LIVE UPDATES

Kuvendi 2 muaj 'pushim' ! Zgjidhen anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH, pas zgjedhjeve mblidhet i njëjti Parlament

➤Sot u zhvillua seanca e fundit plenare përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. ➤PD propozoi ndryshimin e rendit të ditës, për të përfshirë zgjedhjen e Avokatit të Popullit, por nuk u miratua pasi propozuesit munguan në nisje të seancës. ➤Në seancë deputetët miratuan me 70 vota pro për ngritjen e Bankës Shqiptare të Zhvillimit. ➤Kuvendi zgjodhi gjithashtu kryetarin dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së. Fatjon Hoxhalli është zgjedhur kryetar me 74 vota pro. ➤Deputetët miratuan po ashtu me 71 vota pro dhe 16 vota kundër votuan ndryshimet në Ligjin Për Rininë. ➤Kuvendi do të mblidhet më 20 maj, pas zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen më 11 maj. Pas zgjedhjeve do të mblidhet i njëjti Parlament.

6 artikuj për këtë temë.
2 MUAJ ME PARE

Zgjidhet kryetari dhe anëtarët e Këshilli Drejtues i RTSH-së, Fatjon Hoxhalli në krye

Kuvendi 2 muaj 'pushim' ! Zgjidhen anëtarët e Këshillit
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Fatjon Hoxhalli zgjidhet kryetar me 74 vota pro, 7 kundër dhe 6 abstenim. Hoxhalli përballë kishte Helidon Halitit, i cili mori 10 vota pro, 57 kundër dhe 16 abstenim. Po ashtu u miratuan të 10 kandidaturat e tjera për anëtarë të Këshillit Drejtues. 

Votimi për Këshillin Drejtues të RTSH:

-Enio Civici
77 pro, 7 abstenime, 2 kundër
-Pano Xhixho
82 pro, 5 abstenime, 0 kundër
-Alket Braho
55 pro, 26 abstenime, 6 kundër
-Zamira Kita
77 pro, 8 abstenime, 1 kundër
-Lorenc Vangjeli
72 pro, 6 abstenime, 5 kundër
-Bujar Kapexhiu
75 pro, 4 abstenime, 5 kundër
-Osman Mula
84 pro, 1 abstenim, 3 kundër
-Petrit Beci
76 pro, 5 abstenim, 3 kundër
-Rajmonda Bulku
78 pro, 3 abstenim, 7 kundër
-Robert Budina
66 pro, 9 abstenim, 11 kundër
-Elidon Haliti
57 kundër, 10 pro
-Fatjon Hoxhalli
74 pro, 6 abstenime, 7 kundër

Këshilli i mëparshëm u shkarkua nga Parlamenti pas gjetjeve nga Komisioni i Mediave me shkeljet e shumta të bëra gjatë procedurës për përzgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të RTSH-së. Debati nisi për garën e drejtuesit të ri të RTSH, pas largimit të Alfred Pezës nga detyra. Për kreun e RTSH garuan: Harilla Koçi; Jetmir Shpuza; Enrik Mehmeti; Floriana Paskali; Eni Vasili; Ermal Hoxha; Aurora Polo; Kliton Rama; Flamur Buçрарај dhe Laureta Roshi. Por, 8 prej tyre u skualifikuan dhe në raundin e dytë kaluan vetëm dy: drejtuesja e komanduar Aurora Polo dhe Jetmir Shpuza.

Menjëherë pas kësaj, reaguan partitë politike PS dhe PD ku kërkuan zgjedhje të drejta. Po ashtu edhe ndëkrombëtarët bënë thirrje për transparencë në këtë garë. Pas kësaj ndërhyri Kuvendi i Shqipërisë ku vendosi shkarkimin e Këshillit Drejtues të RTSH-së./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

Kuvendi! Miratohet projektligji për Bankën Shqiptare të Zhvillimit dhe ndryshimet në “Ligjin për Rininë”

Kuvendi 2 muaj 'pushim' ! Zgjidhen anëtarët e Këshillit
VOTIMI

TIRANË-Në seancën e fundit plenare para zgjedhjeve të 11 majit, Kuvendi ka miratuar ngritjen e Bankës Shqiptare të Zhvillimit. Projektligji u miratua 70 vota pro. Shumica e deputetëve munguan gjatë diskutimeve në seancë. 

