërish nga Bilali, por nuk e hap telefonin. Po atë ditë, në orën 7 të mëngjesit, në kafen e lagjes ekzekutohet xhaxhai i tij, Fatbardh Bilali. Për vrasjen, SPAK ka prerë një "urdhër arresti" për Safet Bajrin, Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin. Por në pranga është edhe Eria Ago, ishi i Safet Bajrit, e cila pas ngjarjes largoi Bilalin nga Shkodra dhe e solli në Tiranë./ZËRI

3 MUAJ ME PARE

PAMJET pas vrasjes së Fatbardh Licit! INTINERARI- Eria Ago largoi nga ngjarja Bilalin, ku u fshehën makinat

Pse u vra Fatbardh Lici? Zbardhet roli i ishit të Safet Bajrit, e largoi
Astmer Bilali, Safet Bajri dhe Eria Ago

TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Fatbardh Licit, ndodhur më 10 gusht të vitit 2018. Në dojen e SPAK siguruar nga ZËRI, shpjegohet intinerari që autorët e dyshuar të vrasjes kanë ndjekur. Çfarë ndodhi në dy orë nga ekzekutimi i Fatbardh Licit tek largimi nga vendngjarja?

Në orët e para të mëngjesit të datës 10 gusht, personat nën hetim Safet Bajrit, Astmer Bilali dhe Eria Ago (e dashura e Safet Bajrit) janë nisur drejt Shkodrës me dy automjete, njëri "Benz" me targë AA 989 TE, në përdorim të Bajrit dhe tjetri i markës "Volkswagen" me targë AA 383 PN në pronësi të Denis Brajovic alias Bajri. Në orën 06:11 ata kanë qenë duke kaluar në Lezhë.

Personat nën hetim Safet Rustemi Bajri dhe Astmer Bilali kanë shkuar në Shkodër, ku, ata kanë përdorur një mjet të vjedhur të markës "Benz" ngjyrë gri, me targa AA 760 FX. Janë afruar tek vendi ku ndodhej lokali me qira i shtetasit Sokol Lici, ku çdo ditë pothuajse në të njëjtën orë shkonte dhe pinte kafen vëllai i tij, viktima Fatbardh Lici, xhaxhai i Ibrahimit.

Viktima ka qenë i ulur jashtë lokalit dhe pasi automjeti është afruar pranë tij, nga dera e pasagjerit dyshohet se ka zbritur, Astmer Bilali, i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, duke e lënë atë të vdekur. Më pas mjeti është larguar në drejtim të zonës së Dobraçit, ka hyrë në njërën nga kthesat ku ndodhet lokali i familjes "Bajri" dhe më pas është kthyer duke u larguar dhe mjeti është djegur po në zonën e Dobraçit.

Pse u vra Fatbardh Lici? Zbardhet roli i ishit të Safet Bajrit, e largoi
PAMJET NGA KAMERAT
Pse u vra Fatbardh Lici? Zbardhet roli i ishit të Safet Bajrit, e largoi
PAMJET NGA KAMERAT

Në orën e kameras 06:40:00, një automjet tjetër i cili në vijim të kësaj këqyrje do të emërtohet "Automjeti I", në dukje ngjyrë të zezë, me disqe alumini (ngjyrë gri) të rrotave në dukjе "Mercedes Benz" C220, del nga rruga "Mustafë Dërvishi" në kryqëzimin me rrugën "Dasho Shkreli" dhe parkohet në anën e trotuarit në të majtë, përballë kameras, në drejtim
të sheshit "Ura e Maxharrit".

Pasi personat kanë kryer vrasjen, personi nën hetim Safet Bajri ka qëndruar në Shkodër, ndërsa Astmer Bilali është larguar menjëherë për në Tiranë së bashku me Eria Agon. 

