LIVE UPDATES

Ndalimi i “Tik Tok” në Shqipëri, PD në protestë, Berisha: Rinia e goditi sot Ramën

➤Dhjetëra persona kanë mbushur sot bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të protestuar kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e platformës “Tik Tok”. ➤Të rinj dhe jo vetëm morën fjalën njëri pas tjetrit dhe e konsideruar mbylljen e rrjetit social të barabartë me ndalimin e fjalës së lirë. ➤Vetë kryedemokrati Berisha e konsideroi këtë protestë si një goditje të fortë kundrejt kryeministrit Edi Rama. ➤Protesta zgjati më pak se një orë. Policia e Shtetit kishte bërë gati edhe planin e masave për mbarëvajtjen e kësaj proteste, ku bllokoi të gjitha rrugët që lidhen me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. ➤Në terren ishin rreth 1 200 efektivë. ➤Mbajtja e protestës erdhi pasi qeveria lajmëroi se do të mbyllë 'Tik Tok" për 1 vit në vendin tonë. ➤Sipas kryeministrit Edi Rama rrjeti social mund të rihapet pas një viti me filtra të rinj që do të vendosen në bashkëpunim me kompaninë për të mbrojtur të rinjtë shqiptarë nga promovimi i dhunës dhe jo vetëm. ➤Mbyllja e Tik Tok nisi rë diskutohej pas vrasjes së Martin Canit në shkollën “Fan Noli”.

4 artikuj për këtë temë.
3 MUAJ ME PARE

Protesta për mbylljen e “Tik Tok”, Berisha: Rama mori ndëshkimin përfundimtar nga rinia

Ndalimi i “Tik Tok” në Shqipëri, PD në protestë,
Kryedemokrati Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha e ka konsideruar një manifestim të jashtëzakonshëm protestën që u mbajt sot kundër mbylljes së platformës së “Tik Tok” në vend. Në fjalën e tij para mediave, Berisha tha se sot pa për herë të parë fjalime të bukura e të thella nga të rinjtë që kërkon të drejtën e fjalës së lirë.

“Ishte një manifestim i jashtëzakonshëm, Edi Rama sot mori ndëshkimin përfundimtar. Ishte një manifestim i jashtëzakonshëm i vajzave dhe djemve të rinj kundër censurës për lirinë e fjalës dhe të mendimit. Ju i dëgjuat fjalët e tyre, fjalë që buronin nga shpirti i tyre i lirë, që buronin nga zemra te tyre rinore. Edi Rama sot mori ndëshkimin përfundimtar. Sot u damkos si një armik i egër jo vetëm i TikTokut, por një armik i egër i lirisë, armik i egër i të rinjve shqiptarë. U damkos përfundimisht si biri i të atit, i cili 37 vite më parë urdhëronte varjen në litar të poetit Havzi Nela. Pra, Edi Rama sot mori ndëshkimin më të madh, më të merituar. Ia thanë të gjitha të rinjtë. Kurrë nuk kam dëgjuar fjalime kaq të bukura, fjalimeve kaq kuptim të thellë, fjalime me kaq pasion sa dëgjova sot në këtë shesh. Ishte dita e tyre, ishte fjala e tyre dhe unë u mrekullova nga fjalët që mbajtën,”- tha Berisha ndër të tjera.

Protesta nisi në orën 19:00 dhe zgjati më pak se një orë. Policia e Shtetit kishte bërë gati edhe planin e masave për mbarëvajtjen e kësaj proteste, ku bllokoi të gjitha rrugët që lidhen me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në terren ishin rreth 1 200 efektivë.

Mbajtja e protestës erdhi pasi qeveria lajmëroi se do të mbyllë 'Tik Tok" për 1 vit në vendin tonë. 

3 MUAJ ME PARE

“Martinin e vrau qeveria, jo Tik Tok”, pankartat që mbanin të rinjtë në protestë

Ndalimi i “Tik Tok” në Shqipëri, PD në protestë,
Protesta

TIRANË- “Martinin e vrau qeveria, jo Tik Tok”, “E çove dhe Tik Tok në emigracion”, këto janë disa prej shkrimeve që mbajnë pankartat që kishin në duar të rinjtë që protestuan sot kundër mbylljes së platformës.

Protesta nisi në orën 19:00 dhe zgjati më pak se një orë. Policia e Shtetit kishte bërë gati edhe planin e masave për mbarëvajtjen e kësaj proteste, ku bllokoi të gjitha rrugët që lidhen me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në terren ishin rreth 1 200 efektivë.

Mbajtja e protestës erdhi pasi qeveria lajmëroi se do të mbyllë 'Tik Tok" për 1 vit në vendin tonë. 