Me 71 vota pro dhe 16 vota kundër, deputetët votuan për ndryshimet në “Ligjin për Rininë”.

Kuvendi votoi edhe anëtarët e Bordit të “Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”:

-Laureta Roshi

-Etleva Smaçi

-Mentor Beqa

-Alma Mirakaj

-Simon Mirakaj

-Niuton Mulleti

Seanca e mbajtur këtë të hënë është gjithashtu dhe seanca e fundit deri pas zgjedhjeve të 11 majit ku do të votohet për qeverinë që do të marrë drejtimin e vendit për mandatin 2025-2029./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

Debat mes 2 kandidatëve të Kukësit! Shalsi: S’ke bërë asgjë! Hoxha: Nëse s’fitoj, s'do jem më në Parlament

Kuvendi 2 muaj 'pushim' ! Zgjidhen anëtarët e Këshillit
Eduart Shalsi dhe Flamur Hoxha

TIRANË-Zgjedhjet e 11 majit kanë hapur depat në Kuvend. Përplasja ka ndodhur mes dy kandidatëve në listën e mbyllur të qarkut Kukës, Flamur Hoxhës edhe Eduart Shalsit. Në fjalën e tij, në seancën plenare të kësaj të hëne, deputeti Eduart Shalsi kritikoi deputetin e Qarkut Kukës se nuk ka bërë asgjë për Kukësin, Tropojën dhe Hasin.

Eduard Shalsi: Flamurin unë se kam dëgjuar që të fls në këtë foltore, çfarë kë bërë 4 vite në parlament, në komisone, u zgjove vonë. Paske pritur ditën e zgjedhjeve që të fillosh që të flasësh në parlament. Do të kemi mundësi që të ballafaqohemi në Kukës se ca ke bërë ti dhe se ka kam bërë unë. Kuksianët që kam njohur i njoh për burra dhe lëri ata që të gjykojnë. Të duash Kukësin nuk do të thotë të jesh nga kukësi, të duash kukësin do të thotë të mos presësh ditën e fundit të të flasësh në foltore. Mirë është ti tregosh kuksianëve se çfarë ka ndodhur me primaret, shpjegoi kuksianëve pse ishe me Saliun dhe u turre më pas pas Lulit, apo të genjeu Luli dhe shkove prap tek Saliu. Tregoi kuksianëve se çfarë ke bërë ti për Kukësin për Tropojën apo për Hasin dhe tregojë kuksianëve se sa herë kam shkuar unë në Has. Në këto dy muaj sa herë kam qenë unë në Has dhe Tropojë ti s’ke qenë në 4 vite që mban mandatin e depteti të Kukësit. Bëtë primare dhe pastaj larguat nga gara më të votuarit.

Në replikë, Hoxha tha se ai ka qenë kontribues në poltikë për disa vite. Ai tha se deputeti Shalsi sulmoi opozitën dhe nuk foli për qytetarët që janë vjedhur nga kjo qeveri.

Flamur Hoxha: Shqiptarët na njohin shumë mirë, e njohin Flamur Hoxhën që asnjëherë nuk ka përfituar nga qeverisjet, e njohin shumë mirë se sa herë ka qenë kontribuues, fakti që zoti Shalsi u mor me mua e ka përcaktuar rezultatin e Kukësit në 11 maj, nuk foli asgjë për çfarë meritojnë hasianët, tropojanët nga keqqevëerisja, për problemet që u ngritën, u mor me partinë, me mua dhe opozitën, unë sapo e thashë në këto 4 vite, duke u marr me opozitën se qenkja e keqja Shalsi Harroi të ballafaqohet me kuksianët pse janë të varfër, pse nuk ka rrugë, pse nuk ka energji, pse në 4 vite nuk e ka takuar shoqatën e tokave të përmbytura, qoftë Shalsi apo para tij. Flamur Hoxha nuk është deputet në këtë Parlament nëse s’fiton në Kukës, o unë o ti të jemi Parlament nëse Kukësin e fitojmë ne apo ju.