Pse u vra Fatbardh Lici? Zbardhet roli i ishit të Safet Bajrit, e largoi
mjeti që përdori Astmer Bilali

Kjo e fundit ka deklaruar se ka qenë në Tiranë kur ka ndodhur vrasja, por në fakt ka gënjyer, pasi shfaqet në pamjet filmike në Shkodër 20 minuta pas atentatit ndaj Licit. Pasi ka arritur në Tiranë, Bilali i ka kërkuar rojes së parkimit në zonën e ish-kinema "Partizani", Tiranë dhe ai ka komunikuar Denis Bajrin, ku i ka bërë me dije se automjetin i'a ka lënë dyshohet tek shtetasi Pëllumb Gjoka.

Më pas Astmer Bilali është larguar drejt Vlorës. Fakti që personi nën hetim Astmer Bilali nuk ka përdorur telefonin nga momenti që është larguar nga Tirana deri në kohën kur ai ka loguar në Fier, si dhe largimi i tij i menjëhershëm, tregon që ai ka qenë personi që ka qëlluar me armë zjarri dhe këto veprime janë kryer prej tij në mënyrë që ai të mos kapej nga policia menjëherë pas ngjarjes, për të shmangur konstatimin e gjurmëve të mundshme.

Ish-missi Ago është arrestuar më datë 26 shkurt, pasi Prokuroria e Posaçme e akuzon për "përkrahje të autorëve të krimit", ndërkohë që më 21 shkurt të këtij viti Safet Bajri u arrestua nga SPAK, me akuzën se në bashkëpunim me Asmer Bilalin dhe kushëririn e tij të parë Behar Bajrin, se kanë organizuar dhe kanë kryer vrasjen e Licit, vëllait të Mustafa Licit dhe xhaxhait të Ibrahim, Muhamet dhe Hamza Licit.

SPAK zbuloi se ka mbledhur prova të mjaftueshme për të zbardhur ekzekutimin e Fatbardh Licit, për të cilin 'fajësoi', Behar dhe Safet Bajrin dhe Astmer Bilalin. Po sipas SPAK, motivi i vrasjes së tij dyshohet se lidhet me faktin që Behar Bajri ka bërë fajtor Ibrahim Licin për vrasjen e ish-efektivit të Policisë së Shtetit, Boran Bërçana. Ky i fundit u ekzekutua bashkë me bashkëjetuesen e tij, Silva Ndocin, në mjetin e tyre. Kështu për të marrë hak, Bajrajt dhe Bilalit./ZËRI

3 MUAJ ME PARE

'Astmeri ka vjedhur...'/ Si nisi konflikti në Shkodër, Ibrahim Lici akuzonte Bilalin për "rikat": S'e ka mirë kështu, ai bir *****!

Pse u vra Fatbardh Lici? Zbardhet roli i ishit të Safet Bajrit, e largoi
Ibrahim Lici dhe Behar Bajri

TIRANË- Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Fatbardh Licit. Sipas dosjes hetimore, dhe siç SPAK ka bërë me dije publikisht me anë të një njoftimi zyrtar, Lici është ekzekutuar pas vrasjes së ish-policit Boran Bërçana. Kjo për shkak se fisi Bajri kishte dyshime se miku i tyre, Boran Bërçana, i cili ka qenë punonjës policie deri disa muaj para ngjarjes, ishte ekzekutuar në makinë nga Ibrahim Lici. Por duket se nisja e këtyre vrasjeve ishte thjesht "shkarkesa" e atyre që po luhej prej kohësh "nën rrogoz".

Sipas SPAK, Behar Brajoviq dhe Safet Rustemi (Bajri) kanë qenë në Tiranë më datë 9 gusht 2018, pra një ditë para ngjarjes. Bashkë me ta kanë qenë edhe Gjin Boriçi (i vrarë me urdhër të Behar Bajrit), Denis Brajoviq, Arjan Zogaj e Eria Ago. Ndërsa Astmer Bilali ka qenë në Velipojë. Plani i vrasjes mund të ketë nisur shumë më herët, por vetëm mbrëmjen e 9 gushtit, Safet Bajri e ka marrë Astmerin në telefon dhe i ka kërkuar që t'i bashkohet grupit në Tiranë. Gjatë kësaj kohe, si behar Bajri, edhe Bilali kanë pasur komunikime të vazhdueshme me Ibrahim Licin; madje edhe kanë debatuar. 

Përse?

Ibrahim Lici e ka akuzuar Astmer Bilalin se ka vjedhur "rikat" e Arjan Zogajt.  Rikat janë të voglat e rosës, por në këtë kontekst nuk dihet përse janë përdorur. Lici akuzon Bilalin se ka vjedhur "rika jeshile", 2 ose 3 copë, por ka gjasa që termi të mos jetë përdorur literalisht për shpendin, por si nënkuptim për diçka tjetër. Se çfarë, kjo ende nuk është zbuluar nga grupi hetimor.

Në biseda telefonike, Behari flet me Ibrahimin, të cilin e ka bërë kumbarin e djalit të tij. Kryefjala e bisedës është Astmer Bilali dhe "rikat" e vjedhura. Duket se Lici ka nisur që të ketë dyshime tek familja Bajri dhe tek personat e afërt me ta. Po ashtu, në atë bisedë Behar Bajri vihet në dijeni se "rikat" e vjedhura kanë qenë të Arjan Zogës. Ky i fundit nuk dihet se kush është dhe se me çfarë aktiviteti merret në qytetin e Shkodës. Megjithatë pavarësisht tensioneve dhe mosbesimit që kanë ndaj njëri-tjetrit, gjithë kohës i referohen njëri-tjetrit si ‘kumbarë’.

BISEDA ME BEHAR BAJRIN MË 09.08.2018: 

Behari: O kumar!
Ibrahimi: Hë mor kumar.
Behari: O kumar, m'a thuj kur ja ka vjellë Arjanit rikat.
Ibrahimi: Ktij ja ka vjell, ja ka q.. nënë p... ka ka herë i ka kalu një mur nja 10 metra lart a nja njëzet metra, ja ka vjell rikat Behar, ai bir k....

(Në sfond dëgjohet një zile telefoni në tavolinën ku është Behari dhe Ibrahimi dyshon se bisedën po e dëgjojnë dhe të tjerë).

Ibrahimi: E fute intrigën itash. Është 100%, por për me e fut t'a thashë mos çaj kryet thuaja dhe Astmerit dhe Arjanit.
Behari: Unë Astmerin nuk e kam shok vlla. Unë me Arjanin jam rrit.
Ibrahimi: Po s'ka lidhje s'e ke shok, e fut ti atë, shok apo shok nuk i ke asnjeni ti shok ata, dhe njërit dhe tjetrit ja thua ti të dyve.
Behar: Unë Arjanin e kam shok.
Ibrahimi: E di mo, e di që e ke shok.
Behar: Kurse atë atë.
Ibrahimi: A ka hyr Arjani te ajo gjilpëra, a e ka nxën Arjanin gjilpëra, te bira e gjilpërës?
Behar: Arjanin e kam vlla,vlla mysliman
Ibrahimi: Vlla mysliman është ai besimtar.
Behari: Arjani ka hyrë në shtëpinë time dhe kur dikë fut në shpin time është diçka tjetër.
Ibrahim: Po rikat pash zotin, nja dy rika jeshile, po ça kan ken, e di Arjani shumë mirë atë punë, po dyshon Arjani dhe te ky dhe te dikush tjetër, po ky ja vjedh po ky.
Behar: E pyeta a të ka hup noj rike. Po më tha, para nja katër vjetësh.
Ibrahim: Po bravo, njashtu ka qenë.
Behari: Po jo në shtëpi time po diku tjetër.
Ibrahimi: Po ta tijat ça di unë ka kapërcyer një mur të lartë, kam hek keq me e kaprcy. Dyshonte te Sidriti, jo te Astmeri. Po është gjë e vogël kjo se çfarë po i bën Arjanit se i ka vjedh dy rika, po ulen e po pijnë kafe, se kanë interesa të përbashkëta, s'prishen kollaj.
Behari: Po për krye të nënës nuk kam punë lomshi...
Ibrahimi: Po kan interesa, nuk prishen për dy rika. Kanë interesa të perbashkëta. I kan dhënë informacione njëri - tjetrit, njeni ai e tjetri ky janë bo shok, nuk është se prishen për dy rika, është gjë e vogël.
Behari: Shokë nuk janë po...
Ibrahimi: Janë. Të kam thënë unë ty, të kam thënë kur shkojn njerzit te prifti rrëfehen mekatesh, rrefehen gjithçfarë ka dhe zënë shok të ri.
Behari: Jo mo kumar, jo mor kumar.
Ibrahimi: E di kumara mirë ku pikon çatia, i njeh kumara carangat dhe mushkonjat, i njeh mirë.
Behari: S'di gjë në këto punë.
Ibrahimi: E çfarë të thotë kumara i ke të sakta.
Behari: Kurse shoku jot ka qenë gjarpër uji, është bërë gjarpër toke.
Ibrahimi: Qesh. A e di çfarë ka kenë ai. Unë e kam dasht fort prapë.
Behari: Ka qenë gjarpër uji, është bërë gjarpër toke, i është forcu helmi.
Ibrahimi: Gjarpër e kam bërë unë mor kumar. Ai kurr s'mund me kafshu mu. Është shumё i vogël. Jo mor kumar, nja qa sa të kashon ty Daku, nja ty me u prish me ty nja aq sa te kafshon ty, ai dhe kushdo në Shkodër.
Behari: Jo mor jo.
Ibrahimi: Ku kan me zenë mua, ah po me m'thir për kafe nuk i shkoj. A me thir për noj muzikë nuk i shkoj kujt kumar se nuk i dihet.
Behari: Mos i shko kujt kumar dhe mos ja kthe shpinën Kirasit.
Ibrahimi: E nëpër kafe e nëpër shpija, nuk i shkoj kujt për kafe, se aty nuk ka gjë në dorë kumara.
Behari: Jo normal, për mua u befsh 100 vjeç kumar.
Ibrahimi: E ti për mua se jam kumara e djalit tat.
Behari: Kam qef me ndje mirë për ty, por janë disa njerëz që janë gjarpër uji bëhen gjarpër toke, u forcohet helmi. Nuk kam gjë tjetër me të thënë o kumar.
Ibrahimi: E di mor kumar, po nuk ka brum mor kumar. Duhet me pas n'rrënjë. A ke ni, dardha me ranë nën dardhë, a kupton, a ka helm Bal Bilali? Nuk ka ku e mer helmin, ka noj vagabond gjashtëmujor e u rrah me noj në boks, me u rrah me noj një në grusht mа tepër nuk përbën kush kërcënim për mua kumar.

Behari: Nuk është shoku im.
Ibrahimi: E di sa shok e ke.
Behari: Jo nuk është shoku im për mu.
Ibrahimi: E ke pas nja dy javë apo nja tre javë se ke ardh me m'a lëvdu kumar se ma kë lëvdu pak si tepër.
Behari: Normale ka qef ropi me i dit, kam pas dash me dit disa gjëna.
Ibrahimi: Ke pas shok disa ditë, se m'a ka lëvdu pak si tepër, po tash ka ndërru mendim kumara unë kam pas ndryshu mendim dhe ja kam thënë atë ditë te shpia ime kur të thashë ty me m'a thirr. Kam detyrime për ty dhe s'kam keq me ty njate ja kam kallzu, se ai ka mendu se unë di pak për të, por ka gabu se unë di më shumë për të po ja kam kallzu që s'kam keq me ty, nji kaq, pse nuk kam keq. Kam hangër bukë me të. Kam detyrime për të dhe është shumë i vogël me përbë rrezik për mua, për nji këta gjona mos ke ken njëra nga këta trija gjëra do t'ja kisha thënë noj gjë tjetër.
Behari: A po ma nigjo një fjalë.
Ibrahimi: E kuptoj.
Behari: Qenija qifte ropt atij se nuk e kam shok.
Ibrahimi: Jo mo ishalla nuk ni keq për të, se ndoshta shok nuk e kam, me thënë të drejtën, por detyrime kam pas për të para, mbrapa ishalla ni vetëm mirë, por si i ka hyrë kësaj rruge, rrah një e rrah një tjetër, ka me rënë noj burg.
Behari: Shok nuk e kam (flasin të dy përnjëherësh).
Ibrahimi: Marr vesh.
Behari: Për mua vlla rrah njerëz lart e poshtë.
Ibrahimi: Gjynah se ka hyrë në rrugë të keqe.
Behari: Vari lesht.
Ibrahimi: Çfarë kena me i bë mo kumar?
Behari: Ро. 
Ibrahimi: Si më the për ata atje që nuk carave ashtu janë ata bën pa marke

Behari: Nuk ka burrë kumara e deri dje ka nejt me ty dhe ka ardh te na dhe nuk me interson puna e atij hiç, nuk më intereson puna e atij hiç atij k...

Ibrahimi: A më ke thanë ka hëngër e m'a ke kallzu vetë tana. M'i ke thënë ti dhe si ka dasht që me të hanger thashë me dy lugë. Ja kam thënë atë ditë që thashë thirre dhe ja kam thënë atë detyrim për të. Ja kam thën që s'kam asgjë me të
Behari: Ai rrin me djemt e axhes të mi, se mua nuk më intereson fare për të.

Ibrahimi: As mua s'me intereson, por s'ka qenë djalë i keq.

Behari: Po duke rrah njerëz rrugëve se nuk e ka mirë.

Ibrahimi: Nuk e ka mirë.
Behari: E duke ju thënë.
Ibrahimi: E di vetë ai punët e veta.
Behari: Tu i rrah e duke ju thënë a ju ka fol kush keq për mua.
Ibrahimi: Për çfarë i ka thënë kush aty se me ken ai kishte thënë me emra e po s'ka pas normal nigjo mu e kap keq atë gjë, po me pat përmen emra e ke pas parë punën e tij, po ai kush që do t'i thon ai dikush e ka fry po dikush e ka fry, po s'me ka borxh mua ai se e ka fry nuk me ka borxh gjë mua.

Behari: Vari lesht. Nuk më ka kurr borxh. I kshu puna e Arjanit. Ishallah nuk po bëjnë bam. Dhe po ja ka vjedh rikat mirë nuk ka bërë
Ibrahimi: Ishalla s'po i vjedh më për ner, qa i gjë nuk është se ka bo dëm të madh. /ZËRI

3 MUAJ ME PARE

Arrestohet e dashura e Safet Bajrit

Pse u vra Fatbardh Lici? Zbardhet roli i ishit të Safet Bajrit, e largoi
Eria Ago dhe Safet Bajri

TIRANË- E dashura e Safet Bajrit, Eria Ago është vënë në pranga pasi dyshohet se e reja është e përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit në gusht të vitit 2018 në Shkodër. Ago, pronare e një butiku rrobash në “Myslym Shyri” është vënë në pranga 5 ditë pas Bajrit dhe aktualisht ndodhet në burgun e Pojskës në Pogradec. Dyshohet se në vitin 2018, Eria Ago ka dërguar Safet Bajrin dhe Astmer Bilalin në lagjen Kiras, ku edhe ka ndodhur vrasja e Licit. Ago akuzohet për veprën penale "përkrahje të autorëve të krimit". Edhe vetë Bajri është arrestuar për të njëjtin krim dhe dyshohet se në bashkëpunim me Astmer Bilalin dhe kushëririn e tij të parë Behar Bajrin, kanë organizuar dhe kanë kryer vrasjen e Fatbardh Licit.

3 MUAJ ME PARE

U arrestua për vrasjen e Fatbardh Licit, Eria Ago ankimon vendimin në Apel (DËSHMIA)

Pse u vra Fatbardh Lici? Zbardhet roli i ishit të Safet Bajrit, e largoi
Eria Ago dhe Safet Bajri

TIRANË- E dashura e Safet Bajrit, Eria Ago ka ankimuar në Apelin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, masën e sigurisë “arrest me burg”. E reja ndodhet aktualisht në burgun e Pojskës në Pogradec. Në vitin 2018, dyshohet se Eria Ago, asokohe e dashura e Safet Bajrit ka dërguar këtë të fundit dhe Astmer Bilalin në lagjen Kiras, ku edhe kanë kryer vrasjen. Avokatët e saj kanë kundërshtuar masën “Arrest me burg” me argumentin se provat e paraqitura nga SPAK nuk qëndrojnë. Po ashtu, kanë shtuar edhe faktin se e reja është shtruar në spitalin e burgut për shkak të gjendjes së rëndë psikologjike.

E reja, ka mohuar akuzat e ngritura ndaj saj, duke thënë se nuk ka dijeni në lidhje me ngjarje. Më tej, ajo ka shtuar se ditën e krimit ka qenë në Tiranë dhe jo në Shkodër. Por pavarësisht pretendimeve të saj, ajo akuzohet se ka rol aktiv në vrasje pasi drejtonte një nga makinat që u përdor në krim, pasi ka larguar nga vendi i ngjarjes, autorët e dyshuar Safet Bajrin dhe Astmer Bilalin.

Por cili është roli i saj në vrasjen e Lici?

Eria Ago akuzohet se ka transportuar nga Shkodra në Tiranë, Asmer Bilalin. Ajo është marrë në pyetje edhe në 2018 për të njëjtën ngjarje. E po ashtu, ajo ka pranuar që ka qenë 3 javë e lidhur me Safetin, dhe një ditë para ngjarjes kanë qenë në një lokal me muzikë deri orët e para të mëngjesit. Por hetuesit thonë se më 10 gusht të vitit 2018, Eria ka qenë në timonin e mjetit dhe ka ndihmuar në arratisjen e Astmer Bilalit, duke e sjellë nga Shkodra në Tiranë. Për të provuar përfshirjen e saj në krim, SPAK ka edhe biseda të saj dhe të dashurit, Safet Bajrit. Madje një ditë para ngjarjes kanë qenë të dy duke festuar në një lokal nate në Tiranë. 

Nga aty, në orët e para të mëngjesit bashkë me Astmer Bilalin janë nisur drejt Shkodrës. Pasi kanë mbërritur në Shkodër, Safet Bajri dhe Astmer Bilali, kanë zbritur nga makina dhe kanë marrë një mjet të vjedhur, me të cilin kanë hyrë në Kiras, në vendin ku pinte kafen Fatbardh Lici. Aty e kanë qëlluar me armë zjarri dhe më pas, janë larguar dhe kanë djegur makinën. Pasi është finalizuar vrasja, Ago e ka marrë Bilalin dhe e ka sjellë në Tiranë, për të humbur gjurmët e tij. 

Ish-missi Ago është arrestuar më datë 26 shkurt, pasi Prokuroria e Posaçme e akuzon për "përkrahje të autorëve të krimit", ndërkohë që më 21 shkurt të këtij viti Safet Bajri u arrestua nga SPAK, me akuzën se në bashkëpunim me Asmer Bilalin dhe kushëririn e tij të parë Behar Bajrin, se kanë organizuar dhe kanë kryer vrasjen e Licit, vëllait të Mustafa Licit dhe xhaxhait të Ibrahim, Muhamet dhe Hamza Licit.

Disa javë më parë, SPAK zbuloi se ka mbledhur prova të mjaftueshme për të zbardhur ekzekutimin e Fatbardh Licit, për të cilin 'fajësoi', Behar dhe Safet Bajrin dhe Astmer Bilalin. Po sipas SPAK, motivi i vrasjes së tij dyshohet se lidhet me faktin që Behar Bajri ka bërë fajtor Ibrahim Licin për vrasjen e ish-efektivit të Policisë së Shtetit, Boran Bërçana. Ky i fundit u ekzekutua bashkë me bashkëjetuesen e tij, Silva Ndocin, në mjetin e tyre. Kështu për të marrë hak, Bajrajt dhe Bilalit.

Për të tre rëndojnë veprat penale: "vrasje me paramendim” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal në dëm të viktimës F.L, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”./ZËRI

Poll

MOS HUMB