3 MUAJ ME PARE

Nis protesta! Opozita kundërshton mbylljen e Tik Tok

Ndalimi i “Tik Tok” në Shqipëri, PD në protestë,
Protesta

TIRANË- Ka nisur protesta për mbylljen e rrjetit social "Tik Tok" në Shqipëri. Në shesh bashkë me protestuesit ka zbritur edhe vetë kryedemokrati Sali Berisha dhe një sërë deputetësh të Partisë Demokratike, përmendim këtu Agron Gjekmarkajn, Elda Hotin, etj. 

Partia Demokratike ka kërkuar dy orë leje për protestën, ecila do të mbahet para godinës së kryeministrisë, konkretisht nga ora 19:00 deri në orën 21:00.

Ndërkohë policia ka bërë gati edhe planin e masave për mbarëvajtjen e kësaj proteste, ku do të bllokohen të gjitha rrugët që lidhen me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si dhe do të ketë devijime në disa prej tyre. Në terren do të jenë rreth 1 200 efektivë. Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA, nëse do të duhet ndërhyrja e tyre. Ndërsa punonjës të Gardës së Republikës do të marrin në ruajtje institucionet e rëndësisë veçantë.

Mbajtja e protestës erdhi pasi qeveria lajmëroi se do të mbyllë 'Tik Tok" për 1 vit në vendin tonë. 

3 MUAJ ME PARE

Mbyllja e TikTok/ Sot protesta e opozitës në Tiranë, mbi 1 mijë policë në terren

Ndalimi i “Tik Tok” në Shqipëri, PD në protestë,
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Sot do tëmbahet protesta e thirrur nga opozita kundër mbylljes së platformës TikTok. Partia Demokratike ka kërkuar dy orë leje për protestën, ecila do të mbahet para godinës së kryeministrisë, konkretisht nga ora 19:00 deri në orën 21:00.

Ndërkohë policia ka bërë gati edhe planin e masave për mbarëvajtjen e kësaj proteste, ku do të bllokohen të gjitha rrugët që lidhen me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si dhe do të ketë devijime në disa prej tyre. Në terren do të jenë rreth 1 200 efektivë. Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA, nëse do të duhet ndërhyrja e tyre. Ndërsa punonjës të Gardës së Republikës do të marrin në ruajtje institucionet e rëndësisë veçantë.

Rrugët që do të bllokohen:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë është njoftuar nga përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë, për zhvillimin e një tubimi, më datë 15.03.2035, nga ora 19:00 deri në orën 21:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë.

Në bazë dhe në zbatimit të ligjit “Për tubimet”, Policia e Shtetit ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit publik, zbatimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe të pjesëmarrësve në tubime, si dhe mbrojtjen e pronës publike dhe private.

Në zbatim të këtyre masave, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit, më datë 15.03.2025, do të kufizohet lëvizja në disa akse/segmente rrugore, konkretisht:

-Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, në sheshin “Nënë Tereza, në rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin ”Zhan D’Ark” dhe bulevardin ”Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”;

-Nga ora 14:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Shtetit ka marrë masa për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative. Policia e Shtetit apelon për qytetarët që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.

Çfarë po ndodh me platformën Tik Tok

13 marsi duhet të kishte qenë dita e fundit e "TikTok" në Shqipëri! Por rrjeti është ende aktiv për 1.5 përdoruesit nga Shqipëria që kanë akses në këtë platformë. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike kishte vënë datën 13 mars si afatin fundor që kompanitë e internetit të merrnin masat e nevojshme për bllokimin e aksesit në TikTok, por duket se arritja e këtij qëllimi kërkon më shumë kohë. AKCESK  ka bërë me dije se ka nisur nga puna për bllokimin e rrjetit social, por kërkojnë më shumë kohë, të paktën 10 ditë.

Më shumë se dy muaj pas njoftimit, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për mbylljen e TikTok për 1 vit në Shqipëri. Brenda një jave apo 10 ditësh, shqiptarët nuk do të mund të aksesojnë më platformën “Tik Tok”. Vendimin e marrë e ka njoftuar Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, e cila pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave bëri me dije se për 12 muaj, “Tik Tok” nuk do të mund të funksionojë më brenda territorit të Shqipërisë. Mbyllja e platformës u njoftua nga kryeministri Edi Rama në 21 dhjetor, pas një konsultimi publik. Shkak i nismës u bë vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, pasi një grup nxënësish u përfshinë në sherr me thika pranë shkollës ‘Fan Noli’ në Tiranë më 18 nëntor 2024. Sa i përket vendimit, TikTok ka deklaruar se nuk ka prova që incidentet e dhunshme të përmendura janë të lidhura drejtpërdrejt me platformën e tyre./ZËRI

Poll

MOS HUMB