2 MUAJ ME PARE

FOTO/ Në SPAK për mbështetjen e Berishës, opozita braktis Kuvendin

Kuvendi 2 muaj 'pushim' ! Zgjidhen anëtarët e Këshillit
pamje nga Kuvendi

TIRANË-Në sallën e Kuvendit po zhvillohet seanca e fundit parlamentare para zgjedhjeve të 11 majit. Por ajo që bie në sy është mungesa e deputetëve të opozitës. Shumë prej deputetëve të opozitës u panë të shoqëronin kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha në SPAK, teksa ky i fundit zbatoi masën detyrim paraqitje. Sot në rend të ditës janë parashikuar 25 pika për diskutim./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

Opozita dhe PL kërkon të futet në rend dite zgjedhja e Avokatit të Popullit, PS: S’është zhvilluar dialog

Kuvendi 2 muaj 'pushim' ! Zgjidhen anëtarët e Këshillit
Petrit Vasili dhe Niko Peleshi

TIRANË-Në senacën e sotme në Kuvend, u kërkua nga kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi që të futet në rend të ditës zgjedhja e avokatit të popullit, por kjo nuk u miratua. Po ashtu deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, u shpreh se procesi i zgjedhjes së Avokatit të Popullit ka hyrë në një ngërç, pasi u bënë 3 vite që nuk bihet në konsesnus. Ai tha se mazharanca do të duhej të votonte zgjedhjen e Avokatit të Popullit dhe t'i jepte fund këtij "turpi".

"Procesi po hynë në ngerc sepse kjo risi u konsolidua atëherë dhe u votua automatikisht kandidatura e vetme që u propozua nga PS, s’ka nevojë për ndonjë proces formal parlamnetar, opozita është e foksuar në një kandidaturë të vetme ca procesi do të hap. Ps pruri kandidturën që donte dhe u votua, këtu mund të thuhet se s’ka vullnet, jemi në një situatë të turpshme sepse për 3 vite resht ne nuk zgjedhin dot një avokat populli mazhoranca duhet që të votonte dhe t'i jepte fund këtij turpi 3 vjeçar", tha Vasili. 

Kreu i grupit parlamentar të PS Niko Peleshi gjatë fjalës së tij shpjegoi se PS nuk pranoi që të votoj pro, pasi nuk është zhvilluar procesi i dialogut mes PS-PD.

‘Ne kemi kërkuar që të ndërtojmë një poroces sipas traditës paralamentare. Janë disa propozime me firmat e opozitës dhe duhet një proces që të diskutohet dhe arrihet në një konsesus. Ne nuk kemi bërë propozimet tona, por duam që të diskutojmë propozimet e opozitës, nuk kemi asnjë reagim nga grupi I PD dhe opozita dhe që sot mund të nis procesi dhe ta votojmë në seancën e radhës pas zgejdhjeve’, tha Peleshi.

2 MUAJ ME PARE

Sot seancë plenare! Kuvendi pritet të miratojë Këshillin Drejtues të RTSH-së, rendi i ditës

Kuvendi 2 muaj 'pushim' ! Zgjidhen anëtarët e Këshillit
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare. Seanca pritet të nisë rreth orës 10:00 dhe në rend dite janë parashikuar 25 pika për diskutim. Një nga më të rëndësishmet është përzgjedhja dhe votimi i anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH-së me 10 kandidaturat që u kaluan javën e kaluar nga Komisioni i mediave pas dëgjesës së mbajtur, si dhe përzgjedhja e kryetarit të Këshillit. 

Ndërkohë komisioni ka përzgjedhur më 11 mars, edhe 2 emrat kandidatë për kryetarë, teksa fituesi bëhet njëkohësisht edhe anëtari i 11 i Këshillit, përveçse drejtues. Zëvendësuesi i i ish-kryetarit Leka Bungo, do të jetë Helidon Haliti ose Fatjon Hoxhalli, të cilët janë 2 kandidatët përfundimtarë që garojnë për kryetar të Këshillit Drejtues të RTSH.

Gjithashtu në rend dite është edhe votimi për anëtarët e Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri. Pritet të diskutohet dhe votohet për projektligjin e Bankës Shqiptare të Zhvillimit, nismë kjo e qeverisë shqiptare, për t’i ardhur në ndihmë bujqësisë dhe fermerëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB